Kampet ditore në Mitropolinë e Elbasanit
Zhvillimi 1 kampeve ditore për Mitropolinë e
Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit ishte prioritet gjatë
periudhës së kësaj vere për fëmijët dhe të rinjtë. Në
disa zona të qarkut të Elbasanit, gjatë pushimeve,
zhvillimi i kampit veror mbetet 1 vetmi aktivitet
argëtues, edukativ dhe shpirtëror. Me mbështetjen
financiare dhe shpirtërore të Kryepiskopit Anastas
dhe nën kujdesin e Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit
dhe Librazhdit, Imzot Andonit, stafi i Zyrës së Ka-
tekizmit zhvilloi kampin ditor veror për fëmijë dhe të
rinj në këto zona: Elbasan, Librazhd, Gramsh,
Shtërmen, Kuqan, Kryezjarrth, Shelcan, Gjinar, Shijon,
Seltë dhe Zavalinë.
Këtë vit gjetëm edhe një mbështetje të veçantë
financiare nga organizata World Vision, Elbasan.
Kampet u zhvilluan në ambientet e kishave përkatëse,
filluan më 20 qershor 2016 dhe përfunduan më 8
shtator të këtij viti. Programi pesëditor për çdo kamp
ishte i mbushur me veprimtari shpirtërore, argëtuese
dhe përfshinte: Shërbesën e Mëngjesores, këngë të
krishtera, biseda shpirtërore, punë dore, lojëra, drama-
tizime edhe shëtitje. Për të ndihmuar fëmijët dhe të
rinjtë në rritjen shpirtërore, u diskutua tema “Admi-
nistrimi” (shërbimi) si përkujdesje dhe përgjegjësi
menaxhimi ndaj diçkaje që ju është dhënë për t’u
kujdesur, por që nuk është juaja. “Çdo dhuratë e mirë
është që nga lart” (Jakobi 1:17). Perëndia na jep jo
vetëm këtë botë për t’u kujdesur, por edhe kohën tonë
personale, pasurinë, dhe talentet (dhuntitë), që t’i
përdorim për lavdi të Tij. Gjatë programit të kampeve
kishim ditë të veçanta. Përmendim këtu zhvillimin e
Liturgjisë Hyjnore, organizimin e shëtitjeve në natyrë.
Bekim veçantë ishte vizita e Mitropolitit të Elbasanit,
Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andonit. Hirësia e TIJ),
Imzot Andoni, ndoqi nga afër zhvillimin e këtyre
aktiviteteve duke 1 dhënë kështu mundësinë kam-
pistëve dhe stafit organizator të merrnin bekimin e tij.
“Një ditë ndryshe” ishte aktiviteti argëtues 1 veçantë,
ofruar nga Shoqëria e Animatorëve Orionine dhe nga
të rinjtë e grupit IMPACT club, Kuqan për disa nga
kampet tona.
Suksesi ynë u arrit nga vetë fëmijët, të cilët u
shprehën mjaft të kënaqur për aktivitetet e zhvilluara:
“Kampi ishte i mrekullueshëm, jam argëtuar shumë,
kam pasur mundësi të krijoj gjëra të bukura, më dha
mundësinë t’i afrohem më shumë Perëndisë”. Të
gjithë kishin një kërkesë për vitin tjetër, që të zhvillohen
përsëri kampe të tilla. Nga ky aktivitet përfituan 600
fëmijë dhe të rinj të grupmoshës 6-18 vjeç. Këtë vit,
për zhvillimin e këtyre kampeve verore, stafi 1 Zyrës
së Katekizmit gjeti mbështetjen e studentëve të Aka-
demisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, të nxënësve
të liceut “Kryqi Nderuar” në Sukth, nga të rinjtë e
grupit rinor orthodhoks të Gjinarit dhe nga të tjerë.
Kampet u mbyllën duke falënderuar Perëndinë dhe
të gjithë ata që kontribuuan në zhvillimin e këtij akti-
viteti argëtues dhe shpirtëror, duke ndihmuar fëmijët
dhe të rinjtë të rriten të shëndetshëm në jetën më
Krishtin me dashuri për Perëndinë dhe njëri-tjetrin.
Koordinatori i Kampeve
Armand Oga