EmailFacebookKontakt

Kontributi i Doktrinës së Krishterë (në veçanti i asaj Orthodhokse) në formimin dhe konsolidimin e kombit shqiptar, në zhvillimin dhe përparimin e vendit

Prof. Dr. Arqile Bërxholi
Demograf-sociogjeograf
Hyrje
Në kushtet e sotme, kur proble-
mi i pozitës së bashkësive shoqëro-
re fetare, në kuadër të shtetit shqip-
tar, përbën një problematikë që jo
rrallë herë keqinterpretohet e trajto-
het në mënyrë të gabuar (me dashje
apo nga naiviteti i klasës politike),
si në kuptimin e brendisë së këtij
problemi dhe në atë të rolit të tij
mjaft kushtëzues në harmoninë, në
tolerancën, në zhvillimin e gjithë
jetës sociale të vendit tonë; shtrohet
si domosdoshmëri para mendimit
shkencor që të kërkojë, të studiojë,
të publikojë e të vlerësojë pa para-
gjykime realitetin e strukturimit fe-
tar të vendit, pozitën dhe vlerat e ba-
shkësive fetare në të gjithë kalimin
historik të zhvillimit kombëtar. Në
këtë drejtim e vërteta shkencore
duhet të rilevohet mbështetur në të
vërtetën reale historike dhe jo në
të vërtetat e “pëlqyeshme apo të pa-
pëlqyeshme” të grupimeve të ve-
çanta sociale, politike, apo të studiu-
esve militantë, siç ka ndodhur në
mjaft raste.
Kohët e fundit kemi dëgjuar
mjaft “oratori helmatisëse”, të cilat
në një mënyrë apo në tjetrën cenoj-
në integritetin, personalitetin dhe të
drejtat humane të bashkësisë sonë
orthodhokse. Madje është arritur, nga
elementë të veçantë, gjer në fyerje
publike të dinjitetit të kësaj bashkë-
sie. Ajo që të dëshpëron shumë
është heshtja e organizmave të tillë
si “Komiteti Shtetëror i Feve”, pra-
në Këshillit të Ministrave. Në këtë
rast doja të shënoja se kjo “heshtje”
dashur-padashur bën që gjithë ato
që thuhen të kthehen në helme dhe
të ndikojnë në cenimin e unitetit
social, si edhe në tolerancën ndër-
fetare të të gjithë popullit tonë. Pse
e them këtë? Sepse këto thënie,
helme, të drejtuara ndaj bashkë-
sisë orthodhokse janë pjesë përbë-
rëse e arsenalit të terrorizmit ndaj
njerëzimit. Duhet ta kemi të qartë
se terrorizmi nuk kryhet vetëm me
armë e dinamit, por edhe me shan-
tazh psikologjik, me cenimin e të
drejtave që garanton Kushtetuta,
me ndërhyrje brutale në jetën e
bashkësive fetare etj.
Veprimet e kryera ndaj bashkë-
sisë orthodhokse dhe Kishës së saj
janë veprime në shkelje flagrante
të Kushtetutës dhe në mohimin e
shtetit ligjor.
Kushtetuta dhe e drejta
e besimit dhe e ushtrimit të tij
Në ligjin themeltar të shtetit (në
Kushtetutë), në nenin 10 të tij thuhet:
1. Në Republikën e Shqipërisë
nuk ka fe zyrtare.
2. Shteti është asnjanës në çë-
shtje të besimit e të ndërgjegjes dhe
garanton lirinë e shprehjes së tyre
në jetën publike.
3. Shteti njeh barazinë e bashkë-
sive fetare.
4. Shteti dhe bashkësitë fetare
respektojnë në mënyrë të ndërsjellë
pavarësinë e njëri-tjetrit dhe ba-
shkëpunojnë në të mirë të secilit
dhe të të gjithëve.
5. Marrëdhëniet ndërmjet shte-
tit dhe bashkësive fetare rregullo-
hen mbi bazën e marrëveshjeve të
lidhura ndërmjet përfaqësuesve të
tyre dhe K.M. Këto marrëveshje
ratifikohen në Kuvend.
6.Bashkësitë fetare janë per-
sona juridikë. Ato kanë pavarësi në
administrimin e pasurive të tyre si-
pas parimeve, rregullave dhe kano-
neve të tyre, për sa nuk cenohen
interesat e të tretëve.
Në nenin 17 të Ligjit Themeltar
thuhet: Kufizime të lirive dhe të
drejtave të parashikuara në Ku-
shtetutë mund të vendosen me ligj.
Në nenin 18, pika 2 thuhet:
“Askush nuk mund të diskriminohet
padrejtësisht për shkaqe të tilla si
gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet
politike, fetare etj.
Duke vazhduar më tej vërejmë
se në nenin 24 thuhet:
1. Liria e ndërgjegjes dhe e fesë
është e garantuar.
2. Secili është i lirë të zgjedhë
ose të ndryshojë fenë ose bindjet,
dhe t‘i shfaqë ato individualisht ose
kolektivisht, në publik ose në jetën
private, nëpërmjet kultit, arsimimit,
praktikave, kryerjes së riteve.
3. Askush nuk mund të detyro-
het ose të ndalohet të marrë pjesë
në një bashkësi fetare ose në prak-
tikat e saj, si dhe të bëjë publike bi-
ndjet ose besimin e tij.
Ballafaqimi me Kushtetutën
Po t‘i ballafaqojmë veprimet e
kryera nga individë apo nga grupe
të veçanta njerëzish ndaj bashkësi-
së orthodhokse, vërejmë se gjithçka
bie në kundërshtim me ligjin, çka
do të thotë se këta “veprimtarë të
shquar të atdhetarisë” nuk janë gjë
tjetër veçse “thirrje e jehonës së
kaçakëve”. Por, përsëri lind pyetja:
Përse ende ky lloj “kaçakllëku” në
mjedisin social shqiptar, kush e
“ushqen “ atë? Mendoj se kjo ësh-
të pjellë e mënyrës së realizimit të
kalimit historik të vendit dhe të vetë
kalimit historik të tranzicionit ba-
shkëkohor. Tranzicioni postkomu-
nist në Shqipëri, ndryshe tranzicioni
bashkëkohor, është shfaqur si du-
kuri gjithëpërfshirëse duke mbulu-
ar tërë dinamizmin social shqiptar:
shoqërinë, politikën, ekonominë,
riprodhimin e popullsisë, lëvizjen
hapësirore të saj, tregun e punës,
llojshmëritë e këtij tregu, si dhe
strukturën e bashkësive shoqërore
fetare, etnike etj. Ky tranzicion
shpreh njëherësh ristrukturimin
dhe rishoqërizimin problemor të
gjithë shoqërisë shqiptare, pasojë
kjo sa e shpërbërjes shoqërore,
ekonomike, pronësore kaotike të
“ish-shoqërizimit socialist”, aq
edhe e karakterit të disekuilibruar
të shoqërizimit “të ri”, bashkëko-
hor, i cili u dallua po nga karakteri
kaotik, përplasjet në fushën e refor-
mimit etj. Ky dinamizëm shoqëror,
padyshim që do të përcillej, ashtu
siç u përcoll, dhe më tej do të vazh-
dojë të përcillet, me thyerje të mjaft
ekuilibrave socialë, sidomos në ra-
portet midis bashkësive shoqërore
fetare, shkaktuar jo nga vetë orga-
nizmat e këtyre bashkësive, por nga
elementë publikë dhe pjesë e gru-
pimeve të ndryshme politike, madje
edhe nga elementë që nuk kanë të
bëjnë fare me ndonjë bashkësi fe-
tare, përfshi këtu edhe ndonjë “pa-
triot të përtejoqeanit”. Këto që-
ndrime mendoj se janë edhe rimi-
neshenca të ideologjisë “marksi-
ste” të hedhura në mjedisin e so-
tëm nga pinjollë të devotshëm të
“diktaturës së proletariatit”, të mbu-
luara me petkun e vjetruar të “pa-
thosit patriotik”, që janë mësuar
të vërtiten rreth të “vërtetave” që
u duken të pëlqyeshme.
Kotributi i Doktrinës së
Krishterë (në veçanti i asaj
Orthodhokse) dhe i vetë
Kumtesë nga takimet e Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë
Kontributi i Doktrinës së Krishterë (në veçanti i asaj Orthodhokse)
në formimin dhe konsolidimin e kombit shqiptar,
në zhvillimin dhe përparimin e vendit
(vijon në faqen 4)
…e vërteta shkencore duhet të rilevohet mbështetur në të
vërtetën reale historike dhe jo në të vërtetat e “pëlqyeshme
apo të papëlqyeshme” të grupimeve të veçanta sociale, politi-
ke, apo të studiuesve militantë, siç ka ndodhur në mjaft raste.

Kontributi i Doktrinës së Krishterë (në veçanti i asaj Orthodhokse) në formimin
dhe konsolidimin e kombit shqiptar, në zhvillimin dhe përparimin e vendit
bashkësisë orthodhokse në
formimin dhe konsolidimin e
kombit shqiptar, në zhvillimin
dhe përparimin e vendit.
Kur themi kontributi i bashkësi-
së shoqërore orthodhokse në për-
parimin e vendit, nuk duhet të kemi
parasysh bamirësinë apo veprimin
e thjeshtë të një individi. Fjala këtu
është për kontribute që kanë zënë
vend në themelet e historisë së
gjithë kombit tonë.
Doktrina e Shenjtë
Orthodhokse dhe roli i saj në
formimin e kombit shqiptar
Duke lexuar me vëmendje boti-
min e ri të “Historisë së Shqipë-
risë”, vërejmë se ajo në faqen 162
shënon: “Në shekujt që pasuan
kultura materiale, bashkë me
ndikimet bizantine, filloi të marrë
tipare të qarta, mbi bazën e të cilave
do të formohej kultura e hershme
shqiptare. Ajo nuk pati atë zhvillim
të madh si më parë, por në këtë
lindën elemente të reja të rëndësi-
shme, si në kulturën materiale dhe
në marrëdhëniet shoqërore, të cilat
në mesjetë u zhvilluan më tej”. Më
tej po në këtë botim shënohet se
me ndarjen e Kishës, që prej she-
kullit XI Orthodhoksia tani “u bë një
realitet në jetën shoqërore. Ajo nuk
arriti asnjëherë të ushqejë shfaqje
të intolerancës e të fanatizmit fetar”
(f.218). Në “Fjalorin Enciklopedik
Shqiptar”, kur flitet për “Kuvendin
e Arbrit” thuhet se: në të “U shqyr-
tua gjendja shpirtërore dhe shoqë-
rore e besimtarëve”. Po në F.E.Sh.,
faqe 619, kur bëhet fjalë për etno-
gjenezën e popullit shqiptar, prof.
Buda ka shkruar: “Procesi i formi-
mit të popullit shqiptar i ka rrënjët
në shekujt e parë të antikitetit dhe
përfundon me konsolidimin e popu-
llit dhe të veçorive të tij etno-kultu-
rore, në bazë procesesh historike
konvergjente ekonomiko-shoqë-
rore, në fund të mijëvjeçarit të parë,
me kristalizimin e tij si popull, si etni,
bazë e kombit të sotëm shqiptar”.
Më tej ai shënon: “Bashkësia terri-
toriale, njësia e gjuhës, si shprehje
e njësisë etnike, bashkësia e kultu-
rës materiale, e ideologjisë së më-
shiruar në kulturën shqiptare, u
pasqyrua në ndërgjegjen edhe të
popujve të tjerë që ranë në kontakt
me shqiptarët”. Fortlumturia e Tij
Prof. Anastasi, në veprën “Ringritja
e Kishës Orthodhokse” thotë se
Kisha jonë Orthodhokse Autoqe-
fale, kontribuoi në “zhvillimin shpir-
tëror dhe social të Shqipërisë”. Siç
shihet nga të gjitha citimet, Feja e
krishterë dhe Orthodhoksia në ve-
çanti, kur u bë fe zyrtare dhe që
ishte përqafuar nga të gjitha shtre-
sat e popullsisë, u shndërrua në
ideologji, çka ndikoi në formimin e
psikologjisë së popullit tonë e të
qenit një popull i veçantë nga të
tjerët. Dalja e këtij elementi të ri
përcaktoi dhe kalimin e procesit të
etnogjenezës në një fazë tjetër, në
atë të formimit të kombësisë, si
fazë pararendëse e formimit të
kombit. Kjo, me fjalë të jera, na bën
të mendojmë se Krishterimi (në
veçanti Orthodhoksia) ka qenë ele-
ment mjaft i fuqishëm në formimin
e kombësisë shqiptare. Ky njëhe-
rësh është edhe kontributi më ma-
dhor dhënë nga bashkësia shoqë-
rore orthodhokse, në kalimin histo-
rik të procesit të etnogjenezës së po-
pullit shqiptar. Në këtë proces të
zhvillimit kombëtar shqiptar, roli i
bashkësisë orthodhokse nuk është
një shfaqje e thjeshtë e sporadike,
vetëm e disa individëve që në rre-
thana të caktuara kanë kontribuuar
me veprën e tyre, ky kontribut ësh-
të masiv dhe themelor për fatet e
kombit tonë. Doktrina e Shenjtë
Orthodhokse e bashkësisë ka qenë
pjesë organike e psikologjisë so-
ciale qysh herët, qysh në Mesje-
tën e Hershme, kur Krishterimi u
bë forma kryesore e ideologjisë
sunduese dhe kur Orthodhoksia u
përqafua nga pjesa dërmuese e
popullsisë së trojeve etnike shqip-
tare. Lind pyetja pse ndodhi një
dukuri e tillë? Po t’u referohemi
studimeve lidhur me historinë e Kri-
shterimit vëmë re se autorët thek-
sojnë një fakt tepër domethënës:
“Idhtarët e fesë së re filluan të or-
ganizohen në bashkësi të mbyllura
dhe të krijonin shoqëri. Mirëpo, pa-
varësisht nga masat e rrepta dhe
ekstreme të ndërmarra kundër tyre,
lëvizja e krishterë arriti rezultate të
shënuara, duke depërtuar thellë e
më thellë në shtresat e gjera të
shoqërisë. Ndërkohë Krishterimi
përfaqësonte një bashkësi të gjerë,
të qëndrueshme, me ideologjinë e
tij opozitare. Ai kishte ndikim të
gjerë dhe të fuqishëm nëpër qytete
dhe sidomos në gjysmën lindore të
Perandorisë. Për këtë në fillim të
shek. IV ishte e pamundur të zgjidhej
problemi i unitetit politik e shpirtëror
pa u mbajtur mirë parasysh ky fak-
tor, ky realitet. Madje vetë pera-
ndori Konstandin, duke zbuluar te
Krishterimi elemente që ndikonin
pozitivisht në unitetin e perando-
risë, mënyra si ishte organizuar
Krishterimi, i mbante besimtarët të
bashkuar dhe të bindur përmes
mbrojtjes që ndienin nga doktrina
e krishterë. Për pasojë, forcimi i
unitetit përmes fesë ndikonte në
forcimin e lidhjeve të brendshme
të shoqërisë dhe se ky element do
të ishte tepër i dobishëm në mbë-
shtetje të jetës shoqërore me kthe-
sën e thellë shoqërore, në kulturën
dhe mënyrën e saj të jetesës. Ky
unitet i mbante të bashkuar besim-
tarët, çka ndikoi në forcimin e lidh-
jeve të brendshme të shoqërisë. Në
këtë mënyrë doktrina e krishterë u
bë një forcë e madhe morale ngjizë-
se. Po çfarë na tregojnë të gjitha
këto? Këto shprehin atë që doktrina
e krishterë u bë ideologji e masave,
pasi lindi nga poshtë-lart. Njëhe-
rësh ajo kushtëzoi edhe formimin
psikologjik të shoqërive humane,
proces që, duke u ngjizur me
procesin e kalimit historik të etno-
gjenezës në bashkësitë shoqërore,
u bë element themelor në procesin
e formimit të kombësisë. Më qartë
dhe në mënyrën më shprehëse e
jep këtë dukuri akademiku Muzafer
Korkuti kur në veprën e tij shkru-
an: “Krishterimi si faktor i formimit
të arbërve”. Më poshtë akademi-
ku vazhdon: “Në këtë kontekst hi-
storik duket qartë roli i rëndësishëm
që ka luajtur Krishterimi në forci-
min e një uniteti të ri shpirtëror në
tërë territorin e provincës së Iliri-
kut”. Por çfarë shpreh në vetvete ba-
shkësia “arbërore” për procesin e
gjatë të etnogjenezës së popullit
shqiptar? Ajo shpreh atë që quhet
kombësi. Po të njëjtën gjë shpreh
edhe “uniteti i ri shpirtëror” përme-
ndur nga arkeologu Muzafer Kor-
kuti. Njëherësh përqafimi i Doktri-
nës së Krishterë solli dhe një
rilindje të kulturës dhe të artit, duke
e fuqizuar kulturën tradicionale të
trashëguar të etnisë që, sipas gjithë
studiuesve realistë të historisë së
Shqipërisë gjatë procesit të konso-
lidimit të Krishterimit (ndryshe të
Orthodhoksizmit) ilirët ruajtën ele-
mentin etnik vendas. Pra, ngado që
ta kthesh nuk mund që ta mohosh
rolin e Krishterimit (Orthodhoksisë)
në tërë procesin e fazës së dytë të
etnogjenezës së popullit tonë. Po
ashtu nuk mund të mohosh vetë
elementin psikologjik si faktor bazë
në këtë proces. Për fat të keq, këtë
kontribut në kulturën dhe në tërë-
sinë e procesit të etnogjenezës së
kombit shqiptar, që ka dhënë Dok-
trina e Shenjtë dhe gjithë bashkësia
orthodhokse ka jo pak historianë që
mundohen ta injorojnë tërësisht,
madje shpesh duke kaluar edhe në
stigmatizimin e saj. Pse e theksoj
me forcë këtë vlerë të Doktrinës
së Shenjtë në formimin e psikolo-
gjisë të të qenit një popull i veçantë
dhe njëherësh si një kontribut me
vlerë të veçantë të saj? Për të shpje-
guar këtë po nënvizoj se çfarë për-
faqëson kombësia në konceptin
filozofik dhe në konceptin historik,
në gjithë procesin e etnogjenezës.
(vijon në numrin e ardhshëm)
(vijon nga faqja 3)
Kur themi kontributi i bashkësisë shoqërore orthodhokse
në përparimin e vendit, nuk duhet të kemi parasysh
bamirësinë apo veprimin e thjeshtë të një individi. Fjala
këtu është për kontribute që kanë zënë vend në themelet e
historisë së gjithë kombit tonë.

3