Nga data 9 deri më 13
nëntor 2016, në Pallatin e
Kongreseve u mbajt Panairi
1 Librit, në të cilin morën
pjesë dhjetëra shtëpi
botuese. Ishte e pranishme,
siç është bërë tashmë traditë,
edhe Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë, me
botimet e saj të shumta dhe
të larmishme, ku tërhiqnin
vëmendje veçnërisht botimet
e reja. Stenda e Kishës sonë
pati vizitorë të shumtë, që
edhe bashkëbisedonin dhe
kërkonin më shumë
informacion.