Sipas traditës, pasi Joanit i pre-
në kokën, ai e mori atë në duar, e
hipi në kalë dhe shkoi nga Ohri
në Elbasan. Kali qëndroi dhe u
gjunjëzua para kishës, që shenjto-
ri e kishte ndërtuar vetë kohë më
parë, në mes të pyllit, i nxitur nga
një shfaqje hyjnore. Mbasi arriti
aty, koka e Joanit tha këto fjalë:
“Në duart e tua, o Zot, e dorëzoj
shpirtin tim!”. U dëgjuan himne
engjëllore përreth dhe vendi u
mbush me aromë të mirë. U bënë
shërime dhe mrekulli te të sëmu-
rët. Episkopi i zonës bashkë me
besimtarët e varrosën me nderime
trupin e shenjtorit, më 4 qershor
1015 (22 maj, sipas kalendarit të
ri). Tradita thotë se e shoqja,
Kozara, e kërkoi trupin dhe, mba-
si e gjeti, vendosi të qëndronte për
gjithë jetën në atë vend, dhe bëri
jetë murgeshe përkrah kishës
(Shën Triadhës), ku ndodhej varri
i Vladimirit.
Lipsanet e shenjtorit, për gati
1000 vjet, kanë lëvizur në vende
të ndryshme, për nderim dhe
mbrojtje. Në fillim, ato u trans-
portuan në Krajë të Malit të Zi,
ku qëndruan deri në vitin 1215,
pastaj u vendosën në Durrës, ku
qëndruan deri në vitin 1381. Në
vitin 1381, Karl Topia, zoti i Arbrit
(1359), kontribuoi në rindërtimin
e manastirit. Aty qëndruan dhe
lipsanet e shenjtorit deri në vitin
1967, kur kisha u mbyll nga re-
gjimi komunist dhe u kthye në re-
part ushtarak. Sot lipsanet mbro-
hen dhe nderohen nga Kisha Or-
thodhokse dhe çdo të kremte të
shenjtorit mbledhin në manastir
mijëra besimtarë orthodhoksë nga
Shqipëria dhe vende të tjera.
Karl Topia, si ktitor i manasti-
rit, ka qenë varrosur aty. Kisha e
manastirit ka qenë e pikturuar nga
Kostandin Shpataraku në sheku-
llin e 18-të.
Manastiri ka pasur një biblio-
tekë shumë të pasur dhe, fat-
keqësisht, shumë nga këto pasuri
u dogjën më 14 mars të vitit 1944
Historia e Manastirit
të Shën Joan Vladimirit
nga pushtuesit gjermanë dhe ve-
tëm arka me lipsanet e shenjtorit
shpëtoi në mënyrë të mrekullue-
shme. Edhe ky manastir, si shumë
kisha e manastire të tjera, objekte
kulti, pati fatin tragjik të shkatë-
rrimit dhe harresës nga histeria anti
e krishterë dhe antivlerë e regjimit
ateist-komunist, që filloi në vitin
famëkeq 1967. Manastiri u kthye
në repart ushtarak, duke degra-
duar gjatë viteve.
Në vitin 2004-2005, manasti-
ri u restaurua tërësisht me fondet
e mbledhura nga Kryepiskopi
Anastas, i cili ka siguruar edhe
fondet për restaurimin që po
kryhet.