Para afro tre vjetësh ishte e pakonceptueshme që në
Shqipëri do të mund të mblidheshim për të kremtuar
Krishtlindjen. Kishave tona as që mund t’u afroheshim dot;
ishin të rrënuara, të bëra gërmadha ose të shndërruara në
depo, muze, ofiçina, madje edhe në stalla. Cilindo që do të
guxonte të shprehte hapur besimin e tij te Perëndia, e priste
internimi ose burgu. Errësirë dhe vdekje në shpirtra,
vështirësi dhe rrugë pa krye për besimtarët. Por ja që “na
vizitoi që lartazi Shpëtimtari ynë”. Brenda mureve
hermetike prej çimentoje të ndërtesës ateiste u krijuan të
çara, Dielli i Drejtësisë lindi përsëri në tokën e stër-
munduar të Shqipërisë dhe dritë shprese filloi të shkëlqejë
Kapërcimi i rrugëve pa krye
në zemra e të përhapet në jetën shoqërore. “Krishti lindet,
lavdërojeni”.
Natyrisht, një mori problemesh e brejnë vendin dhe
shumë rrugë pa krye dalin para nesh. Por festa e madhe e
Krishterimit që po kremtojmë sot, i referohet pikërisht
kapërcimit të rrugëve pa krye. “Perëndia u shfaq në mish…”
(I Tim. 3:16). “Ky mister është i madh” dhe paralajmëron
kapërcimin e asaj që është e paarritshme për mundësinë
njerëzore.
Nga Mesazhi i Kryepiskopit Anastas,
në Krishtlindjen e vitit 1992
25 vjet më parë në “Ngjallja”