EmailFacebookKontakt

Kisha e Shën Marisë në Manastirin e Apollonisë

Apollonia, sipas burimeve
historike, në shek. V del si episko-
patë më vete, me episkop Feliksin.
Si e tillë, ajo vazhdon të përmendet
edhe në shek. VI. Këto të dhëna
tregojnë se bashkësia e krishterë,
që thuhet se ishte krijuar nga apo-
stull Pavli, jo vetëm që mbijetoi, por
edhe u zhvillua, duke arritur të
bëhet një qendër e dëgjuar epi-
skopale.
Në vazhdim të këtyre shekujve,
për të gjithë vendin tonë krijohet
një gjendje shumë e errët për sa u
përket burimeve historike. Megji-
thatë, monumentet që shpëtuan dë-
shmojnë vazhdimësinë. Nisur prej
tyre, krijohet mundësia që të plo-
tësohen dhe të saktësohen të dhëna
të rëndësishme për hartimin e his-
torisë së Kishës dhe besimit të kri-
shterë në vendin tonë.
Një nga këto monumente, i cili
arriti të shpëtojë në një gjendje disi
të mirë, është kisha dhe, pjesërisht,
manastiri “Fjetja e Shën Marisë”
në Apolloni.
Kisha e këtij manastiri është
konsideruar nga studiues të deri-
sotëm si një ndërtim i shek. XII-
XIV . Por, mendojmë, se faza fille-
stare e ndërtimit duhet të jetë
shumë më e hershme. Ka shumë
mundësi që kjo kishë të lidhet me
katedralen e episkopatës së shek.
V-VI. Si element kryesor për të
mbështetur këtë mendim është
shkallarja përreth absidës së kishës,
në pjesën e saj të brendshme, që
ruhet pjesërisht deri në ditët tona.
Kjo shkallare tregon qartë për një
funksion të veçantë dhe konkretisht
për vendosjen e froneve ku uleshin
episkopët. Ky element është kon-
statuar edhe më parë dhe është
pranuar se kisha ka qenë katedër
episkopale, por nuk është sqaruar
fakti se në shek. XII-XIV Apollonia
nuk ka qenë asnjëherë qendër
episkopale. Për një datim të her-
shëm të kësaj kishe, tregojnë, jo
Kisha e Shën Marisë në Manastirin e Apollonisë
vetëm zgjidhja arkitektonike, por
edhe teknika e ndërtimit dhe mate-
rialet e përdorura në fazën e saj
fillestare.
Kisha e Shën Marisë në Mana-
stirin e Apollonisë, siç vërehet edhe
në gjendjen e sotme, paraqet një
zgjidhje arkitektonike të mirë-
njohur që në kohët më të lashta të
kishave bizantine. Nga ana tipo-
logjike kjo kishë përfshihet në
kishat e tipit “kryqi i brendashkru-
ar me kupolë”. Ajo është me për-
masa të konsiderueshme për një
kishë manastiri, kurse si katedrale
ajo plotësonte në të gjitha drejti-
met, si anën funksionale, ashtu
edhe atë arkitektonike.
Në ndërtim janë përdorur blloqe
guri të nxjerra nga rrënojat e monu-
menteve antike të Apollonisë, gjë
që e përforcoi mendimin se faza e
parë e ndërtimit lidhet me kishën
katedrale të episkopatës së Apollo-
nisë të shek. V-VI.
Në faqen e brendshme të murit
perëndimor të sallës kryesore është
ruajtur një copë afresku, ndoshta
ndonjë shenjtor. Kjo pjesë pikture,
megjithëse shumë e vogël, tregon
se kisha ka qenë e pikturuar me
afreske, që në kohët më të lashta.
Në sondazhet e bëra më vonë
është zbuluar edhe një skenë e
vogël, e pikturuar në niken e majtë
të absidës. Në këtë skenë të vogël
paraqitet zbritja e trupit të Krishtit
nga kryqi. Kjo pikturë në afresk
është gjithashtu e fazës së parë të
pikturimit të kishës dhe e njëkoh-
shme me portretin që përmendëm.
Në studimet e fundit, fragmentet e
pikturës murale të zbuluara brenda
kishës, janë konsideruar si më të
hershme nga piktura murale e tra-
pezarisë.
Manastiri përreth gërmadhave
të katedrales së Apollonisë tregon
për një kohë rigjallërimi të besimit
dhe Kishës së krishterë. Ky ma-
nastir është nga më të hershmit në
zonën e Myzeqesë dhe në kohën e
tij ishte edhe një qendër e rëndë-
sishme kulturore kishtare. Për
periudhën e parë të këtij manastiri
nuk ka ndonjë të dhënë historike.
Ekziston diçka për praninë e një
ndërtese të veçantë brenda oborrit,
e cila, për nga trajtimi arkitektonik
dhe zbukurimi i brendshëm, tregon
se ishte trapezaria e manastirit. Kjo
trapezari ka rëndësi, sepse është e
vetmja që ruhet në vendin tonë.
Nga ana tjetër, ajo ka vlera të
mëdha arkitektonike e artistike të
ruajtura mjaft mirë…
Në qoftë se kemi parasysh
diplomën e perandorit bizantin
Vasili II, drejtuar Kryepiskopit të
Ohrit, në vitin 1019, me anë të së
cilës i caktohen Kryepiskopatës së
Ohrit, për të gjithë territorin në
varësinë e saj, 40 klerikë dhe 30
parikë etj., atëherë mendojmë se
Manastiri i Shën Marisë në Apollo-
ni ka qenë një qendër kulturore e
krishterë me rëndësi të veçantë.
Në qoftë se kemi parasysh diplomën e perandorit
bizantin Vasili II, drejtuar Kryepiskopit të Ohrit, në vitin
1019, me anë të së cilës i caktohen Kryepiskopatës së
Ohrit, për të gjithë territorin në varësinë e saj, 40 klerikë
dhe 30 parikë etj., atëherë mendojmë se Manastiri i Shën
Marisë në Apolloni ka qenë një qendër kulturore e
krishterë me rëndësi të veçantë.
(Vijon në faqen 10)

Ndërtimet e periudhës së parë
mendojmë të jenë të njëkohshme
me rindërtimin e përgjithshëm të
kishës së rrëzuar, si dhe me vetë
themelimin e manastirit. Teknika e
përdorur është njohur edhe në
ndërtimin e mureve rrethuese të ka-
lave mesjetare, si në Butrint, Be-
rat etj., dhe zë fill me rindërtimin e
kishave gjatë shek. X-XII.
Në një kohë më të vonë se
ndërtimi i trapezarisë, kishës i është
shtuar edhe eksonarteksi, i cili
ruhet në gjendje thuajse të plotë.
Në brendësi të narteksit ruhet një
skenë e pikturuar, ku paraqitet
familja perandorake e derës së
Paleologëve. Në qendër të kësaj
skene paraqitet perandori Mihail
Kisha e Shën Marisë në Manastirin e Apollonisë
Paleologu VIII. Ai, me veshje
ceremoniale, qëndron para së
Tërëshenjtës Mari, që i ka dorëzuar,
në mënyrë figurative, tempullin e
dhuruar prej tij. Perandori mban në
dorë një krisobulë, ku mendohet se
janë përcaktuar edhe pronat e
dhuruara me këtë rast nga pera-
ndori. Në një mbishkrim, që ruhet
në këtë skenë, perandorin e para-
qet si mbrojtës të murgjve, gjë që
mund të lidhet me funksionin krye-
sor, që duket se ushtronte akoma
ky manastir në përgatitjen e klerit
të krishterë. Në mbishkrime të tjera
paraqiten personat e tjerë të
familjes perandorake, që marrin
pjesë në këtë ceremoni kaq të
rëndësishme…
Ndërhyrja më e fundit në ko-
nakët e manastirit, gjysmë të
shkatërruar nga operacionet
luftarake austro-italiane të viteve
1916-1918, ishin ndërtimet e viteve
1960, kohë në të cilën manastiri u
kthye në muze arkeologjik. Në këtë
kohë edhe në kishë u ndalua të
kryheshin ritet fetare.
Koço Zheku

(Vijon nga faqja 9)

3