EmailFacebookKontakt

Kisha Orthodhokse, bekim për vendin – Fragment nga fjala e Kryepiskopit Anastas në Shërbesën e Fronëzimit, 2 gusht 1992

Kisha Orthodhokse, bekim për vendin
– Fragment nga fjala e Kryepiskopit Anastas në Shërbesën e Fronëzimit, 2 gusht 1992 –
“Kisha Orthodhokse e Shqipërisë përbën para së gjithash bekim për vendin, në të cilin lëviz. Lulëzimi 1
saj dhe zhvillimi 1 përgjithshëm 1 veprimtarisë së saj, do të ndikojë në mënyrë vendimtare në punën mëkëmbëse
të të gjithë vendit.
E para: Duke lëçitur me entuziazëm besën te Perëndia 1 Trinishëm, hirin dhe mëshirën e TIJ të pakufishme,
dashurinë e paanshme, 1 paraqet popullit pa ndërprerje mendime të reja, ideale të reja, shpresë dhe fuqi të
qëndrueshme, për të vazhduar luftën në këtë periudhë të vështirë, në të cilën dekurajimi dhe humbja e
shpresës po e kërcënojnë. Ndihma më e rëndësishme e Kishës në lëmin social është se ajo edukon njerëz
të pjekur, me përgjegjësi, të ndershëm, që luftojnë me ndërgjegje edhe atëherë kur asnjë, dhe asgjë e
jashtme, nuk 1 detyron që të jetojnë me dashuri dhe krijimtari, duke ngritur lart pa zhurmë mbarë tërësinë
shoqërore.
E dyta: Kisha Orthodhokse ka qenë gjithnjë e do të jetë faktor bashkimi, paqeje dhe pajtimi në Shqipëri,
duke lëçitur ndjesën e mirëkuptimin dhe duke ofruar motive të brendshme dhe fuqi për to. Duke vazhduar
traditën e vjetër të tolerancës fetare në Shqipëri, përkrah sinqerisht bashkekzistencën paqësore dhe
respektimin reciprok të komuniteteve të ndryshme fetare. Po njëkohësisht kultivon ndjenja respekti e
dashurie edhe për ata që ende qëndrojnë indiferentë apo dhe negativë ndaj fesë. Respektimi 1 lirisë së çdo
individi, pavarësisht nëse beson apo jo, karakten zon moralin orthodhoks “çdo person është 1 shenjtë, sepse
është krijuar sipas ikonës së Perëndisë”.
E treta: Me veprimtaritë konkrete për të cilat folëm më sipër, shpresojmë se Kisha jonë do të ndihmojë
në tërë përpjekjen për zhvillim të Shqipërisë, në mënyrë që ajo të zërë, në një kohë sa më të shkurtër,
vendin që 1 takon në Evropë. Dhe, si gjithnjë, anëtarët e saj do të mbrojnë me konsekuencë të drejtat e
vendit…”

3