(Në të cilën morën pjesë mbi 300 pjesëmarrës: të gjithë klerikët e Shqipërisë,
laikë dhe të rinj të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë)
Autoriteteve Përgjegjëse Shtetërore
KËRKESË PËR KTHIMIN E KISHA VE, MANASTIREVE DHE
OBJEKTEVE TË SHENJTA
Fotografitë që tregojnë vajza
të reja, teksa reklamojnë fustane
nusërie sipër fronit dhespotik, pa-
ra Derës së Bukur dhe ikonave të
cilën mburret vendi ynë. Rikuj-
tojmë se veprime të tilla fyese, të
përsëritura, nuk “promovojnë”
trashëgiminë kulturore të vendit
ikonostasit, konkretisht në kishat
historike Orthodhokse të Beratit
dhe Elbasanit, janë një ofendim i
madh ndaj Kishës Orthodhokse.
Kjo ngjarje është një sakrilegj
i dukshëm dhe fyerje e ndjenjës
fetare. Sigurisht që ky fakt nuk
ndihmon harmoninë fetare për të
tonë. Vlen për t’u theksuar fakti
se sakrilegje të tilla nuk janë bërë
në asnjë objekt kulti të ndonjë
komuniteti tjetër fetar të
Shqipërisë. Protestojmë, pasi
organet shtetërore, të cilat mbajnë
ende në zotërim vendet dhe
objektet e shenjta pas njëzet e
pesë vjetësh demokraci në vend,
japin leje që përdhosin të shenjtat
dhe të hirshmet e Kishës Ortho-
dhokse.
KËRKOJMË që më në
fund të zbatohet ligji 10057, ne-
ni 22/2 datë 22.1.2009, “Ma-
rrëveshja ndërmjet Këshillit të
Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe Kishës Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipëri-
së”. Duhet t’i kthehen Kishës
Orthodhokse, pa vonesë dhe
pretekste, të gjitha kishat e
shenjta, manastiret, lipsanet e
shenjta, ikonat dhe objektet e
shenjta të adhurimit, të cilat re-
spektohen, nderohen dhe janë
të shenjta për të gjithë Ortho-
dhoksët anembanë botës, si-
gurisht edhe për besimtarët e
Shqipërisë.
Manastiri i Ri i Shën Vlashit,
Durrës, 12 mars 2016
KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË
Asambleja Kleriko-Laike