EmailFacebookKontakt

Kori “Classica”

Kori “Classica”
Kori i Dhomës “Classica” u themelua në vitin 1980, kur anëtarët e
parë të tij nisën shkollimin e tyre në klasën e parë të Shkollës së Muzikës
të Moskës nr. 29, dega e korit. Pas disa vjetësh u krijua një kolektiv nga
tri klasa, i cili përbënte dhe bazën e korit. Gradualisht nga një degë e
korit u krijua kolegji muzikor – pedagogjik. Nxënëset u bënë studente
dhe kori i fëmijëve u shndërrua në atë studentor. Në vitin 2008 kori
festoi përvjetorin e 10-të të tij.
Kori “Classica” ka marrë pjesë në shumë konkurse ndërkombëtare:
1994- Greqi, Athinë (vendi I); 1995- Spanjë, Toloza (vendi III); 1996-
Gjermani, Esen (vendi I); 1996- Izrael, Nethania (vendi I dhe Çmimin e
Madh); 1997- Itali, Romë (vendi I).
Kori e ka si traditë të tijën të marrë pjesë në Shërbesat e Krishtlindjes
dhe të Pashkës në kisha të Moskës.
Kori i Dhomës “Classica”, që nga viti 2001 funksionon në kuadrin e
Fondacionit Ndërkombëtar të Unitetit të Popujve të Krishterë Ortho-
dhoksë (IFUOCN). Ai ka marrë pjesë në koncertet me rastin e dhënies
së Çmimit të Fondacionit në vitet 2001-2014 (Katedralja e Krishtit
Shpëtimtar) dhe në “Zërat e Orthodhoksisë” të mbajtura në Bullgari,
Britani e Madhe, Qipro, Gjermani, Maqedoni, Poloni, Francë, Serbi, Mali
i Zi, Bosnjë-Hercegovinë, Itali, Letoni, Moldavi, Greqi dhe Gjeorgji.
Nina Koroliova është drejtuesja artistike dhe mjeshtrja e korit të Dho-
mës “Classica”. Ajo është fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare të
kantos dhe është diplomuar në Konservatorin e Moskës.

3