EmailFacebookKontakt

Kremtimi i Theofanisë në Kryepiskopatë dhe në gjithë vendin

Kremtimi i Theofanisë në Kryepiskopatë
dhe në gjithë vendin
Në të kremten e Theofanisë, mijëra besimtarë iu
drejtuan kishave në Kryepiskopatë dhe 5 Mitropo-
litë, për të marrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore dhe
Shërbesën e Bekimit të Ujit.
Të shoqëruar nga psalja e tropareve të kësaj dite,
ku më i njohuri është Përlëshorja e së kremtes: “Në
Jordan kur pagëzoheshe, o Zot, falja e Trinisë u shfaq;
se zëri i Prindit të dëshmonte Bir të Tij të dashur duke
të quajtur; dhe Shpirti në formë pëllumbi e siguronte
vërtetësinë e fjalës. O Krisht Perëndi, që u fanese
dhe ndriçove botën, lavdi më Ty!”, besimtarët u drej-
tuan te çezmat e lidhura me cisternat me ujin e bekuar,
për të marrë dhe çuar në shtëpitë tyre këtë bekim që
zgjat për tërë vitin.

3