Theofan Popa
…Për sa u përket ikonave të
pikturuara në dërrasë, që kanë
mundur të ruhen deri më sot, ato
më të hershmet 1 përkasin vetëm
shek. XII. Në përgjithësi, nga
prodhimtaria e tre shekujve të
fundit, para okupacionit turk në
Shqipëri, nuk ruhen më tepër se
rreth 30 copë ikona, nga të cilat
pjesa më e madhe 1 përket shek.
XIV.
Ikonat e Shqipërisë (të shek.
XII) paraqiten të stilit kaligrafik
bizantin dhe të një ndërtimi të lartë
artistik, si në kompozimin në tërësi,
ashtu edhe në modelimin e detaje-
ve në imtësi. Këto figura frontale
ose gati frontale, me qëndrime
vertikale, me lëvizje të matura, të
pajisura me botë të pasur shpir-
tërore, paraqiten madhështore dhe
tepër serioze. Për vlerat e tyre ar-
tistike, dy ikona të shën Marisë
Odigitria, ajo e Mborjes, shumë e
dëmtuar, dhe ajo e paraklisit Blla-
shtojna, e një shpelle të Prespës,
me plot të drejtë mund të radhiten
ndër më të bukurat e stilit klasik
bizantin në përgjithësi…
Pikturae shek. XIII në Shqipën,
si ajo e ikonave dhe ajo e miniatu-
rës së dorëshkrimeve, nuk paraqi-
tet më me atë finesë të theksuar
nga ana artistike, si ajo e shekullit
të mëparshëm. Kjo gjendje e pik-
turës sonë (e shek. XIII) mund të
thuhet se përputhet gati plotësisht
me atë të pikturës së këtij shekulli
të viseve të tjera ballkanike në të
dyja gjinitë që po ekspozojmë.
Arti 1 epokës së sundimit të
Makedonëve dhe të Komnenëve,
por sidomos ai 1 kohës së Paleo-
logëve, prej gjysmës së dytë të
shek. XIII dhe gjatë shek. XIV, që
pati lulëzimin dhe zhvillimin e vet
në Kostandinopojë dhe në Selanik,
pati një ndikim të thellë edhe në
monumentet c kulturës shqiptare
të kohës, mbi pikturën monumen-
tale, mbi ikonën e mbi letërsinë
agjiografike, por jo mbi miniaturën.
Vetëm se këtu nuk është fjala për
një riprodhim të thjeshtë të ele-
Ikonat mesjetare në Shqipëri
(periudha deri në pushtimin otoman)
menteve e tipareve bizantine në një
ambient që ishte thjesht pasiv.
Ikonae Shqipënsë, e ruajtur nga
shekulli XIII, karakterizohet nga
tipare që përbëjnë stilin e thjeshtë
bizantin me figura të zgjatura, të
materializuara me qëndrime fron-
tale, trajtuar me linja të thyera, me
shumë stolisje në rroba, me tipa të
sansionuar, me përmbajtje të thek-
suar serioze.
Portretet c këtyre ikonave janë
modeluar me konture të theksua-
ra e me ngjyra të errëta kamacioni
me okër të zbehtë e me kontraste.
Këto figura, ndonëse pa gjallëri
fizike, paraqiten të realizuara me
art, me vështrime sugjestive.
Ky stil i ikonës në Shqipén, si
edhe në viset e tjera ballkanike, pë-
son ndryshime qysh nga fundi 1
shek. XIII. Në Shqipëri, figurat në
ikonat e shek. XIV paraqiten me
tipare artistike më të përparuara
drejt realizmit, në frymën e asaj
rryme artistike përparimtare që
në Bizant u quajt “rilindja e artit
bizantin”.
Këtë rrymë bizantinologët e
lidhin me çlirimin e Konstandi-
nopojës nga latinët (1261), kurse
në Shqipëri ajo duhet të lidhet edhe
me zhvillimin e fuqive ekonomike
e shoqërore të vendit, me fuqizimin
e klasës sunduese feudale shqip-
tare, me rritjen e fuqizimin e qyte-
teve dhe me krijimin e principatave
feudale shqiptare.
Fenomeni 1 shkëputjes nga
vartësia politike c Bizantit ndodh
edhe në fushën e pikturës, e cila,
duke ruajtur nga njëra anë tiparet
e përbashkëta të origjinës, fillon të
vërë në dukje dhe karakteristika të
saj të veçanta. Shekulli 1 XIV në
Shqipëri karakterizohet nga ndër-
timi 1 një numri të rëndësishëm
monumentesh të kultit të krishte-
rë, ndërsa nga ikonat që stolisnin
ato monumente ruhen fare pak,
ato nuk janë as 20 copë, dhe janë
nga ato të mëdhatë e ikonostasit,
përveç një të vogle.
Në Shqipër nuk konstatohet të
ketë pasur ikona të vogla me skenat
e “festave të mëdha” nga Ungjilli
ose me figurat e apostujve, gjysmë
figurë mbi ikonastaset e epokës
paraturke. I vetmi ikonostas prej
druri 1 ruajtur 1 shek. XIV me të
gjitha ikonat, është ai 1 shën Marisë
së Maligradit, dhe ky pa ikona të
vogla mbi ato të mëdhatë, ndoshta
për faktin se skenat e “festave të
mëdha” në kishat paraturke ishin
të pikturuara mbi suva në faqet e
mureve, dhe nuk dukej e nevojshme
që ato skena të përsëriteshin në
ikona të vogla mbi ato të mëdhatë.
Mbas pushtimit otoman, kur eko-
nomia paraqitej thellësisht e rrë-
nuar, nuk ishte e mundur të ndër-
toheshin kisha të mëdha dhe t’i
stolisnin me piktura murale. Ndo-
shta për të mos munguar skenat e
festave të mëdha në ato pak kisha
të vogla c të varfra që ndërtoheshin,
kleri kërkonte t’i pikturonte ske-
nat në ikona të vogla dhe filluan të
vendoseshin këto mbi ikonostaset
e kapelave që ishin të parat ndër-
time kulti mbas ngjarjes së okupa-
cionit.
Më vonë, kur vendi filloi re-
lativisht të mëkëmbej nga ana eko-
nomike, ndonëse kishat filluan të
ndërtoheshin të mëdha dhe të sto-
liseshin me piktura murale, për-
dorimi 1 ikonave të vogla me “fes-
tat e mëdha” në miniaturë mbi
ikonostaset mbeti si një traditë e
një stolisjeje të zakonshme, që vazh-
doi deri në shekullin tonë.
Ikona të shek. XIV që ruhen
deri më sot në Shqipëri, janë ato të
Beratit dhe ato të rrethit të Kor-
çës. Përveç ikonës së Pagëzorit të
kishës së Maligradit dhe asaj të
(Vijon në faqen 10)
(Vijon nga faqja 9)
shën Mëhillit të kishës së fshatit
Opar, paraqitur me gjithë trupin në
këmbë, të gjitha ikonat e tjera janë
pikturuar në gjysmë figure.
Figurat e ikonave (të shek.
XIV) në Shqipën karakterizohen
nga tipare artistike më të për-
paruara, që vërehen në ndërtimin
e tyre arritur me anë linjash shu-
më elegante, që evidentojnë bukur
format c tyre voluminoze. Ndonë-
se nga njëra anë këto figura janë
trajtuar me tipare më të përparua-
ra, sidomos në modelimin e por-
treteve të tyre, për arsye të kom-
pozimit me qëndrim të rreptë
vertikal. statik dhe me shprehje
psikologjike të një bote të veçan-
të shpirtërore, që reflektohet në
vështrimet e fuqishme të tyre, ato
marrin një pamje akademike, so-
lemne.
Të këtij stili janë të gjitha iko-
nat (të shek. XIV) në Shqipër, por
për tiparet më interesante që vë-
rehen në plastikën e avancuar e si-
luetën harmonike, në vështrimin e
fuqishëm të syve të mëdhenj me
vetulla të larta, që e mbërthejnë
spektatorin, bie fort në sy figura e
Shën Méhillit të Mborjes, në ma-
dhësi natyrale, e rrallë për bukurinë
e saj artistike. Me të vërtetë kjo
vepër mund të konsiderohet nga
Ikonat mesjetare në Shqipëri
(periudha deri në pushtimin otoman)
më të bukurat prodhime artistike
në gjithë krijimtarinë artistike të
territorit bizantin, në përgjithësi gjatë
shek. XIV….
Përveç asaj veconie të përgjith-
shme të ikonave të shek. XIV, të
tërheq në mënyrë të veçantë vë-
mendjen një ikonë e manastirit të
Shën Marisë së Postenanit, ikona
e shën e Premtes, e cila nga mënyra
e kompozimit dhe e trajtimit duhet
t’i vishet shek. XIV. Kjo ikonë
paraqitet me tipare të theksuara,
diçka me art naiv në krahasim me
ikonat e tjera të atij shekulli, por me
një bukuri tërheqëse, me qëndrim
frontal dhe të rreptë vertikal, me
një qafë të gjatë e të bukur, si në fi-
gurat e artit egjiptian, me Sy të
mëdhenj në formë bajameje e me
qerpikë të zinj, që përherë të parë 1
hasim të përdoren në ikonën tonë.
Kjo figurë, me një trajtim dekorativ,
ka një bukur prej tiparesh origjinale
të vendeve tona malore. Brerorja
e saj është ndërtuar prej grundi në
reliev dhe është stolisur me motive
florale, si dhe gjithë sfondi 1 figurës,
që sot paraqitet gati 1 bardhë, sepse
ari me të cilin ka qenë veshur është
fshirë. Anash ikonës, në formë
kuadratesh, janë pikturuar në mi-
niaturë skena nga jeta e shën e
Premtes. Megjithëse figura është
dëmtuar diku te veshjet, nga plasja
e ngjyrave, ajo e ruan madhështinë
e bukurisë së saj origjinale.
Por atë zhvillim që njohën pik-
turat monumentale dhe ikonat në
Shqipëri gjatë shek. XIV, nuk e
njohu miniatura e mbishkrimeve.
Kështu, kodikët e Beratit të shek.
XIV, që stolisen me miniaturë, po
të krahasohen me miniaturën ec
kodikëve të shek. XI dhe XII, du-
ken të një teknike dhe të një arti
më të ulët. Me gjithë këtë, në kra-
hasim me miniaturën e shek. XIII,
në atë të shek. XIV vërehet njëfarë
ngritjeje nga ana artistike. që bie
në sy në kompozimet e lira të fi-
gurave, realizuar relativisht me
plastikë të mirë, me linja të lakua
ra, me pozicione natyrale e me
ngjyra të kultivuara, përdorur dhe
me gradacione. Në figurat, piktu-
ruar me akuarel e monokrome,
trajtimi realizohet kryesisht me anë
të linjës që luan rolin kryesor në
dhënien c formave dhe të volumit
(KOD. BR. 38).
Ky zhvillim në Shqipëri, në
fushën kulturore, si dhe në fushat
e tjera ekonomike-shoqërore, u
ndërpre në mënyrë të thellë nga
pushtimi otoman në gjysmën e
shek. XV…