EmailFacebookKontakt

Kremtime me rastin e 1150-vjetorit të kristianizimit të bullgarëve

Kremtime me rastin e 1150-vjetorit të kristianizimit të bullgarëve
Kisha Orthodhokse Autoqefa-
le e Shqipërisë, me ftesë të Patriar-
kut të Bullgarisë, Fortlumturisë së
Tij, Neofitit, mori pjesë në festimet
e Jubileut të 1150
-të të pagëzimit
të Carit Boris – Mihail dhe të gjithë
kombit bullgar. Kisha jonë u për-
faqësua nga Mitropoliti i Gjiro-
kastrës, Imzot Dhimitri, i cili përco-
lli edhe përshëndetjen dhe mesa-
zhin e Kryepiskopit të Tiranës dhe
të Gjithë Shqipërisë, Anastasit.
Kremtimet u zhvilluan në
Mitropolinë e Varnës, ku përfshi-
hen edhe trevat e Pliskës, qytet
antik, kryeqytet i Borisit, në brigjet
e Detit të Zi.
Liturgjia Hyjnore panegjirike e
kryepriftërinjve të Hierarkisë së
Kishës së Bullgarisë dhe e kryeprif-
tërinjve- përfaqësues zyrtarë të
gjithë Kishave të tjera motra, u
krye të shtunën, 2 maj, mbi rrëno-
jat e Bazilikës në të cilën ishte kryer
Misteri i Pagëzimit të Carit. Litur-
gjia u ndoq nga autoritetet më të
larta të shtetit të Bullgarisë. Me-
sazhet e Sinodit të Shenjtë dhe të
Presidentit të vendit nënvizuan
rëndësinë e këtij momenti historik
të përqafimit të besimit të krishterë
nga Borisi – Mihail dhe nga i gjithë
populli bullgar.
Gjatë pritjes së përfaqësive
zyrtare Patriarku i Bullgarisë, veç
të tjerave, i shprehu Mitropolitit të
Gjirokastrës respektin e thellë për
personalitetin e Kryepiskopit
Anastas, admirimin për veprën e
pakrahasueshme hierapostolike
për ungjillëzimin e popullit të Shqi-
përisë dhe lutjen e tij personale për
suksese të mëtejshme në këtë

vepër të mrekullueshme. Në pritje gjithashtu u
lexuan mesazhet e përfaqësuesve të Kishave
të tjera Orthodhokse.
Në Teatrin e Operës të qytetit të Varnës
nën kujdesin e Mitropolitit të saj, Imzot Joanit,
u shfaq një program artistik nga grupet e nxë-
(vijon nga faqja 1) nësve dhe të rinjve të Mitropolisë dhe të Korit
të Kishës së Shën Aleksandër Njefskit të
Sofjes.
Kremtimet e këtij përvjetori të Kishës së
Bullgarisë theksuan gjithashtu ekumenizmin
dhe unitetin e Kishës Orthodhokse.
(Korresp. “NGJALLJA”)

3