EmailFacebookKontakt

Kremtim i gëzuar edhe në enoritë e vogla

Kremtim i gëzuar
edhe në enoritë e vogla
Çdo vit solemniteti, entuziazmi dhe ngazëllimi i kremtimit të Pashkës
së Madhe shtrihet në të gjithë vendin, duke filluar nga kryeqyteti, qytetet,
fshatrat e deri në enoritë më të vogla. Kështu ndodhi edhe sivjet në fsha-
tin më jugor, në Çiflik, 30 km pranë qytetit të Sarandës.
Besimtarët e pritën momentin e Ngjalljes në kishën “Trinia e Shenjtë”,
së bashku me priftin e zonës, atë Llukain.
Në shërbesë ndihmuan edhe ish-nxënës, nxënës dhe studentë të
shkollës së mesme kishtare jopublike “Kryqi i nderuar”, Gjirokastër dhe
të Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash, Durrës.
Shumë të rinj të këtij fshati, vitet e fundit, kanë zgjedhur të ndjekin
institucionet arsimore të Kishës Orthodhokse, të cilat janë hapur dhe
funksionojnë me bekimin e Kryepiskopit Anastas.
Në Shërbesën e Ngjalljes ishin të pranishëm edhe mjaft besimtarë të
kthyer për festën e Pashkës nga vendi fqinj, ku emigrojnë për të punuar.
Pas Shërbesës, besimtarët, me dritën e llambadheve të ndezura, dolën
në oborrin e kishës për të dëgjuar Ungjillin dhe pastaj fjalën e Kryepiskopit
Anastas drejtuar besimtarëve orthodhoksë.
Me urimet “Krishti u ngjall! Gëzuar Pashkët!” dhe me flakët e qirinjve,
besimtarët u drejtuan për në shtëpitë e tyre, për të bërë, sipas traditës,
shenjën e kryqit në portat e shtëpive.
Aleko Shumbulli

3