EmailFacebookKontakt

“Ju jeni Ungjilli që do të lexojnë fëmijët”

Me bekimin e Mitropolitit të
Elbasanit, u zhvillua trajnimi moti-
vues dhe orientues për kampet
verore ditore që do të organizohen
në 15 zona të ndryshme të Mitropo-
lisë. Trajnimi u zhvillua në ambien-
tet e Manastirit të Shën Joan Vladi-
mirit nga 16-17 qershor 2018.
Programi u hap me lutjen e
mëngjesit dhe fjalën e Mitropolitit,
i cili udhëzoi mësuesit e edukimit
të krishterë për rolin e tyre kryesor
në zhvillimin e kampeve. Fjala e tij
u përqendrua te çelësi i gjithë pro-
gramit të kampit, që është mësuesi
dhe shembulli i tij.
Më pas trajnimi vijoi me shpje-
gimin e mësimeve, të lojërave, pu-
nimeve të dorës dhe këngëve, të
cilat do të zhvillohen në kampin me
temë: “Bëj të mirën, kërko paqen
“Ju jeni Ungjilli që do të lexojnë fëmijët”

dhe siguroje – Së bashku për mbroj-
tjen e fëmijëve”. Këtë vit fëmijët
do të mësojnë më shumë rreth fi-
gurave të spikatura të Shkrimit të
Shenjtë dhe shembullit të jetës së
tyre.
Pjesëmarrësit diskutuan edhe
detajet e programit të kampit dhe
ndanë përvojat e tyre nga kampet
e viteve të kaluara.
Pas drekës, ata vizituan Kryqin
në fshatin Fikas. Më pas u bashku-
an të gjithë në kishën e Shën Joan
Vladimirit për Shërbesën e Mbrë-
mësores të së dielës. Dita e parë
u mbyll me takimin në lidhje me
aftësitë e një drejtuesi.
Trajnimi u mbyll me Liturgjinë
Hyjnore të së dielës, e cila u drejtua
nga Mitropoliti i Elbasanit, Hirësi
Andoni.

3