EmailFacebookKontakt

Isoja në Muzikën Bizantine

…Në ekzekutimin praktik të
këndimeve bizantine manifestohet
një vështirësi jo e vogël, pikërisht
për mungesën e një instrumenti të
çfarëdo lloji, i cili mbështet zërat.
Melodia, në fakt, mund të ketë ka-
përcime pak a shumë të vështira
dhe në zhvillim e sipër mund të
kalojë nga një tingull në tjetrin;
kështu që këndonjësi mund të da-
lë lehtësisht nga tonaliteti dhe të
prishë ceremoninë liturgjike nga
ekzekutimi i keq. Isoja, e kryer
mirë, shërben për të shmangur kë-
të. Në këtë mënyrë, ajo prezanton
një organum vocal; mbështet zë-
rat dhe formon bazën dhe themelin
e melodive, duke e bërë pothuaj të
pamundur që këndonjësi të dalë nga
tonaliteti përkatës. Si rregull, një
protopsalt i talentuar e me zë të
bukur, ekzekuton melodinë dhe kori
e shoqëron duke kënduar me zë të
ulët. Ndërsa këndimi i protopsaltit
është i larmishëm dhe i arrirë, ai i
korit, që e shoqëron me zë të ulët,
është pothuajse uniform; ai, në fakt,
përsërit, në të njëjtën notë vokale,
të njëjtat vargje të strofave që kë-
ndon melodikisht protopsalti.
Në Kishën e Lindjes, isoja ruhet
nga tradita; element mjaft antik.
Në vijim, paraqiten disa shembuj
të Etërve të Kishës nga vende të
ndryshme, që e vlerësojnë, megji-
thëse indirekt, këtë traditë. Shën
Vasili flet për këndonjësin të cilit
i është besuar pjesa hyrëse e me-
lodisë, dhe korit që e shoqëron me
zë të ulët: (Sh. Vasili, Letra 207).
Shën Joan Gojarti tek “Omelia 36
për të Parën e Korinthianëve” du-
ke iu referuar këndimit të solos
shoqëruar nga masa e popullit, në
formën e sipërpërmendur, shpre-
het në këtë mënyrë: “Këndonjësi
këndon solo dhe të gjithë e sho-
qërojnë nën zë, në mënyrë që zëri
të duket sikur del nga një gojë e
vetme”. Ky mendim, në një formë
edhe më të qartë, shprehet nga
Shën Sofroni, Episkop i Jerusale-
mit, kur flet për këndimin solo të
shoqëruar nga kori. Ai i vë theksin
efektit akustik që prodhon kori
tek ata që e dëgjojnë. Ajo duket si
gumëzhimë e lehtë dhe e ëmbël
bletësh, për më tepër i quan zërat
e mësipërm “bletë engjëllore”. Në
fakt, kur shoqërimi i isos bëhet
me finesën e duhur artistike, jep
pikërisht iluzionin e një organoje,
organos vokale. Në Lindje, isoja
kryhet në dy forma. Në këndimet
papadhike ose melismatike ,
protopsalti ekzekuton, si zakonisht,
melodinë, ndërsa kori, i formuar
nga zëra të bardhë (ky është i pre-
feruari) ose nga zëra miks, e
shoqëron me iso të lehtë. Ndërsa
në këndimet irmologjike dhe
stihirarike , një kor i vogël fë-
mijëror reciton mbi notën domi-
nuese ose mbi bazën (sipas rastit)
vargjet e strofës melodike, ndërsa
protopsalti i rimerr pjesë-pjesë du-
ke i melodizuar sipas tingullit për-
katës. Isoja mund të jetë e thjeshtë
ose e dyfishtë, domethënë mund të
jetë e bazuar mbi notën bazë ose
mbi notën bazë dhe mbi domi-
nanten. Nganjëherë ndryshon si-
pas variacioneve të tingullit dhe të
mënyrës, por ato janë delikate dhe
të thjeshta. Melodia e mbyllur nga
kjo formë isoje, si nga një kornizë
e lehtë, jep të gjithë iluzionin e një
polifonie të pranueshme për ve-
shin modern, ndërsa nuk tradhton
melodinë në tonalitetin e saj bizan-
tin, por, për më tepër, i jep një rë-
ndësi më të madhe. Është e qartë
se këto lëvizje harmonike nuk u
nënshtrohen rregullave të së ashtu-
quajturës harmoni moderne. Ekze-
kutimi i isos kërkon një ushtrim të
veçantë dhe përfaqëson një aftë-
si jo të zakonshme të këndonjësit.
Kërkohet njohuri teorike dhe prak-
tike e këndimit dhe e gamave të
ndryshme muzikore.
Së fundmi, vlen të theksohet se
jo të gjitha këndimet bizantine sho-
qërohen me iso, por vetëm këndi-
met solo dhe këndimet papadhike,
siç është përmendur edhe më sipër.
Këndimi i psalmeve , i para-
vargjeve dhe formëzave të tjera
të të psalurit, nuk pranon iso…
Harallamb Terziu
pedagog i Muzikës
Bizantine dhe Himnologjisë
Isoja në Muzikën Bizantine

3