EmailFacebookKontakt

Konferencë për Paqen në Lindjen e Mesme: Dhuna në emër të fesë dhunon vetë thelbin e fesë

Nga 18-20 tetor 2015, u organizua në
Athinë, Greqi, Konferenca Ndërkombëtare
“Pluralizmi fetar e kulturor dhe bashkëjetesa
paqësore në Lindjen e Mesme”, me pjesë-
marrjen e krerëve më të lartë të Kishës Ortho-
dhokse, por edhe të përfaqësuesve të dogmave
e besimeve të tjera fetare, si dhe të politikanëve
e personaliteteve të njohura nga fusha të
ndryshme.
Punimet e Konferencës i hapi me një
përshëndetje Presidenti i Republikës së
Greqisë, zoti Prokopis Pavllopullos, i cili theksoi
se “Kjo Konferencë zhvillohet në një moment
kritik, për shkak të fenomeneve të papara të
dhunës në Lindjen e Mesme, në djepin dhe në
shtratin e diversitetit kulturor, por që në ditët
tona po shndërrohet në një vullkan që mund të
shpërthejë nga çasti në çast.
Patriarku Ekumenik, Vartholomeu I, në
mesazhin e tij theksoi midis të tjerave: “Ne
mbështetim dialogun ndërfetar për dënimin e
krimeve në emër të fesë. Rekomandojmë
intensifikimin e punës së Këshillit Kishtar të
Lindjes së Mesme. Fatkeqësisht, në ditët tona,
me mijëra njerëz të të gjitha feve përndiqen
dhe largohen nga atdheu i tyre, nga Lindja e
Mesme”.
Konferencë për Paqen në Lindjen e Mesme
Dhuna në emër të fesë
dhunon vetë
thelbin e fesë
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë
Shqipërisë, Anastasi, duke folur në këtë
Konferencë për Pluralizmin Fetar, iu drejtoi
thirrje udhëheqësve fetarë për të krijuar së
bashku një theologji dhe antropologji
paqësore, duke përthithur nga pasuria e
parimeve fetare dhe nga faqet më të mira të
traditës sonë. Në mënyrë të veçantë duhet të
dënohet çdo formë dhune.
Duke iu referuar dhunës në emër të fesë,
Fortlumturia e Tij, Anastasi, theksoi: “Dhuna
në emër të fesë është një krim kundër vetë
fesë. Asnjeri nuk ka të drejtë të përdorë vajin
e fesë, për t’i fryrë zjarrit të konflikteve. Feja
është dhuratë e shenjtë, që qetëson shpirtrat,
shëron plagët dhe i sjell më afër individët dhe
popujt”.
Në Konferencë përshëndetën dhe folën
rreth temës primatë e përfaqësues nga Patri-
arkanat dhe nga Kishat Orthodhokse të mbarë
botës dhe përfaqësues të besimeve të tjera.
Korresp i “Ngjallja”

3