EmailFacebookKontakt

Komuniteti Ortodoks vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm

Sot jemi mbledhur për promo-
vimin e botimit të parë të një kolane
të rëndësishme mbi trashëgiminë
e komuniteteve fetare tradicionale
të Shqipërisë. Kjo trevë ka një tra-
shëgimi të shumanshme kulturore
mjaft të pasur, duke e radhitur ven-
din tonë me dinjitet krahas vendeve
të tjera të rajonit, por dhe më gjerë.
Iniciativa e revistës “Art & Tra-
shëgimi” për botimin e kësaj kola-
ne, e cila ka për qëllim të nxjerrë
në pah vlerat e krijuara në shekuj
është për t’u përshëndetur, sepse

Nga fjala në veprimtari e Mitropolitit të Korçës, Hirësi Joan Pelushit
Komuniteti Ortodoks vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm
ajo do të japë një ndihmesë të
çmuar në njohjen e këtij thesari.
Mendoj se këto botime jo vetëm që
do të ndihmojnë në njohjen më mi-
rë të trashëgimisë sonë, por do të
japin gjithashtu edhe një kontri-
but të rëndësishëm në zhvillimin e
mëtejshëm të tyre, duke rritur in-
vestimin shpirtëror, aq të domos-
doshëm në botën e sotme, që shqu-
het për një mungesë të madhe në
përjetimin shpirtëror. Sa më e ma-
dhe të jetë errësira, aq më e ne-
(vijon në faqen 10)

vojshme është drita, sado e vogël
që të jetë.
Ruajtja dhe promovimi i tra-
shëgimisë sonë të pasur është
ruajtja e identitetit tonë, ruajtja e
dëshmisë për praninë e qytetërimit
dhe kulturës në këtë vend dhe e
kujtesës sonë historike. Prandaj
duhet vlerësuar dhe inkurajuar
vazhdimisht çdo përpjekje për
ruajtjen, mirëmbajtjen dhe promo-
vimin e tyre, sepse dëmtimi i tyre,
siç ka ndodhur për fat të keq me
një pjesë të madhe të trashëgimisë
sonë, do të sjellë edhe dëmtimin e
vetë identitetit dhe të shoqërisë
sonë…
Le të marrim si shembull para-
qitjen që i është bërë ikonografisë
sonë. Ikonat janë paraqitur sikur të
ishin bërë vetvetiu. Nuk është fo-
lur pothuajse fare për frymën që i
frymëzonte ikonografët dhe për
ambientin e tyre fetaro-kulturor ku
ata jetonin. Që Onufri ka qenë
protopapë (prift i parë), pak për-
mendet. Edhe kur përmendet, kjo
bëhet vetëm thjesht si pjesë e bio-
grafisë së tij dhe jo si pjesa kryeso-
re e frymëzimit dhe e përjetimit të
asaj që ai pikturonte. Sepse stili që
karakterizon artin bizantin, ka të
bëjë kryesisht me shprehjen feta-
re, ose e thënë ndryshe, me për-
kthimin e teologjisë së Kishës në
mjete artistike, qofshin ato muziko-
re, arkitekturore, ikonografike etj.
Qëllimi i artit ishte të shprehte
misterin e besimit, prandaj ky art
është i mbushur me një simboli-
zëm shpirtëror kaq të pasur dhe të
thellë. Kisha Ortodokse, e cila ish-
te krijuesja e kësaj trashëgimie të
pasur kulturore, për arsye të ndry-
shme, përmendej fare pak ose
aspak, duke u lënë pothuajse në
hije…
Fakti që kohët e fundit shihet
një qasje më realiste dhe më
shkencore ndaj tyre është shpresë-
dhënës, dhe pa dyshim, botimi që
promovojmë sot, është me të
vërtetë një dëshmi e mirë. Ky bo-
tim, që i kushtohet Trashëgimisë
Ortodokse në Shqipëri, është një
botim serioz, si nga artikujt e shkru-
ar, ashtu edhe nga paraqitja e mre-
kullueshme grafike. Artikujt e
ndryshëm për historinë, albano-
logjinë, sociologjinë, antropologji-në,
spiritualitetin, arkitekturën, mo-
zaikët, pikturën dhe ikonografinë,
artet e zbatuara, muzikën, kodikët
dhe miniaturat, përbëjnë një thesar
të madh për studimin e kulturës dhe
artit në vendin tonë, sepse kjo tra-
shëgimi e pazëvendësueshme, e
studiuar me kujdes, do të jetë me të
vërtetë një ndihmesë e jashtëza-
konshme për të kuptuar më mirë
veten tonë. Le të kujtojmë fjalët e
Tukiditit: …Për çdo vlerë kultu-
rore, trashëgimtarë të pronësisë së
saj janë të gjithë ata që zotërojnë
një respekt për të.
Por kontributi i Kishës Orto-
dokse nuk mund të kufizohet vetëm
në trashëgiminë e së shkuarës dhe
si një vlerë thjesht muzeore. Ko-
muniteti Ortodoks është një ko-
munitet i gjallë dhe po vazhdon edhe
sot, nën drejtimin largpamës të
Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit
Anastas, të zhvillojë në mënyrë
krijuese artin e mrekullueshëm të
tij në arkitekturë, ikonografi, mo-
zaik, artet e zbatuara, muzikë etj.,
dhe të japë një kontribut të rën-
dësishëm si në ruajtjen e vlerave,
ashtu edhe në zhvillimin e tyre.
Artikujt e shkruar në këtë botim,
rreth Katedrales së Tiranës, tre-
gojnë jo vetëm vazhdimësinë e
zhvillimit të kontributit ortodoks në
art dhe kulturë, por edhe nivelin e
lartë të risisë që ai po sjell në pa-
surimin e tyre aktual. Ai jep gji-
thashtu një kontribut të madh si në
studimet në fusha të ndryshme,
ashtu edhe në jetën sociale. Sepse,
nëse arti, kultura dhe mësimi shpir-
tëror i Kishës Ortodokse nuk kon-
tribuon në formimin kulturor dhe
shpirtëror të shoqërisë së sotme dhe
nuk është pjesë e një përjetimi në
jetën e përditshme, atëherë do të
ketë vetëm një vlerë estetike të
sipërfaqshme…
(vijon nga faqja 9)
Komuniteti Ortodoks vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm

3