EmailFacebookKontakt

Konkluzionet e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare të Mediave Digjitale dhe të Pimantikës Orthodhokse

“Zëri i Zotit është mbi ujëra,
… Zoti mbi ujëra të shumta …
Zoti do ta bekojë në paqe
popullin e tij” (Ps. 28:3-11)
Në skajin perëndimor të ujërave
të kaltra të Detit të Kretës, nën
mbrojtjen dhe përkujdesjen e Zonjës
së Engjëjve, nderimi i së cilës është
i pandërprerë në këtë vend të lar-
gët të Kretës që ka lindur shenjtorë
dhe burra trima, u mbajt Konfe-
renca e Dytë Ndërkombëtare e
Mediave Digjitale dhe e Pimanti-
kës Orthodhokse.
Nën përkujdesjen e lartë të
Tërëshenjtërisë së Tij, Patriarkut
Ekumenik Vartholomeu, me mbë-
shtetjen plot dashuri të bariut lokal,
Hirësisë së Tij, Amfilokut, dhe me
uratën atërore e përkujdesjen e
Tërëoshënarisë së Tij të ditur, igu-
menit të Manastirit të Hirshëm të
Vatopedhit, jerond Efremit, në
ambientet e Akademisë së Kretës
u zhvilluan punimet e kësaj Kon-
ference me 103 folës nga 17 vende
të ndryshme, klerikë dhe laikë nga
të gjitha sferat e jetës kishtare dhe
akademike, që lidhet me funksio-
nimin dhe përhapjen e mediave
digjitale në shoqërinë e sotme dhe
në jetën kishtare.
Për katër ditë rresht, nga data
18 deri më 21 qershor, u mbajtën
25 seanca në mbledhjen e plotë,
si dhe paralelisht në grupe. U bë
një punë e madhe, ku mundi i or-
ganizatorëve, dëshira e mirë dhe
vetëdisiplina e pjesëmarrësve e
mbi të gjitha Hiri Hyjnor, bashkë-
punuan që këto çështje të disku-
toheshin në mënyrën e duhur dhe
të frytshme, brenda kornizës së
caktuar kohore, duke shtjelluar më
tej pozicionin dhe qëndrimin e Ki-
shës në epokën digjitale.
Konferenca e Parë, në maj të
vitit 2015, në Athinë, ishte fillimi i
punës në këtë fushë dhe u hodhën
bazat për të përpunuar më tej që-
ndrimet dhe tezat. Qëllimi i kësaj
Konkluzionet e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare
të Mediave Digjitale dhe të Pimantikës Orthodhokse
Konference të dytë në Kolimbari
ishte nisja e ndërtimit të struktu-
rës së kësaj përpjekjeje, duke iu
përqasur në mënyrë produktive
çështjeve, që të hulumtohen dhe të
gjenden zgjidhjet për problemet dhe
t’u jepet përgjigja e duhur pyetjeve
të ndryshme.
Për zgjidhjen pimantike të
sfidave të ekosistemit digjital,
folësit kryesorë u bazuan në antro-
pologjinë e Kishës Orthodhokse.
Në seancat dhe në tryezat e
rrumbullakëta u analizuan rrezi-
qet e përdorimit të mediave digji-
tale, kësaj radhe në një formë më
të përpunuar. Shumë herë vëmen-
dja u përqendrua në veçantinë e
moshave të reja, për shkak të mos-
pasjes së përvojës dhe brishtësisë
së tyre ndaj varësisë, si dhe reagi-
mit ndaj nxitjeve të jashtme. Linja
kryesore e propozimeve ishte se,
duhet të krijohet një strukturë edu-
kimi që do të ndihmojë në rritjen e
sensit kritik, së bashku me zhvi-
llimin e personalitetit dhe jo ndalimi
pa vend i përdorimit të mediave
digjitale. Në këtë fushë u gjykua me
vlerë bashkëpunimi i familjes me
atin shpirtëror dhe përpjekja kateki-
zuese e Kishës. U hodhën sugjeri-
me interesante në lidhje me përdo-
rimin e teknologjisë digjitale me
qëllim krijimin e kushteve të fa-
vorshme psiko-edukative, për të
ndihmuar të rinjtë që të kuptojnë
dhe të pranojnë konceptet kryeso-
re të jetës në Krishtin. Gjithashtu u
bënë edhe sugjerime në lidhje me
përdorimin e reklamës nga Kisha.
Një numër i madh folësish dhe
pjesëmarrësish propozuan si më-
nyrë zgjidhjeje praktikën e kresh-
mës, si mjet vetëzotërimi i njeriut
mbi pasionet dhe varësitë dhe si
rruga e çlirimit dhe e zgjerimit të
shqisave shpirtërore, që njeriu i so-
tëm të përballet në mënyrë asketi-
ke me përdorimin e mediave digji-
tale. Virtytet e qortimit të vetes dhe
të vetëshqyrtimit, të përftuara nga
thesari i traditës asketike orthodho-
kse, u nxorën në pah si baza të for-
mimit të brendshëm të përdoruesit
të mediave digjitale, për t’u përba-
llur me tundimet e çdo lloj natyre.
Çështjet e bërjes së lajmit dhe
të gazetarisë kishtare, rreziqet që
mbartin, mënyra me të cilën duhet
të bëhen, si edhe çështje të ndry-
shme të deontologjisë dhe etikës u
analizuan gjerësisht nga specia-
listët. Komente të rëndësishme u
bënë në lidhje me marrëdhënien e
Kishës zyrtare dhe nismave per-
sonale-autonome teologjike e pi-
mantike në mediat digjitale. Në
lëmin e hierapostullimit u nxorën
në pah të dhënat e reja që krijojnë
mundësitë e mediave digjitale, të
cilat sjellin ndryshime kozmo-
gonike në praktikat e zbatuara deri
më sot. Nga ana tjetër, u theksuan
rreziqet nga grupime që veprojnë
me maskë fetare ose kishtare për
interesa vetjake dhe u propozuan
nisma të reja të Kishës edhe në
çështje të tjera të rëndësishme, si
ato të Bioetikës, nëpërmjet organi-
zimit të komisioneve të veçanta,
konferencave ose programeve.
Në lidhje me paraqitjen e akti-
viteteve adhuruese në mediat di-
gjitale u tha se në disa raste të cak-
tuara krijohen probleme kishtare
dhe pimantike. Pra, u propozua të
rishqyrtohet çështja në frymën e
dallueshmërisë sa i takon kësaj
fushe, për të ruajtur shenjtërinë e
(vijon në faqen 8)

mistereve dhe për të mbrojtur për-
doruesin e mediave digjitale nga
tundimi i një konsumizmi të
dëmshëm shpirtëror.
Emëruesi i përbashkët për the-
melimin e një morali autentik të
gazetarisë kishtare, të përdorimit
hierapostolik të mediave digjitale,
por edhe të paraqitjes prej tyre të
jetës adhuruese është kërkimi i së
vërtetës, respekti ndaj jetës së mi-
stereve, duke i kombinuar gjith-
monë këto me mbrojtjen e vlerës
së personit dhe të lirisë së tij.
Në këtë frymë u konstatua ne-
voja e krijimit të një agjencie kish-
tare të lajmeve, që do të mbulojë
boshllëkun ekzistues në ambientin
orthodhoks. U bë i ditur lajmi se në
vjeshtën e ardhshme do të lindë një
organizëm i ri ndërkombëtar për
informimin kishtar, me emrin
“Orthodhoksia”.
Në mënyrë të veçantë mjaft të
dobishme ishin referatet në lidhje
me praninë deri më tani në internet
të Kishës zyrtare nëpërmjet faqe-
ve të ndryshme zyrtare të Kishave
lokale. U konstatua se me gjithë
përpjekjen e mirë, mbetet ende
shumë punë për të bërë që ato t’u
përgjigjen kërkesave siç duhet, si
nivelit pimantik, ashtu edhe atij
teologjik. Vërejtjet në lidhje me
mungesat apo me paraqitjen e sa-
ktë të burimeve biblike dhe të
etërve të Kishës në formë digjita-
le për publikun kishtar dhe më në
veçanti për atë teologjik, ishin mjaft
me vend. Propozimet që u para-
shtruan u shquan për vlerën e tyre
praktike.
Dinamika e jashtëzakonshme,
zhvillimi shumë i shpejtë dhe de-
përtimi i gjerë i rrjeteve sociale në
të gjithë spektrin, jo vetëm në eko-
sistemin digjital, por edhe në jetën
personale, sociale, ekonomike e
politike, ishte tema e diskutimit të
tryezës së veçantë të rrumbullakët.
Sfida për Kishën Orthodhokse në
këtë nivel është e dyfishtë. Së pari,
ka të bëjë me praninë dhe pjesë-
marrjen e vetë Kishës në rrjetet
sociale, që nuk mund të jetë e pa-
takt dhe e pakushtëzuar. Sfida e
dytë dhe më e madhe ndoshta se e
para, ka të bëjë me sjelljen e per-
sonit njerëzor brenda tyre, kulti-
vimin shpirtëror dhe jetën e kri-
shterë, të shprehura me të njëjtin
intensitet dhe korrektesë si edhe
kur ndodhet jashtë ambientit
elektronik. Në këtë mënyrë, me
përdorimin e këtyre mediave pa-
suria dhe bukuria e traditës ortho-
dhokse mund të përhapet në skajet
e botës.
Në lidhje me artin psaltik u tha
se historikisht është përqafuar dhe
përdorur çdo zhvillim teknologjik,
nga shkrimi e tipografia dhe deri te
radioja e televizioni. Mediat digji-
tale moderne ofrojnë shumë mëny-
ra të reja komunikimi dhe mjete të
reja. Përgjigjja pimantike ndaj
rreziqeve të mbartura prej tyre, e
cila përftohet nga pasuria e mora-
lit orthodhoks, na ruan nga tepri-
met e mundshme, duke ruajtur
ekuilibrin e kërkuar, që të shfrytë-
zohen me të vërtetë të gjitha mun-
dësitë e tyre të mëdha.
Një rëndësi e madhe në këtë
konferencë iu dha çështjes të vetë
personit njerëzor brenda ekosiste-
mit digjital, nga ana psikologjike,
por kryesisht nga ana teologjike e
pimantike. Shumë diskutime dhe
biseda, por edhe tryeza të rrumbu-
llakëta u morën me çështjen e
personit. U nënvizua se virtualizi-
mi ekstrem mund të tjetërsojë jo
vetëm natyrën e gjërave dhe të
shqisave, por edhe vetë njeriun.
Mund të ndikojë mbi ontologjinë
orthodhokse të personit dhe të sje-
llë ndryshime të dhimbshme në
identitetin e tij. Në realitetin e so-
tëm teprimi me virtualizimin
mbart rrezikun e çuarjes drejt një
çhumanizimi ( transhumanism)
dhe më pas në postnjerëzim (post-
humanism). Që Kisha të shfrytë-
zojë siç duhet mundësitë e mëdha
të mediave digjitale për veprën e
saj pimantike, duhet të gjejë mbë-
shtetje te valvola e sigurisë të
“minimizimit të balancuar”, sa i ta-
kon përdorimit dhe përhapjes së
imazhit virtual.
Sa i takon çështjes së ndjesh-
me të inteligjencës artificiale, kjo
temë u shtjellua në lidhje me kër-
kimin e sotëm të një inteligjence
formaliste dhe deterministike, e ci-
la duke fuqizuar aftësitë njohëse të
trurit njerëzor do të mundet të zgji-
dhë problemet në jetën e përdit-
shme. Njëkohësisht u shtruan pro-
bleme për vetë natyrën e kësaj
sipërmarrjeje, si dhe për dimensio-
nin e saj moral e shpirtëror. Në
veçanti u theksua nga specialistët,
se mundësitë e jashtëzakonshme
të përpunimit të të dhënave mund
të prodhojnë fuqi, por kur lihen të
vetme, pa njeriun, nuk mund të
japin kuptim. Barra për trajtimin e
kësaj çështjeje bie përsëri mbi vetë
njeriun. Në këtë nivel personi nje-
rëzor është i pazëvendësueshëm
dhe mbart plotësisht përgjegjësinë
për t’i dhënë kuptim përdorimit si
të inteligjencës artificiale, ashtu
edhe të çdo arritjeje të lartë të tek-
nologjisë digjitale.
Kuptimi teologjik, pimantik dhe
shpirtëror i temave të lartpërme-
ndura u bë nën prizmin e marrë-
dhënieve të Perëndisë dhe njeriut.
Njeriu duhet të gjejë mënyrat e
duhura të përdorimit të ekosiste-
mit digjital, sipas masës që kjo
marrëdhënie ndikon, frymëzon
dhe udhëheq personin njerëzor,
duke iu përshtatur krijimit të tij si-
pas ikonës së Perëndisë dhe thirr-
jes për t’i ngjasuar Perëndisë. Plo-
(vijon nga faqja 7) tësia në jetën misteriale, lutëse dhe
dashuruese u nënvizua shumë herë
gjatë punimeve të Konferencës
si elementi kryesor i shëndetshëm
dhe i vërtetë i përdorimit produktiv
të mediave digjitale. Gjithashtu u
theksua edhe nevoja për njohjen e
specializuar dhe informimin e
vazhdueshëm të grigjës së besim-
tarëve nga individë të përgjegj-
shëm dhe me formim në këtë fu-
shë. Misteri i rrëfimit u propozua
si kriter i përdorimit të mediave
digjitale për çdo të krishterë, klerik
ose laik. Hapja e zemrës brenda
misterit të atësisë shpirtërore e ru-
an përdoruesin e mediave digjitale
nga promovimi egoist i vetes, kul-
tivimi i fantazive të sëmura dhe nga
shkatërrimi i marrëdhënieve nje-
rëzore. Për këto arsye u formulua
teza e përbashkët, se mediat digji-
tale mund të ofrojnë shërbime shu-
më të vyera për udhëheqjen shpir-
tërore, por ato në asnjë rast nuk
mund të zëvendësojnë misterin e
rrëfimit.
Kontakti ynë dhe diskutimet
tona nuk mbarojnë këtu, thanë
shumë të pranishëm, por mbetet të
diskutojmë edhe shumë gjëra të
tjera në të ardhmen. Do ta vazh-
dojmë më tej këtë punë nën siglën
e Bashkimit Ndërkombëtar të
Mediave Digjitale për Pimantikën
Orthodhokse, të cilën e shpalli në
referatin e tij drejtori i Pemptusias,
Nikolaos Guraros.
Gjatë këtij takimi përjetuam
faktin se bota digjitale është një
oqean me ujëra të shumta. Nëse
mbartësi i fjalës në këtë botë të
mrekullueshme, njeriu, realizon
qëllimin e tij, shërimin dhe bashki-
min e Hipostazës së tij në Krishtin,
atëherë Zoti do të bekojë ekosiste-
min digjital, duke e transformuar
në një hapësirë dhe vend paqeje,
që ka si synim Mbretërinë e ardh-
shme.
Ky kuptim u përforcua edhe
nga Misteri i Eukaristisë Hyjnore
në Manastirin e Shenjtë të Gonias,
në shtëpinë e Zonjës sonë të En-
gjëjve, që u celebrua nga jerond
Efremi, igumeni fort i nderuar i
Manastirit të shenjtë dhe të madh
të Vatopedhit.
Kolimbari:
Akademia Teologjike e Kretës

3