EmailFacebookKontakt

Konferencë Ndërkombëtare për dialogun midis besimeve

Në datën 3 maj 2018, në
mjediset e Hotel Rogner Interna-
tional, në Tiranë, u zhvillua Kon-
ferenca Ndërkombëtare për dia-
logun midis besimeve: “Shqipëria,
një model i harmonisë ndërfetare
për Evropën”. Organizatorët e saj,
me mbështetjen e Ambasadës së
Austrisë në vendin tonë, ishin
Universiteti “Beder”, Kolegji Uni-
versitar “Logos” dhe Universiteti
Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Në të morën pjesë kryetarët e
Komuniteteve Fetare, klerikë,
përfaqësues shtetërorë, akade-
mikë, studiues e teologë nga Shqi-
përia, Evropa etj.
Konferencë Ndërkombëtare
për dialogun midis besimeve
Seanca e parë e Konferencës,
që u moderua nga Kryetarja e
Komitetit për Kultet, znj. Loreta
Aliko, u hap nga Amabsadori i
Austrisë, z. Johann Sattler, dhe më
pas përshëndeti Nunci Aposto-
lik në Shqipëri, Mons. Charles
Brown dhe Ministrja e Kulturës,
znj. Mirela Kumbaro. Në va-
zhdim e morën fjalën krerët e
Komuniteteve Fetare, duke nisur
nga Kryetari i Komunitetit Mysli-
man, Hirësia e Tij Skënder Bruçaj,
dhe Kryepiskopi i Tiranës, Du-
rrësit dhe i Gjithë Shqipërisë,
Fortlumturia e Tij Anastasi, i cili
tha se “Gjatë këtyre viteve u për-
poqëm të kultivonim respektin
e ndërsjellë, reciprocitetin dhe
bashkëjetesën harmonike reci-
proke”… Duke theksuar më tej se
“Ne përpiqemi të marrim lëngjet
nga rrënjët e shëndetshme të bio-
mës fetare dhe të ndihmojmë në
zhvillimin social dhe përparimin
e Shqipërisë…”. Më pas foli Krye-
gjyshi Bektashian, Haxhi Dede
Edmond Brahimaj dhe Presidenti
i Vëllazërisë Ungjillore, z. Ylli Doçi.
Në fund, kryetarët e Komu-
niteteve Fetare nënshkruan një
deklaratë të përbashkët.
Më pas u vazhdua me sesionet
e veprimtarisë, ku folën pedagogë
nga të tria universitetet, teologë,
studiues të huaj etj.

3