EmailFacebookKontakt

Iu dorëzuan diplomat studentëve që mbaruan Akademinë Teologjike

Të shtunën, 10 qershor 2017,
ishte kurorëzimi i përpjekjeve
katërvjeçare të dymbëdhjetë
studentëve të Akademisë Teolo-
gjike. Me këtë rast, në Sallën e
Konferencave u zhvillua ceremonia
e rastit, ku mori pjesë Kryepiskopi
i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë
Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi, që
është edhe Presidenti i Akademisë,
themeluesi dhe ndërtuesi i saj.
Morën pjesë edhe Mitropoliti i
Beratit, Ignati; Mitropoliti i
Apollonisë dhe Fierit, Nikolla;
Mitropoliti i Elbasanit, Andoni;
Episkopi i Bylisit, Asti; stafi
mësimor, prindër etj. Për të rinjtë
ishte një gëzim i veçantë që
diplomat i morën bashkë me beki-
met për jetën e tyre nga duart e
Kryepiskopit Anastas.
Fortlumturia e Tij shprehu
gëzimin atëror për kurorëzimin me
sukses të përpjekjeve të tyre në
arsimin teologjik, dhe u tha se
Akademia lindi nga nevoja kishtare,
por edhe nga dashuria e për-
kushtimi ndaj Perëndisë dhe Kishës
Iu dorëzuan diplomat studentëve që mbaruan
Akademinë Teologjike
së Tij nga një brez që sot mban për-
gjegjësinë e lartë të klerikut dhe të
teologut. Vepra e saj vazhdoi me
një risi për mentalitetin, e padëgjuar
deri atëherë në Shqipëri, të pranimit
edhe të studenteve, ku njëherë e
përgjithmonë pushoi zërat se
“Kisha është vetëm për burrat”,
studente të cilat edhe sot e kësaj
dite shërbejnë kudo në Kishë në
funksione të ndryshme. Akademia
vjen në kohën tonë si kandidate e
denjë dhe shumë pranë njohjes nga
shteti, në rangun e një universiteti

që i përmbush të gjitha kriteret
mësimore dhe ligjore shtetërore
për t’u emërtuar si i tillë. Mes me-
sazheve shpirtërore dhe bekime-
ve të shumta atërore, Kryepiskopi
Anastas e përfundoi fjalën e tij
duke ritheksuar ato që thotë Zoti
në Ungjill: “Kujt i është dhënë
shumë, do t’i kërkohet shumë”.
Falënderimet ndaj Hierarkëve
dhe familjarëve të studentëve e
miqve të pranishëm u bënë në emër
të stafit nga Drejtori i komanduar,
Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit,
Nikolla. Ndërsa në emër të stu-
dentëve foli e diplomuara me re-
zultatet më të larta, Olimbi Selenica,
e cila theksoi punën e palodhur të
Kryepiskopit në mbarëvajtjen e
Akademisë, të stafit pedagogjik dhe
të gjithë atyre që shoqëruan rrugë-
timin e tyre këto katër vite. Ndërsa
studentja e dytë me rezultate më
të larta, Matilda Dedja, lexoi disa
materiale shpirtërore, si një buqetë
plot mesazhe, për studentët e
sapodiplomuar dhe për të gjithë
pjesëmarrësit.

3