EmailFacebookKontakt

Kontribut nga të krishterë evropianë

Një grup vullnetarësh të kri-
shterë nga qyteti Apeldoorn –
Nooroost, Holandë, vizituan Kate-
dralen Orthodhokse “Ngjallja e
Krishtit” në Tiranë, si dhe u njohën
me ringritjen nga gërmadhat të
Kishës sonë dhe ecjen përpara të
saj përgjatë gjithë këtyre viteve,
vepër kjo e Kryepiskopit Anastas.
Miqtë tanë u njohën gjitha-
shtu me rolin që ka luajtur Kisha
jonë dhe në veçanti Kryepiskopi për
të ruajtur dhe promovuar harmo-
ninë fetare që ekziston në këtë
vend, duke mos bërë dallime fetare
për sa i takon punësimit, ndih-
mës, shkollimit, si edhe përkuj-
desjeve të tjera që ofron Kisha.
Pjesë e vizitës së tyre ishte edhe

Kontribut nga të krishterë evropianë
qyteti i Gramshit, ku të ftuarit ndih-
muan në sistemimin dhe rregu-
llimin e disa shtëpive që realisht ki-
shin nevojë imediate për ndihmë.
Ata panë nga afër kujdesin që ofron
Kisha Orthodhokse jo vetëm për
besimtarët e saj, por edhe për të
gjithë të tjerët.
Vlen të përmendim faktin se,
gjatë vizitës që grupi i vullnetarëve
bëri në mensën e të varfërve në
Tiranë, të prekur nga trajtimi dinji-
toz që Kisha u bën atyre pavarësisht
nga përkatësia fetare, ofruan për
mbarëvajtjen e saj një shumë prej
7500 eurosh.

3