EmailFacebookKontakt

Kremtim i shndritshëm i Pashkës në të gjitha Mitropolitë e Kishës sonë

Kremtim i shndritshëm i Pashkës
në të gjitha Mitropolitë e Kishës sonë

Drita e Pashkës shkëlqeu edhe këtë vit anembanë vendit tonë, në
të gjitha enoritë e Mitropolive, me shërbesat e shkëlqyera që mblodhën
në kisha besimtarë të shumtë. Shërbesat kryesore u kryen në kishat
katedrale, por mjaft celebrime u bënë edhe në kisha historike, ku me-
shohet tradicionalisht gjatë kësaj periudhe. Në Berat, shërbesat u
drejtuan nga Mitropolit Ignati, duke kulmuar me Shërbesën e Ngjalljes
në katedralen e Shën Dhimitrit. Në Korçë, ku veçohet si gjithmonë
litania madhështore e Epitafit, kremtimet u kryen nga Mitropolit Joani,
në katedralen e Ngjalljes së Krishtit. Në Gjirokastër, u kryen nga
Mitropolit Dhimitri në katedralen e Ngjalljes së Krishtit. Në Fier, nga
Mitropolit Nikolla në katedralen e Shën Gjergjit dhe, në Mitropolinë e
Elbasanit, në kishën e Shën Nikollës, nga Mitropolit Andoni, i cili ce-
lebroi gjatë Javës së Madhe edhe në kisha të tjera, si në atë historike
të Shën Nikollës në Shelcan.

3