EmailFacebookKontakt

Kamp mes natyrës dhe historisë së Voskopojës

Me bekimin e Kryepiskopit
Anastas dhe me bekimin e Mitro-
politit Joan, në Mitropolinë e
Korçës, në V oskopojë, në mjediset
e Manastirit të Shën Joan Prodho-
mit u organizua edhe këtë vit kampi
rinor i djemve. Kampi u zhvillua nga
14 deri më 24 korrik. Pjesëmarrësit
ishin nga zona të ndryshme të
Mitropolisë: nga Pogradeci, Korça,
Vithkuqi, Polena, Pleshishti,
Hoshteça, si edhe nga Librazhdi.
Mosha e përzgjedhur për të marrë
pjesë ishte 10 deri në 14 vjeç.
Tema e kampit ishte “Udhëtoj
me Krishtin” . Programi i tij ishte i
mbushur me aktivitete të ndryshme
si lojëra, ekskursione, lutje dhe
biseda shpirtërore. Gjatë gjithë
periudhës së qëndrimit në kamp,
fëmijët u njohën me qëllimin e kam-
pit, pse ai zhvillohej në një manastir,
me historikun e manastirit, si edhe
të qytetit të famshëm të V oskopo-
jës; ata vizituan disa nga kishat e
bukura dhe të vjetra.

Kamp mes natyrës dhe historisë së Voskopojës

3