EmailFacebookKontakt

Interesim i veçantë dhe mbështetje e vazhdueshme për vendin tonë

Interesim 1 veçantë dhe mbështetje e vazhdueshme për vendin tonë
Më 22 tetor 1992 u krye Fronëzimi i Patriarkut të
Konstandinopojës, Vartholomeu I. Patriarku Ekumenik
ka përgjegjësinë historike, kanonike dhe teologjike të
ndërmarrë dhe bashkërendojnë veprimet ndërmjet të
gjitha Kishave Orthodhokse: të atyre që ka nën juri-
diksionin e tij dhe të atyre autoqefale a autonome.
Shembulli më 1 fuqishëm e domethënës 1 kontributit të tij
unikal në gjirin e Kishave Orthodhokse, si “I pari midis
të barabartëve”, ishte organizimi dhe zhvillimi 1 Sinodit
të Shenjtë dhe të Madh, që u mblodh me sukses në
qershor 2016, në Kretë.
Tërëshenjtëria e Tij, Vartholomeu I, ka një veprim-
tari mjaft të dendur jo vetëm shpirtërore, baritore e
ndërkishtare, por edhe në fusha të tjera, ku është dalluar veçanërisht
edhe në promovimin e veprimtarive për mbrojtjen e mjedisit, shtypi e ka
quajtur “Patriarku i gjelbër”.
Patriarku Ekumenik, Vartholomeu I, ka treguar një interesim të
veçantë dhe ka mbështetur vazhdimisht Kishën e vendit tonë në rrugën
e vështirë, por edhe të mrekullueshme të ringritjes nga gërmadhat. Ai u
zgjodh në Fronin Ekumenik pak pasi Patriarkana Ekumenike, si Kisha
Mëmë, me kërkesën e besimtarëve orthodhoksë të vendit tonë, zgjodhi
Fortlumturinë e Tij, Anastasin, në krye të Kishës Orthodhokse A utoqefale
të Shqipërisë.
Shembull i shkëlqyer 1 kësaj mbështetjeje ishte edhe vizita e parë his-
torike e një Patriarku Ekumenik në Kishën tonë, në nëntor 1999, ku u prit
me dashuri të veçantë kudo ku vajti. Duke parë se çfarë ishte bërë në
fare pak vite, ai do të theksonte ndër të tjera, se: “Kryepiskopi Anastas
është një personalitet që spikat jo vetëm në Kishën Orthodhokse Auto-
qefale të Shqipërisë, jo vetëm në botën orthodhokse, por një personalitet
që rrezaton në mbarë botën e krishterë. Eshtë një dhuratë e Perëndisë
për njerëzimin…”
Po kaq mbresëlënëse ishte edhe pjesëmarrja e Tërëshenjtërisë së
Tij në shenjtërimin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, më 1
qershor 2014, së bashku me Primatë e përfaqësi nga gjithë Kishat Or-
thodhokse, ku do të thoshte ndër të tjera se: “Përgëzojmë Shkëlqesinë
Tuaj fort të nderuar, zoti President 1 Republikës, Qeverinë e nderuar të
Shqipërisë dhe të gjithë banorët e saj për këtë arritje, për këtë Kishë të
shenjtë të përuruar, sepse rrezet e dritës, të dashurisë, bashkimit dhe vë-
Ilazërimit që burojnë prej saj, u përkasin të gjithëve dhe u bëjnë mirë të
gjithëve, pa kurrfarë dallimi…”
Patriarku Ekumenik, Tërëshenjtëria e Tij, Vartholomeu I, ka qenë pra-
në Kishës e popullit tonë në të gjitha momentet e vështira dhe të gëzuara,
ndaj të gjithë ne e urojmë nga zemra “Për shumë vjet, Tërëshenjtëri’”,
për të mirën e Kishës Orthodhokse, të Krishterimit mbarë e të gjithë
njerëzimit.

3