Konferencë Ndërkombëtare
për Spiritualitetin Orthodhoks
Nga data 7 deri më 10 shtator 2016, u zhvi-
Ilua Konferenca e 24-t Ndërkombëtare për
Spiritualitetin Orthodhoks, me temë “Martinzimi
dhe kungimi”, me mbështetjen e Kishave Ortho-
dhokse. Veprimtaria u zhvillua në Manastirin e
Bozesë, 1 cili organizon rregullisht veprimtari të
tilla ndërfetare.
Konferenca kishte për qëllim lidhjen e
ngushtë midis dëshmisë së martirëve ndaj
Krishtit dhe se si paraqiten ato në shkrimet e
Etërve dhe Traditën e Kishave Orthodhokse.
Kjo temë ka një aktualitet dramatik në kohën
tonë, kohë luftërash e persekutimesh, që prekin
shumë komunitete të krishtera në botë. Përvoja
e martirëve të shekullit XXI është një trashëgimi
evangjelike për kishat dhe botën mbarë, dëshmi
që hap rrugën e afrimit dhe ndërpret zinxhirin e
urrejtjes.
Në veprimtari morën pjesë përfaqësues
nga Kishat Orthodhokse, ajo Romanokatolike,
Armene, Anglikane, murgj e teologë etj. Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë u pérfa-
qësua nga Episkopi 1 Bylisit, Asti.
Ditën e parë, pas përshëndetjes së priorit të
Manastirit të Bozesë, Enzo Bianchi, u lexua
përshëndetja e Patriarkut Ekumenik, Vartholo-
meut, 1 cili kujtoi ndër të tjera se: Kisha Ortho-
dhokse ka qenë thellësisht e shënjuar nga ndje-
nja e martirizimit dhe vuajtjes, sidomos në Azi-
në e Vogël, në Rusi dhe së fundmi në Lindjen e
Mesme dhe në Afrikën e Veriut, por nga kjo
sprovë lind vullneti 1 përulur 1 afrimit, sepse
kungimi është justifikimi dhe arsyeja e marti-
rizimit. U lexuan edhe përshëndetjet e Kishës
Orthodhokse Ruse, e përfaqësuesit të Papës etj.
(Në seancat në vazhdim do të lexoheshin për-
shëndetjet e Kishave të tjera Orthodhokse).
Fjala e Kryepiskopit Anastas për këtë konfe-
rencë u lexua nga Hirësi Asti. Ndërsa tema
“Gjaku 1 martirëve, farë e bashkimit”, e shkruar
nga Patriarku 1 Antiokisë Yohanna X, u lexua
nga përfaqësuesi 1 tij. Punimet vijuan me fjalët
e pjesëmarrësve dhe diskutime.
Në ditën e dytë, përveç përshëndetjeve, fja-
limeve e diskutimeve mund të veçohet edhe
celebrimi 1 Liturgjisë Hyjnore Orthodhokse, ku
bashkëmeshuan klerikë të kishave të ndryshme
në gjuhët e tyre.
Ditën e fundit të Konferencës, u bë mbyllja
e diskutimeve dhe u nxorën konkluzionet e
(Vijon në faqen 4)
Konferencë Ndërkombëtare
për Spiritualitetin Orthodhoks
(Vijon nga faqja 3)
veprimtarisë, ku mund të veçohet vlerësimi
1 veçantë 1 fjalëve të përshëndetjes së Krye-
piskopit Anastas.
Përshëndetjen përmbyllëse e bëri priori 1
manastirit, Enzo Bianchi, 1 cili falënderoi
delegatët e të gjitha kishave që e bënë të mu-
ndur veprimtarinë me pjesëmarrjen e tyre.
Takimet ekumenike ndërkombëtare për
spiritualitetin orthodhoks te organizuara nga
Manastin 1 Bozesë janë kthyer ndër vite një pikë
referimi në rang ndërkombëtar për dialogun
ekumenik ndërtëkrishterë dhe për studimin e
traditës shpirtërore të Lindjes së krishterë dhe
janë një rast 1 çmuar për takime vëllazërore e
shkëmbim këndvështrimesh, 1 hapur për të gjitha
kishat e studiuesit.