Është bërë tashmë një traditë e
bukur, organizimi i kampeve verore
për fëmijë nga Kisha jonë. Edhe
Mitropolia e Elbasanit organizoi
kampe të tilla me të gjitha grupet
që zhvilluan katekizëm gjatë vitit.
Për disa fëmijë, kampi është i vetmi
aktivitet që ata kryejnë gjatë verës.
Nga 6-12 gusht u zhvillua kampi
ditor në Gjinar, ku morën pjesë rreth
90 fëmijë. Programi përfshinte
lutjen e mëngjesit, këngë të kri-
shtera, mësime biblike, punë dore,
lojëra argëtuese dhe drekën së ba-
shku. Për rreth një javë, ata kaluan
Kampe ditore në Mitropolinë e Elbasanit
kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit, u
argëtuan dhe mësuan shumë gjëra
të reja dhe të bukura për besimin.
Stafi drejtues dhe organizativ ishin
katekistët e Mitropolisë, vullnetarë
e të rinj, që me përkushtim dhe zell
bënë që këta fëmijë të gëzoheshin
dhe të kalonin një javë të paharruar.
Ditën e fundit të kampit, e diel,
Liturgjinë Hyjnore e kreu Mitro-
politi i Elbasanit, Hirësi Andoni.
Pas saj fëmijët kishin përgatitur
një program festiv me këngë, valle,
skeçe e recitime, ku morën pjesë
edhe prindërit e tyre.