EmailFacebookKontakt

Koncert paskal me “Këngë e valle për emocione të përbashkëta”

Qendra Kulturore e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë
Koncert paskal me
“Këngë e valle për emocione të
përbashkëta”
Në kuadrin e veprimtarive kulturore
paskale, në sallën e Qendrës Kulturore të
Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë,
u dha koncerti i Liceut Grek të Vajzave:
“Këngë e valle për emocione të për-
bashkëta”. Kjo veprimtari u organizua pas
përgjigjes pozitive ndaj ftesës që ky grup 1
kishte bërë Kryepiskopatës së Shenjtë të
Tiranës.
Liceu Grek 1 Vajzave është themeluar
në vitin 1911 dhe është dalluar si për
koncertet e pasura me këngë e valle tra-
dicionale, në dhjetëra vende të ndryshme,
për çmimet e shumta që ka marrë, ashtu
edhe për mbledhjen e rijetëzimin e ko-
stumeve tradicionale. Programi 1 shfaqjes
përmbante këngë e valle nga të gjitha zonat
e Greqisë, ku ranë në sy edhe disa këngë
tradicionale arvanitase, si “Moj nane na”,
“Një trehantiraki”, “Tunde-tunde”, “Do ta
pres”.
Në fund, pjesëtarët e grupit, që emo-
cionoi publikun e shumtë që e mbushi sa-
Ilën përtej çdo kapaciteti, u përshëndetën
nga Kryepiskopi Anastas. Grupi shoqë-
rohej nga politikani 1 mirënjohur grek me
origjinë arvanitase Theodhoros Pangallos,
i cili ka qenë zëvendëskryeministër,
ministër 1 jashtëm etj., 1 vendit fqinj.
Për këtë koncert, një falënderim i ve-
çantë 1 takon edhe sponsorëve që mundë-
suan zhvillimin e veprimtarisë me dona-
cionet e tyre: Spitali HYGEIA, Tiranë:
firma Hellas GOLD, ANTEA Cement,
firma INFANTIS dhe TIRANA Bank.

3