EmailFacebookKontakt

Koncert i suksesshëm i Orkestrës “Mikis Theodhorakis” në Tiranë

Të shtunën, 18 nëntor 2017,
ora 18:00, në amfiteatrin e
Qendrës Kulturore të Katedrales
“Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u
zhvillua një veprimtari mbresë-
lënëse. Para publikut kryeqytetas
u dha koncerti i Orkestrës “Mikis
Theodhorakis”, ku këngëtarët
Sofia Papazoglou dhe Kostas
Makedhonas kënduan disa nga
këngët më të njohura të kompo-
zitorit të madh me famë botërore.
Kjo veprimtari ishte organizuar nga
Kryepiskopata e Tiranës, e Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë, nëpërmjet Lidhjes së Inte-
lektualëve Orthodhoksë.
Aktiviteti u hap nga shkrimtari
Minas Vindiadhis dhe më pas e
bija e kompozitorit, znj. Margarita,
lexoi letrën përshëndetëse të Mikis
Theodhorakis drejtuar Kryepi-
skopit Anastas. Në këtë përshë-
ndetje, Fortlumturia e Tij falë-
nderohej për mundësinë që u kri-
joi për koncertin, si dhe shpre-
heshin ndjenjat e sinqerta të mi-
qësisë për popullin shqiptar, si dhe
gëzimi dhe emocioni që kompo-
Koncert i suksesshëm
i Orkestrës “Mikis Theodhorakis” në Tiranë
Veprimtaria u organizua nga Kisha jonë,
nëpërmjet Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë
zitori kishte ndier para shumë vje-
tësh, kur kishte vizituar vendin
tonë.
Koncerti ngjalli një interesim të
rrallë dhe numri i atyre që dëshi-
ronin ta ndiqnin ishte shumë më i
madh sesa kapaciteti, por, në fund,
të gjithëve iu krijua mundësia të
futeshin në sallën e shfaqjes, që
kësaj radhe u duk tepër e vogël;
disa e ndoqën në ekranet e mëdha
të vendosura në mjediset jashtë.
Në koncert, krahas muzikan-
tëve, artistëve, diplomatëve, in-
telektualëve personaliteteve të
shumta, nderoi me pjesëmarrjen
e tij edhe Presidenti i Republikës,
z. Ilir Meta.
Në fund, përshëndeti orke-
strën dhe të pranishmit edhe
Kryepiskopi Anastas, i cili theksoi
se, për të pasur ura komuniki-
mi mes njerëzve e popujve, duhet
e vërteta, bukuria, drejtësia dhe,
mbi të gjitha, dashuria.
Me këtë rast, në një nga mje-
diset pranë sallës, ishte përgatitur
edhe një ekspozitë me partitura,
botime, CD, fotografi etj., nga
koleksioni personal i kompozi-
torit Mikis Theodhorakis.
Një ditë më parë, të premten,
më 17 nëntor, në Paraklisin
“Lindja e Krishtit”, të Katedrales,
ora 19:30, u organizua një natë
poetike kushtuar “Poetëve që
deshi Miki!”. Aktorja greke Ka-
terina Zafiropulu dhe regjisori
shqiptar Enkel Fejzollari, inter-
pretuan, në të dyja gjuhët, poema
të Elitis, Ricos, Livadhitis dhe
poetëve të tjerë, me sfond muzi-
kor, mundësuar nga mjeshtri i
veglave me perkusion Stefanos
Papangelidhi – Theodhorakis, nipi
i kompozitorit.

3