EmailFacebookKontakt

Ikonat e shenjta transportohen si dru zjarri

Edlira Çaushi është një nga restauratoret
më të njohura në vend. Duart e saj prej
eksperteje kanë rivitalizuar me dhjetëra
vepra të njohura të trashëgimisë kombëtare.
Së bashku me kolegë të tjerë ajo ka restau-
ruar piktura e afreske të njohura…
Këto ditë ka ndodhur diçka e ndryshme
nga akti vandal, që duket si papërgjegj-
shmëri e institucioneve të rendit në fakt,
por në fakt bëhet fjalë për ikona të njohura,
artefakte të trashëgimisë që kanë qëndruar
pa të drejtën e veprimit të institucionit në
Galerinë Kombëtare dhe vjen një ditë
furgoni i policisë e i ngarkon, siç tha edhe
kolegu juaj F. Stamati, “si dru zjarri”. Si e
shihni ju këtë akt me syrin e specialistes
së trashëgimisë?
-Nuk jam shumë në dijeni të ndodhive dhe
procesit të transferimit të veprave të sekuestru-
ara. Nga imazhet që qarkullojnë në media, mund
të them se është vërtet e papranueshme, madje
indinjuese të përballesh me një mënyrë aspak
profesionale e të papërgjegjshme për mënyrën
sesi transportohen vlera të kulturës materiale.
Është vështirë të përcaktohet sasia e dëmit
që iu është bërë ikonave pa i parë ato. Pjesa më
e madhe e veprave janë të pikturuara e paraqe-
sin figura shenjtorësh, motive floreale, e minia-
tura.. ku nuk është e vështirë të dallohet delikate-
sa e njëkohësisht mjeshtëria e punimit. Kontakti
me materiale të forta dhe afërsia fizike mes një-
ra-tjetrës, mund të sjellë dëme të pakthyeshme.
Keni një mendim tuajin për mënyrën si
u morën ikonat nga koleksionisti…? Me
sa jeni në dijeni, vijojnë ende të grabiten
artefaktet e trashëgimisë, ka një treg të zi
të tyre?
Ditët e fundit asistuam në një skenë aspak
të denjë për një shtet serioz. Ikonat dhe pjesët
e ikonostaseve të sekuestruara një koleksionisti
privat të arrestuar, të cilat qartësisht janë sende
të grabitura nga kishat orthodhokse, u
transferuan nga Galeria e Arteve, ku ruheshin,
për në Muzeun Kombëtar. Por si u krye kjo?
Ikonat e shenjta dhe pjesët e ikonostaseve u
stivuan në një makinë policie si dru zjarri, pa
asnjë masë mbrojtëse, pa praninë dhe
shoqërimin e specialistëve, pa respekt dhe
kujdes për vlerën e tyre të paçmuar shpirtërore,
por edhe të trashëgimisë kombëtare. Dhe
përgjegjësinë për këtë nuk e mori askush, ndërsa
zemrat e besimtarëve u mbushën me dhimbje
Ikonat e shenjta transportohen si dru zjarri
Restauratorja Çaushi: Ikonave të sekuestruara
iu janë bërë dëme të pallogaritshme
-Me sa kam parë në vendgrumbullimin e
tyre në Galerinë e Arteve, numri i ikonave dhe
fragmenteve të ikonostaseve është i madh. Si
rrjedhojë edhe dëmi i shkaktuar ndaj trashëgi-
misë kulturore materiale është serioz. Dallohen
ndërmjet tyre vepra të mirëfillta të artit pasbiza-
ntin, si në pikturimin e ikonave ashtu dhe në atë
të gdhendjes së drurit, të realizuara nga mjeshtër
të mëdhenj. Më kanë bërë përshtypje fragme-
ntet e një ikonostasi marrë nga kisha e Mana-
stirit të Shën Mërisë së Spilesë, që për nga tipo-
logjia e gdhendjes dhe motivet floreale e guas-
kore, konsiderohet i rrallë.
Duke u bazuar në datimin e njërës prej
ikonave të ikonostasit, sipas studiuesit të artit
bizantin Kostantinos Giakoumis, mendohet të
jenë realizuar në vitin 1623. Ato i atribuohen
piktorit nga Linotopi me emrin Mihal. Ky piktor
ka zhvilluar një veprimtari shumë të pasur në
Ballkan, si dhe ka dekoruar edhe një sërë kishash
në krahinat e Shqipërisë Jugore (edhe ikonostasi
i është atribuuar kësaj atelieje).
Më tërhoqën vëmendjen, përveç të tjerash,
disa fragmente ikonostasi të gdhendura me mo-
tive floreale dhe të pikturuara në planin e rrafshët
me ngjyrë blu dhe të kuqe. Nuk kam sigurinë ta
them, por më kujtoi ikonabartësin e kishës së
Shën Thanasit në V oskopojë… Përderisa ikonat
e ikonostaset janë bërë vazhdimisht pre e grabit-
jeve ndër vite, rrjedhimisht kjo të bën të mendosh
që ato, jo vetëm janë vjedhur, por edhe janë
tregtuar.
…Transportimi i veprave të luajtshme të
TK-së, është një proces mjaft delikat … Në ve-
nde të Evropës perëndimore, ky proces kryhet
nga kompani që janë të specializuara dhe merren
me këtë shërbim. Në Shqipëri, këtë punë shpesh
e kryejmë ne konservuesit. Në rastet kur kemi
transportuar vepra pranë laboratorëve të IMK-
së për qëllime restaurimi, jemi kujdesur maksi-
malisht që paketimi të bëhet në mënyrë të për-
shtatshme dhe me materiale të çliruara nga
acidet, për të pasur garanci sa më të lartë dhe
që siguron stabilitetin e tyre maksimal. Pas gjithë
kalvarit të procedurave për spostimin e tyre të
përkohshëm, transporti kryhej në praninë e
ekspertëve institucionalë nga Instituti i Monu-
menteve të Kulturës, Muzeu Historik Kombëtar
dhe Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pa-
surive Kulturore, e cila regjistronte me rigorozi-
tet të gjitha lëvizjet dhe veprimtarinë që kryhej
me veprat.
Çfarë roli duhet të luante IMK-ja në
këtë histori? A ka vërtet specialistë të
trashëgimisë në këtë institucion?
-Nuk di të them çfarë roli duhet të luante
IMK-ja dhe sa i përfshirë ka qenë institucioni
në këtë histori. IMK-ja ka pasur dhe ka një rol
të rëndësishëm për dokumentimin, konservimin
dhe restaurimin e ikonave e objekteve të tjera
liturgjike, rol të cilin e ka kryer me profesionali-
zëm e me konsekuencë ndër vite. Nga sektori i
restaurimit të veprave të artit, ka një sërë kole-
gësh të cilët janë specializuar për vite me radhë
dhe kanë eksperiencë të mirë në konservimin e
pikturave murale, veprave në dru dhe të ikonave.
Ata kanë kryer ndërhyrje serioze, si dhe kanë
kontribuuar me artikuj shkencorë e punime hulu-
mtuese lidhur me ikonografinë, mënyrat analitike
të diagnostikimit apo teknikat e realizimit të tyre.
Me keqardhje e them se një pjesë e mirë e këtyre
kolegëve, sot nuk janë pjesë e institucioneve të
Trashëgimisë Kulturore, institucione të cilat kanë
nevojë të madhe për profesionalizëm.
Marrë me shkurtime nga gazeta
“Shqiptarja.com”, 22 nëntor 2015
therëse për një trajtim të tillë përdhosës të këtyre
simboleve të besimit.
Një problem tjetër është se kujt i takojnë ato.
Dihet se çdo gjë e vjedhur duhet kthyer tek i
zoti, pra te Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë. Askush nuk mund të pretendojë që
një pjesë ikonostasi apo ikonat e tyre, enët dhe
librat liturgjikë janë pronë e tyre. Ato janë krijuar
vetëm për të shërbyer në kisha. Një pjesë e
tyre tashmë janë identifikuar se nga cilat kisha
janë grabitur, ndërsa për të tjerat duhet bërë ende
punë hulumtuese që ato të gjitha të kthehen për
qëllimin për të cilin janë krijuar, lutjen ndaj
Perëndisë.

3