Me këtë moto u zhvillua në datën 16 janar 2016, veprimtaria
“Marshimi i Paqes”, organizuar nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar
në Elbasan. Dita u gdhi e vazhdoi të derdhte shi pareshtur, por kjo nuk
i pengoi qytetarët e të gjitha besimeve, për të marshuar përgjatë
bulevardit kryesor, nga stadiumi “Arena” e deri te busti i patriotit Aqif
Pasha. Këtyre besimtarëve iu shtuan përgjatë rrugës edhe shumë
qytetarë të tjerë, të cilët vlerësuan dhe mbështetën veprimtarinë.
Në të katër ndalesat e bëra përgjatë rrugës folën përfaqësuesit e
komuniteteve fetare dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal, si edhe deputetë
të qarkut të Elbasanit. Folësit shprehën unanimisht vlerësimin për punën
e bërë nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar për forcimin e harmonisë,
bashkëjetesës dhe paqes në qytetin e Elbasanit.
Jo – diskriminimit, Po – vëllazërimit