Katedralja bëhet gjithmonë e më e bukur
Liturgjitë Hyjnore dhe shër-
besat i bashkojnë besimtarët bera-
tas në katedralen e tyre të re “Shën
Dhimitri”. Por, tashmë ata e sho-
hin atë më të kompletuar e më të
plotësuar, ashtu siç 1 ka hije.
Kambanat lajmëruese që
tingëllojnë më fort, llambadari
që ndriçon kishën dhe që tregon
madhështinë e qiejve, janë risitë
aq fort të dëshiruara prej vitesh.
Sistemi i111 kambanave elektrike
dhe ndriçuesi 1 madh kryesor, si-
gurisht 1a kanë shtuar vlerat dhe
hijeshinë shtëpisë së Zotit, pasi ja-
në dëshmi e fortë e fuqisë së be-
simit të besimtarëve, të cilët iu
bashkuan nismës së Këshillit
Kishtar të qytetit, me bekimin dhe
mbështetjen e Mitropolitit, Imzot
Ignatit, duke kontribuuar gjith-
secili sadopak që të bëhej realitet
kjo nevojë e shumëkërkuar.
Jehona e tyre, përveçse bash-
koi nën një frymë të gjithë besim-
tarët, 1 kaloi kufijtë e vendit, pasi
edhe dhuruesit nga jashtë vendit
ishin të shumtë. Gjithashtu, duhet
të theksojmë kontributin e qyte-
tarëve të besimeve të tjera, të cilët
iu bashkuan kësaj nisme.
Tashmë, sfida të tjera akoma
edhe më të mëdha na presin, të
cilat konsistojnë në kompletimin
e plotë të katedrales, për t’i dhë-
në asaj akoma edhe më shumë
bukuri.
Llazarion Teneqexhiu