EmailFacebookKontakt

Kremtim i gëzuar, me gjithë vështirësitë e motit

Me gjithë reshjet e shumta të shiut, më 6 Janar, të kremten e
Ujit të Bekuar, kur Zoti Jisu Krisht u pagëzua nga Shën Joan
Pagëzori në lumin Jordan, duke bekuar kështu gjithë ujërat dhe
krijesën mbarë, në gjithë vendin besimtarët orthodhoksë u
mblodhën në kisha, për të marrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore dhe
më pas në Shërbesën e Bekimit të Ujit. Më pas ata e çuan ujin në
familjet e tyre, si bekim për gjithë vitin.
Në Tiranë, shërbesat u kryen nga Kryepiskopi Anastas, i ndihmuar
nga Episkopi i Amantias, Nathanaili, dhe nga Episkopi i Bylisit, Asti,
si dhe klerikë të kryeqytetit. Rrebeshi i shiut nuk i ndali besimtarët që
të mbushnin kishën, por bëri të pamundur litaninë jashtë saj, e cila
do të shoqërohej nga banda frymore e qytetit dhe hedhja e kryqit në
shatërvanin e kompleksit “Tajvan”.
Në Durrës, shërbesat u kryen nga Hirësi Nikolla dhe klerikët e
qytetit në kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti”. Pastaj, të shoqëruar
nga banda frymore e qytetit dhe nga qindra e qindra besimtarë, iu
drejtuan kalatës nr.4 të portit, ku u bë hedhja e kryqit në Adriatik. Në
ujërat e ftohta u hodhën katër djem të rinj dhe kryqi u kap nga Xhulio
Arapi, student i Akademisë Theologjike “Ngjallja e Krishtit”.
Në Elbasan u kremtua në të dy kishat orthodhokse të qytetit. Në
kishën e Shën Thanasit Liturgjinë Hyjnore e kreu Episkopi i Krujës,
Hirësi Andoni, i cili e hodhi kryqin në shatërvanin aty pranë, ndërsa në
kishën e Shën Kollit shërbesat u kryen nga atë Stavri dhe atë Heliodori.
Më pas kryqi u hodh në pishinën e kompleksit “Ajek”.
Në Berat, në qytetin me tradita të lashta orthodhokse, kjo e kremte
u festua me madhështi. Shërbesat u kryen nga Hirësia e Tij, Ignati,
në Katedralen e Shën Dhimitrit dhe më pas u krye litania me pjesë-
marrjen e mijëra besimtarëve dhe banorëve të qytetit të besimeve të
tjera, që u ndal mbi urën e Goricës. Aty Mitropoliti hodhi kryqin në
ujë. Me gjithë rrymën e fuqishme për shkak të shirave të shumta, 12
djem u futën në lumë dhe kryqin e kapi i riu Ilia Karabina, të cilin,
Kremtim i gëzuar, me gjithë vështirësitë e motit
Në Vlorë, Liturgjia Hyjnore dhe shërbesat u kryen në kishën e
Shën Theodhorëve, nga atë Konstandin Prifti, e më pas besimtarët iu
drejtuan detit, në zonën e Ujit të Ftohtë, ku u hodh kryqi, i cili u kap
për të tretin vit radhazi nga Vasil Zako.
Në Selenicë , pas kryerjes së ceremonive në kishën e Shën
Athanasit, besimtarët u drejtuan për në lumin Vjosë. Për shkak të motit
të keq, kryqi u hodh rreth pesë kilometra larg qytetit. Edhe sivjet të
rinjtë e Selenicës sfiduan ujërat e ftohta dhe të rrëmbyeshme të lumit.
Për të kapur kryqin u hodhën 5 të rinj dhe ishte Mateo Bombaj ai që e
kapi.
Në Korçë, shërbesat u kryen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”,
nga Mitropoliti, Hirësi Joani, i ndihmuar nga klerikët e qytetit. Më pas
u krye litania, ku morën pjesë qindra e qindra besimtarë, që u drejtu-
an për te shatërvani para katedrales, ku Mitropoliti hodhi kryqin.
Në shërbesa ishin të pranishëm edhe autoritete vendore, politikanë e
personalitete etj.
Shërbesa dhe hedhja e kryqit u krye edhe në Pogradec, Ersekë,
Boboshticë etj.
sipas zakonit, e çoi në shtëpitë e besimtarëve për t’i bekuar. Në kremti-
me morën pjesë edhe përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë etj.
Në Fier, kryqi u hodh në shatërvanin e qytetit në prani të qindra
besimtarëve orthodhoksë. Ai u kap përsëri nga Athanas Davidhi.
Në Sarandë, Liturgjia Hyjnore dhe Shërbesa e Bekimit të Ujit u
kryen nga Mitropoliti, Hirësi Dhimitri, së bashku me klerikë të zonës.
Pastaj u krye litania që ndaloi buzë detit, ku është bërë tashmë traditë
të hidhet kryqi. Përgjatë shëtitores ishin mbledhur qindra e qindra
besimtarë e banorë. Për të tretin vit, kryqi u kap nga i riu Kristaq Qose.
Edhe në Gjirokastër, shërbesat dhe hedhja e kryqit mblodhën
mijëra besimtarë, ku kryqi u hodh nga ura e lumit Drino dhe u kap nga
Llukan Todri.
Gjithashtu, shërbesa u krye edhe në Përmet, Mursi etj.

3