Festa e dytë e madhe e Hyjlindëses është
kremtimi i Hyrjes së saj në Tempullin e Je-
rusalemit, që përkujtohet më 21 Nëntor. Teksti
i shërbesës na tregon se si Maria, në atë kohë
një vajzë shumë e vogël, u çua në Tempull nga
prindërit e saj, që të rritej mes virgjëreshave,
të cilat ishin përkushtuar në shërbim të Zotit,
deri në kohën e fejesës së tyre. Sipas traditës
së Kishës, Maria u prit solemnisht nga bashkë-
sia e Tempullit, që kryesohej nga prifti Zaharia,
i ati i shën Joan Pagëzorit. Ajo u soll në vendin
e shenjtë që të “ushqehej” atje prej engjëjve,
për t’u bërë ajo vetë “hierorja e hieroreve” të
Perëndisë, shenjtërorja e gjallë dhe tempulli i
Fëmijës Hyjnor, i Cili do të lindte prej saj.
Tema qendrore e së kremtes së Hyrjes së
Marisë në Tempull, e përsëritur shumë herë në
shërbesat liturgjike, është fakti që ajo hyn në
Tempull për t’u bërë vetë tempulli i gjallë i
Perëndisë, duke inaguruar kështu Dhiatën e
Re, në të cilën janë përmbushur profecitë e së
Hyrja e e Hyjlindëses Mari në Tempull (21 Nëntor)
Vjetrës, që “banesa e Perëndisë është brenda
njeriut” dhe që personi njerëzor, është vend i
përshtatshëm banimi për Praninë Hyjnore
(Ezekieli 37:27; Joani 14:15-23; Veprat 7:47; 2
Korinthianëve 6:11; Efesianëve 2:18-22; 1 Petri
2:4; Zbulesa 22:1-4).
Kështu, Hyrja e Hyjlindëses në Tempull
është festa që kremton mbarimin e Tempullit
fizik në Jerusalem, si vendbanim i Perëndisë.
Kur Maria e vogël hyri në Tempull, koha e
Tempullit mbaroi dhe u tregua “parënisja e
pëlqimit të Perëndisë”. Në këtë festë, ne
kremtojmë – në personin e Nënës së Krishtit –
atë që edhe ne vetë jemi, shtëpia dhe tenda e
Zotit. …Sepse ju jeni tempuj të Perëndisë së
gjallë, sikurse tha Perëndia: “Unë do të
banoj në mes të tyre dhe do të eci ndër ta;
do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë
populli im” (2 Korinthianëve 6:16; Isaia
52:11).