EmailFacebookKontakt

Konferencë për Hierapostullimin dhe Ungjillëzimin në Botë e Këshillit Botëror të Kishave

Nga 8-13 mars 2018, në Arusha-
Tanzani, u zhvillua Konferenca e
Komisionit të Këshillit Botëror të
Kishave (WCC), për Hierapostulli-
min dhe Ungjillëzimin në Botë. Ky
komision mblidhet afërsisht çdo 10
vjet dhe takimi i parë është mbajtur
në vitin 1910 në Edinburg, Skoci.
Sot WCC përfshin 348 kisha ortho-
dhokse e protestante, por në Komi-
sionin për Hierapostullimin dhe
Ungjillëzimin në Botë marrin pjesë,
me të drejta të plota, edhe Kisha
Katolike dhe disa kisha protestante
që zyrtarisht nuk janë anëtare. Kjo
konferencë është mbledhur në këtë
qytet afrikan 60 vjet më parë
Në këtë konferencë morën pje-
së më shumë se 1000 përfaqësues
nga e gjithë bota e krishterë. Gji-
thashtu, mori pjesë edhe Kisha jo-
në, si anëtare me të drejta të plota
në këtë organizëm mjaft të rëndësi-
shëm të krishterë. Të gjithë pjesë-
marrësit janë të angazhuar në hier-
apostullim dhe ungjillëzim në ven-
det e tyre dhe vijnë nga tradita të
ndryshme të krishtera. Mjaft fry-
mëzues, për të gjithë pjesëmarrë-
sit, ishte dhe konteksti e spirituali-
teti i të krishterëve afrikanë.
Në axhendën e saj 6-ditore për-
fshiheshin sesione plenare, me
pyetje-përgjigje, studime të Biblës,
Konferencë për Hierapostullimin dhe Ungjillëzimin në Botë
e Këshillit Botëror të Kishave
Arusha, Tanzani
punë në grupe, reflektime dhe lutje,
si dhe shkëmbime kulturore.
Në konferencë u theksua rën-
dësia e Hierapostullimit dhe Ungji-
llëzimit te të gjithë ata që nuk kanë
dëgjuar kurrë për mësimin e Zotit
Krisht, si dhe për qëllimin që kemi
ne si të krishterë për të qenë “kripa
e botës” pikërisht në kohë të tilla,
kur ideologji e qëndrime të ndry-
shme tentojnë të shembin themelet
e parimeve bazë të jetës.
Në dokumentin final që u mira-
tua unanimisht, disa prej pikave
ishin:
Pavarësisht nga disa rreze të
ndritshme shprese, ne duhet të ma-
rrim në konsideratë që ka forca
vdekjeprurëse që tronditin rendin
botëror dhe po shkaktojnë vuajtje
për shumë njerëz në botë. Konsta-
tohet akumulim shokues i pasurisë
për shkak të një sistemi financiar
global, i cili pasuron disa dhe varfë-
ron shumicën. Kjo është rrënja e
shumë luftërave, konflikteve, shka-
tërrimeve ekologjike dhe vuajtjeve
të sotme. Ne jemi të vetëdijshëm
se barra më e rëndë bie mbi njerë-
zit e shtresave të margjinalizuara.
Ky sistem e ka kthyer tregun fi-
nanciar në një nga idhujt e kohës
sonë dhe ka përforcuar kulturën e
dominimit dhe diskriminimit, e cila
vazhdon të izolojë dhe të përja-
shtojë miliona njerëz, duke i mbaj-
tur në kushte të mjerueshme e
shfrytëzuese.
Këto çështje nuk janë të reja për
vitin 2018, por Shpirti i Shenjtë
vazhdon të veprojë në kohën tonë,
dhe na thërret në mënyrë urgjente
që, si komunitete të Krishtera, t’u
përgjigjemi me reagim personal
dhe komunitar, si dhe nëpërmjet
hierapostullimit transformues.
Të qenurit hierapostull është jo
vetëm një dhuratë, por edhe një thi-
rrje, për të qenë bashkëpunëtor
aktiv i Perëndisë për të transformu-
ar botën.
Nëpërmjet Ungjillëzimit, ne për-
çojmë hirin e Perëndisë ashtu si dhe
Etërit e hershëm të Kishës e quanin
“theosis” ose hyjnizim.
Si dishepuj të Krishtit, në më-
nyrë individuale dhe kolektive:
Ne jemi të thirrur, nëpërmjet
pagëzimit tonë, në hierapostullim
transformues: një mënyrë jete me
në qendër Krishtin, në një botë ku
shumë njerëz përballen me dëshpë-
rim, refuzim, vetmi e mosvlerësim.
Ne jemi thirrur për të adhuruar
Perëndinë Triadik, Perëndinë e
drejtësisë, dashurisë dhe hirit në një
kohë kur shumë njerëz në botë
adhurojnë perëndinë e rreme të
sistemit tregtar (sistemit kapitalist,
korporatave etj.).
Ne jemi thirrur të shpallim laj-
min e mirë të Jisu Krishtit – plotë-
sinë e jetës, pendimin dhe faljen e
mëkateve dhe premtimin e jetës së
përjetshme – me fjalë dhe vepra,
në një botë të dhunshme, ku shu-
më sakrifikohen tek idhujt e vde-
kjes dhe shumë të tjerë nuk e kanë
dëgjuar Ungjillin.
Ne jemi thirrur që të dallojmë
dhe zbulojmë fjalën e Zotit në një
botë që komunikon me shumë me-
sazhe kontradiktore, të ngatërrua-
ra dhe të rreme.
Ne jemi thirrur që të kujdesemi
për krijimin e Perëndisë dhe të soli-
darizohemi me kombet që janë pre-
kur rëndë nga ndryshime klimati-
ke, të shkaktuara nga shfrytëzimi i
pamëshirshëm i natyrës për shkak
të lakmisë dhe konsumizmit.
Ne jemi thirrur për të qenë dë-
shmitarë besnikë të dashurisë tran-
sformuese të Perëndisë në dialog
me njerëzit e besimeve të tjera, në
një botë ku politizimi i identiteteve
fetare shpesh shkakton konflikt.
Ne jemi thirrur të jetojmë bre-
nda dritës së Ngjalljes, që ofron
mundësi plot shpresë për transfor-
mim.
Atë Grigor Pelushi

3