Komuniteti i Krishterë Ortho-
dhoks i Beratit, i indinjuar, pro-
teston për ekzekutimin e vendimit
të njëanshëm të Qeverisë për të
hequr rrethimin e Kishës Kate-
drale “Ngjallja e Krishtit” në qe-
ndër të Tiranës. Ky veprim cenon
rëndë autoritetin kishtar, por edhe
sigurinë e Kishës dhe të objekteve
që ndodhen brenda rrethimit.
Ne solidarizohemi me vëllezërit
tanë të Komunitetit Orthodhoks të
Tiranës dhe u qëndrojmë pranë në
këto ditë të vështira, duke dëshmu-
ar unitetin tonë, jo vetëm në këtë
rast, por në të gjitha sprovat e vazh-
dueshme që ka kaluar dhe po kalon
Kisha jonë.
I bëjmë thirrje Qeverisë, e cila
krenohet në botë me harmoninë
tonë fetare, të respektojë dhe të je-
të garante e “Marrëveshjes ndër-
mjet Këshillit të Ministrave dhe
Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë” dt. 22/01/2009 ligji
10057, duke mbrojtur vendet e shenj-
ta dhe duke rritur sigurinë e tyre.
Shpresojmë që autoritetet qeve-
ritare të reflektojnë rreth këtij ve-
primi, si dhe të bashkëpunojnë për
të gjetur në kohë zgjidhjen e këtij
problemi.
Jemi të indinjuar nga cenimi i rrethimit
të Katedrales së Tiranës
Deklaratë proteste e besimtarëve orthodhoksë të Beratit