EmailFacebookKontakt

Koncerti i Krishtlindjes i shkollës shqiptaro-amerikane “Protagonistët”

Çdo vit për Krishtlindje shkolla shqiptaro – amerikane “Protagonistët”,
në Tiranë, organizon një koncert të bukur e të larmishëm.
Kjo traditë u ndoq edhe këtë fundvit, më 20 dhjetor 2016, kur qindra
fëmijë, prindër, mësues etj., u mblodhën për t’i ndjekur në amfiteatrin e
Qendrës Kulturore të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.
Programi ishte i pasur me këngë, poezi, humor etj., dhe përveçse në
shqip vogëlushët recituan e kënduan edhe në anglisht e greqisht, gjuhë
që i kanë në programin mësimor.
Mes tyre, si gjithmonë, ishte edhe Kryepiskopi Anastas, i cili në fund
u ngjit në skenë për t’i uruar dhe ndarë bashkë me ta gëzimin e festave.

3