KONGRESI I PARË NDËRKOMBËTAR I MJETEVE
DIGJITALE DHE PIMANTIKËS ORTHODHOKSE
Në datat 7-9 maj 2015, në
mjediset e hotel “Divani Apollon
Palace”, në Glifadha të Athinës, u
mbajt Kongresi i Parë Ndërko-
mbëtar i Mjeteve Digjitale dhe
Pimantikës Orthodhokse me titull:
“Ujë i gjallë”, i cili u organizua nga
revista digjitale “Pemptousia”, në
bashkëpunim me portalet në
internet “Orthodox Christian
Network” (SHBA) dhe “Bogo-
sllov” (Rusi).
Kongresi u realizua nën kuj-
desin e Tërëshenjtërisë së Tij, Pa-
triarkut Ekumenik, Vartholomeut.
Në të morën pjesë 75 specialistë
të kësaj fushe, klerikë ortho-
dhoksë dhe laikë nga 21 vende.
Në këtë forum u përfaqësuan të
gjitha Kishat Orthodhokse Auto-
qefale dhe Kishat autonome. Me
këtë rast u lexuan përshëndetjet-
mesazhe të primatëve të tyre. Kjo
ngjarje vërteton interesimin e
shtuar të botës Orthodhokse për
çështjen e përdorimit të mjeteve
digjitale në veprën pimantike të
Kishës, por edhe unitetin eku-
menik të Kishës Orthodhokse.
Nga Kisha Orthodhokse Auto-
qefale e Shqipërisë në veprimtari
mori pjesë atë Harallamb Gjoka.
Qëllimi i këtij takimi ishte
njohja e ndërsjellë e personave që
punojnë në Mjetet Orthodhokse
Digjitale dhe koordinimi i për-
pjekjeve të tyre për një përhapje
sa më të efektshme të Ungjillit, si
dhe për implementimin e traditës
orthodhokse të krishterë te çdo
njeri që ka vullnet të mirë.