Jisui dhe Thomai
(Jn. 20:19-31)
Sot, tetë ditë pas ngjalljes së
Zotit tonë, leximi i Ungjillit tregon
për besimin e vonuar të nxënësit të
Krishtit, Apostull Thomait. U desh
të kalonte një javë, që ai të besonte
se Mësuesi u ngjall me të vërtetë,
siç e kishte thënë para pësimeve:
“Do të ngrihem pas tri ditësh”. Për
këtë kohë të mosbesimit të tij,
nxënësi Thoma mbeti në histori si
një njeri që nuk beson, sepse siç e
dëgjuam në Ungjill, ai besoi më
vonë dhe rrëfeu Zotin. Pas Penti-
kostisë ai predikoi Ungjillin e Kryqit
dhe të Ngjalljes së Zotit deri në
Indinë e largët.
Kur nxënësi Thoma pa Zotin të
gjykohet, të dënohet, të kryqëzohet
dhe të varroset, ra në dëshpërim
dhe iku nga grupi 1 nxënësve të tje-
rë. Ata ishin mbledhur dhe po pri-
shin Ngjalljen e Krishtit. Mungonte
Juda, tradhtari që u vetëvar, dhe
Thomai, 1 cili ishte larguar nga gru-
piityre përkohësisht, për shkak të
dëshpërimit dhe vetmisë që ndiente.
E ndërkohë që dhjetë nxënësit po
dëgjonin “lëçitjen gazmore të Ngja-
Iljes” së pari nga Miroprurëset e më
vonë e panë vetë me sytë e tyre
Mësuesin e ngjallur, Thomai nuk 1
beson dëshmisë. Dhe sigurisht, siç
u vërtetua nga vetë Krishti i ngja-
Ilur, apostujt e tjerë nuk 1 thoshin
gënjeshtrat
Që nga ajo kohë, vazhdon të
ndodhë e njëjta gjë për dy mijë vjet.
Një shumicë e madhe besimtarësh
beson se Perëndinjeriu Krisht vdiq
dhe u ngjall së vdekurish, duke 1 fa-
lur njerëzisë sigurinë e ngjalljes.
Besimtarë të panumërt të kri-
shterë pagëzohen në emrin e Perë-
ndisë Triadik dhe me hirin e Shpirtit
të Shenjtë marrin pjesë në vdekjen
dhe ngjalljen e Peréndinjeriut. Ky
besim mbështetet në ato që vetë
apostujt, të cilët panë Zotin e ngja-
Ilur, predikuan në njerëzit e tjerë të
kohës së tyre. Besimi mbështet në
ato që Apostull Pavli pa dhe dëgjoi,
kur iu zbulua Perëndia në rrugën e
tij për në Damask. Por edhe në ato
gjëra që dëgjuan nxënësit e apo-
stujve dhe nxënësit e nxënësve të
tyre gjatë vazhdës së shekujve.
Ne besojmë në këtë realitet dhe
rrëfejmë e me hirin e Shpirtit të
Shenjtë fitojmë përvojën shpirtë-
rore të pranisë së ngjallur të Krishtit
tonë.
Ka shumë njerëz që e pranojnë
Krishtin si një njeri të drejtë dhe të
virtytshëm, një mësues të drejtë
dhe të mirë. Si një punëtor social
që përqafoi dhe mbrojti njerëzit e
pambrojtur dhe të përndjekur të
shoqërisë, si një njeri të virtytshëm.
Por jo si Peréndi! Disa e pranojnë
si Perëndi dhe vetëm si Perëndi,
por jo edhe njeri’ Sepse Perëndia 1
pakohë, 1 panxënshëm dhe 1 pa-
prishshëm, çfarë pune mund të ketë
me njeriun” A mundet Perëndia të
vdesë” Prandaj besojnë në një Pe-
rëndi të largët dhe të paafrueshëm.
Por jo në një Perëndi që është i afërt
me ne. Ne të krishterët e pranojmë
Perëndinë si të parajetshëm dhe të
pavdekshëm. Si Bir dhe Fjalë të
Perëndisë, 1 Cili, ndërkohë që ishte
edhe Perëndi, mori natyrë njerë-
zore. U bë Perëndinjeriu.
Thomai u mundua në mes të
dyshimit dhe mosbesimit të tij dhe
qëndroi për një javë të tërë larg
ngazëllimit të ngjalljes dhe gëzi-
mit të papërshkrueshëm që ndjenë
apostujt dhe që ndiejmë edhe në sot.
ff
mag ERA
KË, GARË E 3 Ng SE f ‘ MA
VELO SE
E njëjta gjë ndodh edhe me ne nje-
rëzit, që kemi problem me dyshi-
met, pabesitë dhe rravgimet e kota.
Le të lutemi të gjithë të kri-
shterët që të gjallërojmë besimin
tonë, që herë-herë humbet në mes
të pësimeve të egoizmit tonë dhe
të përkujdesjeve të botës. Sa më
shpejt që të besojmë, aq më shpejt
ndriçohet mendja jonë, zemra dhe
ekzistenca jonë dhe shikon me
frymë të ngjalljes vështirësitë e
shumta të kësaj jete.
Krishti u ngjall’