Kori i Dhomës
i Konservatorit të Moskës
Në dhjetor 1994, u krijua Kori i Dhomës i Konservatorit të Moskës
me iniciativën e prof. A. S. Sokolov dhe nga prof. B. G. Tevlin (1931-
2012), një prej dirigjentëve të jashtëzakonshëm koralë, “Artist i Popullit”
i Rusisë, që e drejtoi korin deri në fund të jetës së tij.
Kori është fitues i Çmimit të Madh dhe fitues i dy medaljeve të arit
në Konkursin Ndërkombëtar të Korit në Riva del Garda (Itali 1998),
fituesi i çmimit të parë dhe i medaljes së artë në Konkursin Ndër-
kombëtar të Koreve që mban emrin e Brahms, në Wernigerode (Gjer-
mani 1999), i Olimpiadës së I-rë Botërore të Korit në Linz (Austri, 2000)
dhe i Konkursit Ndërkombëtar të XXII-të të Muzikës Orthodhokse
Kishtare “Hajnówka” (Poloni, 2003).
Kori performon më së shumti vepra të kompozitorëve rusë dhe të
huaj, si: E. Denisov, A. Lurie, N. Sidelnikov, I. Stravinsky, A. Schnittke,
A. Schoenberg, V . Arzumanov, S. Gubaidulina, G. Kancheli, R. Ledenev,
A. Tchaikovsky, R. Shchedrin, A. Eshpai, E. Elgar, C. Nyustedt, K.
Penderecki, J. Svider, J. Tavener, R. Twardowski, E. Lloyd-Webber
dhe të tjerë.
Prej gushtit të vitit 2012, drejtor artistik i Korit është Alexander
Soloviev, fitues i konkurseve ndërkombëtare, asistent profesor i artit të
performancës korale moderne në Konservatorin Shtetëror të Moskës.