EmailFacebookKontakt

Instituti i Shkencave Agronomike

Instituti i Shkencave
Agronomike
Në kuadrin e thellimit dhe
zgjerimit të Kolegjit Universitar
“Logos”, sipas mundësive që krijon
kuadri ligjor për arsimin e lartë në
Shqipëri, por edhe me synim va-
zhdimësinë e gjithë veprimtarisë së
Kishës sonë në sektorin agrar dhe
të mjedisit, Kryepiskopi Anastas po
konkretizon nismën e tij për krijimin
e Kolegjit profesional në Sukth, si
pjesë e “Logos”, në formën e Insti-
tutit të Shkencave Agronomike.
Realizimi i këtij projekti ambicioz
nga njëra anë do të ofrojë mundësi
për të rinj dhe të reja që të marrin
arsim të kualifikuar në fushën e
prodhimit bujqësor e blegtoral, por,
nga ana tjetër, është një mbështetje
për fuqizimin e ekonomisë së ven-
dit, duke i dhënë asaj teknikë dhe
kuadro të denjë në një sektor me
peshë të rëndësishme në veprimta-
rinë prodhuese
Kisha jonë Orthodhokse gjatë
gjithë këtyre viteve të ringritjes dhe
ecjes së saj përpara nën kujdesin
dhe frymëzimin e Kryepiskopit
Anastas, njëherësh ka treguar kuj-
des edhe për programe-pilot në kri-
jimin e fermave bujqësore (rasti i
Rrushkullit dhe i Xarrës), në pro-
movimin e kultivimeve alternative
të bimëve aromatike dhe mjekë-
sore (seminare trajnuese në zonat
e Elbasanit), veprimtari mjedisore
(programe me universitete të huaja
dhe zhvillim i lëndës së ekologjisë
në institucionet veta arsimore) etj.
Të gjitha këto në frymën e për-
mirësimit të nivelit të jetesës së
grigjës së saj, përderisa shumica e
enorive tona janë në zona rurale
dhe agrare, por edhe për të kulti-
vuar te rinia dashurinë për tokën,
që ajo t’i kthejë sytë nga veprim-
taritë ekonomike të lidhura me
bujqësinë, blegtorinë dhe përpu-
nimin e ushqimit.
Instituti që është duke marrë
formë me ekspertizën e zgjedhur
të një prej qendrave më të kuali-
fikuara në Greqi dhe jo vetëm si-
kundër Shkolla Amerikane Bujqë-
sore e Selanikut (grupi i asisten-
cës është nën kujdesin e Dekanit
të Fakultetit të saj Profesional,
dr. Vangelis Vergos), është e nive-
lit pas shkollës së mesme në katër
gjashtëmujorë studimesh akade-
mike dhe synon pajisjen e studen-
tëve me diplomë profesionale, fi-
llimisht në dy degë: menaxhim i
fermës agrare dhe marketing i pro-
duktit agroushqimor.
Paralelisht, synimi është që në
këtë Institut, që do të funksionojë
në Sukth, në një pronë që lejon
zhvillim të pandërprerë, do të krijo-
het edhe një fermë shembullore si
infrastrukturë didaktike për stu-
dentët, por edhe prodhuese.
Sipas përvojave më bashkë-
kohore, ambicia është që qendra të
shërbejë edhe për kualifikim të pa-
ndërprerë përmes seminareve afat-
shkurtra e praktikave në terren të
personave nga të gjitha zonat e
Shqipërisë.

3