KAPËRCIMI I RRUGËVE PA KRYE
Nga Mesazhi i Krishtlindjes i Kryepiskopit Anastas i vitit 1992
…“Na vizitoi që lartazi Shpëtimtari ynë”.
Këtu në Shqipëri, për herë të parë sivjet, pas
shumë dekadash deliri ateist, Krishtlindjet bëhen
përsëri festë zyrtare, festë e vendit. Vështirësitë
e shqetësimet nuk pushojnë së na bëri presion.
Por tani ka një ndryshim thelbësor: Shumica dë-
rrmuese e popullit e ka kuptuar se problemet e
mëdha që janë akumuluar, nuk do të zgjidhen
me përbuzjen e vjetër vetëdashëse ndaj Perën-
disë, me qëndrim arrogant, që e çuan vendin në
tragjedinë e sotme, por me besim te Perëndia,
me ndriçimin dhe fuqinë e Tij.
Veçanërisht për ne të krishterët, Jisu Krishti,
Lindjen e të Cilit kremtojmë sot, mbetet shpresa,
gëzimi, fuqia jonë, “porta” nëpërmjet së cilës
hapen kalime në muret e mbyllura nga problemet
dhe rrugët pa krye të çdo natyre qofshin. Duke
u frymëzuar dhe ndriçuar nga prania e Emanue-
lit, duke thirrur “Perëndia me ne”, përpiqemi për
rimëkëmbjen e Kishës sonë, për riorganizimin e
shoqërisë sonë, duke i mbajtur sytë te Jisui Perë-
ndi-njeri, i Cili garanton kapërcimin e gjithçkaje
që për nga mundësitë njerëzore është e paarrit-
shme.
Sa më shumë që lidhemi me Të, sa më thellë
qëndron Ai në zemrën tonë me hirin e mistereve
të Kishës së Tij, aq më shumë do të shohim që
vështirësitë e ndryshme personale, familjare e
shoqërore të mposhten me ndërhyrjet mrekullibë-
rëse të Perëndisë. Dhe së fundi, të gjithë ata që
jetojnë “në Të”, me veprimin e Shpirtit të She-
njtë, bëhen edhe ata vetë faktorë për kapërcimin
e rrugëve pa krye në mjedisin e tyre. Çajnë ka-
lime e rrugë paqeje dhe pajtimi, edhe aty ku të
gjitha duken të mbyllura: të mbyllura nga ashpër-
sia dhe sëmundja e egoizmit njerëzor; të mby-
llura nga urrejtjet dhe ekseset luftënxitëse.
Me gjithë zemër uroj që besimi se “Na vizitoi
që lartazi Shpëtimtari ynë” – Perëndia i së vër-
tetës, fuqisë dhe dashurisë – të ndriçojë përditë
mendjen tonë, të ngrohë zemrat tona dhe të
udhëheqë veprimet tona, duke hapur rrugë nëpër
pengesa të shumta të pakalueshme që ngrihen
para nesh. Kapërcimi i rrugëve pa krye mbetet
mesazhi qendror i Krishtlindjeve dhe përvojë
personale e të gjithë atyre që jetojnë me Krishtin.
(Tiranë, 25 dhjetor 1992)
23 vjet më parë