EmailFacebookKontakt

Kremtohet 1000-vjetori i martirizimit të Shën Joan Vladimirit

Manastiri i Hirshëm i
Shën Joan Vladimirit priti
qindra besimtarë nga Mi-
tropolia e Hirshme e Tira-
nës, nga i gjithë vendi, si dhe
nga Mali Zi etj., gjatë ditëve
të panairit të tij që u zhvillua
në 1000-vjetorin e martirizi-
mit të tij, më 3 dhe 4 qershor
2015.
Kremtimi filloi që më 3
qershor në darkë me agrip-
ninë, në të cilën morën pjesë
qindra besimtarë. Mes tyre
erdhën për të uruar festën
edhe autoritetet e pushtetit
lokal të Elbasanit, si Krye-
tari i Bashkisë z. Qazim Sej-
dini; Prefekti z. Arben Kama-
mi; Kryetari i Këshillit të
Kremtohet 1000-vjetori
i martirizimit të Shën Joan Vladimirit

Qarkut, z. Eugen Isaj etj.,
të cilët u pritën nga Hirësia
e Tij, Nikolla dhe Hirësia e
Tij, Andoni.
Të nesërmen, mijëra be-
simtarë dhe miq ndoqën me
devocion Liturgjinë Hyjnore
dhe litaninë me lipsanin e
shenjtorit, që u kryen nga
Hirësi Nikolla dhe Hirësi
Andoni, bashkë me klerikët
e zonës dhe klerikë të ar-
dhur nga vende të tjera.
Gjithashtu, në këtë për-
vjetor të shenjtëruar, të
1000-vjetorit të martirizimit
të Shenjtorit, në mjediset e
Manastirit u mbajt edhe një
veprimtari përkujtimore,
duke e parë Shën Joan Vla-
dimirin dhe kohën kur ai
jetoi në aspektin teologjik,
shpirtëror, historik, arki-
tekturor e gjuhësor. Lekto-
rët e nderuar, profesorë e
teologë, hodhën dritë mbi
jetën e shenjtit, kohën e
martirizimit, mrekullitë e tij,
nderimin që i është bërë në
shekuj e gjer më sot, lulë-
zimin dhe rënien e Mana-
stirit, ringritjen e tij, si edhe
ikonografinë dhe ikono-
grafët e afreskeve dhe iko-
nave të tij. Lektorë në këtë
veprimtari ishin prof. as
Albert Riska, z. Riza Hasa,
z. Stefan Dedja, z. Filip
Bërdufi, z. Thoma Shkira,
atë Stavri Çipi etj.

3