EmailFacebookKontakt

Historia e çuditshme e Shën Nikodhimit të Vithkuqit

Nga Aurel Plasari
Sot, më 10 korrik, kremtohet
Shën Nikodhimi në kishën e
Shën Nikodhimit në vendlindjen
e shenjtorit, Vithkuq. Historia e
martirizimit të tij, njëherësh me
legjendën që e ka veshur, mund të
nxirren nga dy jetëshkrime të tij:
nga “Shërbesë e të shenjtit martir
oshënar Nikodhim të martirizuar
në qytetin e Beligradit [Beratit]
më 10 korrik 1709, hartuar prej
ieromonahut Grigor V oskopojari”
(gr.), shtypur në shtypshkronjën e
qytetit të V oskopojës më 1742,
dhe nga dorëshkrimi “Shërbesë e
të shenjtit martir oshënar Nikodhi-
mit të ri” (gr.), që kam pasur rastin
ta nxjerr në dritë nga Koleksioni i
kodikëve të BKSh-së dhe ta pre-
zantoj në një punim në revistën
“Bibliothecae”, nr. 5, Tiranë 2004.
Simbas tyre, Shën Nikodhimi
quhej Nikollë Dede ose Dalla. Ai
punonte rrobaqepës në Berat,
ku kishte ardhur nga Vithkuqi.
Vithkuqar e shënon edhe Anthim
Aleksudhi, ish-metropolit i Bera-
tit (“Shkurtore”, 119). Nikolla qe
martuar katër herë dhe gruan e
katërt e kishte marrë myslimane,
prandaj edhe vetë qe kthyer në
Islam së toku me familjen. Për
Beratin dhe trevën përreth ishte
një periudhë kur kthimi në Islam
përparonte me shpejtësi. Në
mbarë Shqipërinë e Jugut dhe në
Epir, mes një anarkie pothuajse të
egër, zotëronte terrori strukturor
kundër besimit të krishterë dhe in-
stitucioneve të tij. U shtohej këtyre
edhe padija që kishte nisur të rri-
tej mes popullsisë: “Aq e madhe
ishte padija, saqë banorët e më-
sonin afrimin e Pashkëve të Mëdha
nga vezët e kuqe që shiteshin në
tregun e Beratit”, ka shënuar për
këtë periudhë në “Kronografinë”
e tij Aravantinoi. Po ky kronograf
çam ka dhënë edhe raste kur, si
në trevën në fjalë edhe gjetiu,
ndodhte që banorët e një fshati
të tërë ose të një krahine kërkonin
me lutje që të bëheshin myslimanë,
“si rasti i fshatrave të Beligradit
[Beratit] në kohën e Nikodhimit”.
Për t’i shpëtuar kthimit të pa-
dëshiruar në Islam, djali i madh i
Nikollës iku prej shtëpisë dhe u
strehua në Malin e Shenjtë (Ajon
Oros). Kur Nikolla e mori vesh
vendstrehimin e tij, u nis edhe ai
për në Athos me qëllim që t’ia
ndërronte mendjen të birit. Porse,
nga çfarë pa, dhe sidomos nga
çfarë përjetoi në atë vend të shenj-
të, ndodhi e kundërta: ndërroi
mendje ai vetë edhe u pendua për
aktin që kishte kryer duke lëshuar
besimin e gjysh-stërgjyshërve dhe
duke marrë një tjetër. Në skitin e
Shën Anës në Malin e Shenjtë ai u
bë murg oshënar duke marrë
emrin “Nikodhim” dhe duke bërë
pendesën: kaloi tre vjet me agjë-
rim dhe lutje. Mirëpo parimet e
besimit e donin që fajin e bërë bo-
tërisht duke braktisur fenë e Kri-
shtit, ta pranonte po botërisht.
Kështu vendosi të kthehej në
Berat, i ndërgjegjshëm se, në atë
kohë, lëshimi i Islamit dhe ri-
përqafimi i Krishterimit faqe bo-
tës kishte për rrjedhojë dënimin
më të rëndë: vdekjen. Legjenda
tregon se ia kishin përforcuar kë-
të paraprakisht Shën Maria, e ci-
la i qe shfaqur një natë duke i ofru-
ar një kupë, kupën e martirizimit,
si dhe vetë Jesui, i cili i pati dëftuar
përsaktësisht edhe vendin ku do
të martirizohej.
I kallëzuar prej fanatikëve të
Beratit, që e kishin marrë vesh ri-
kthimin e tij në Krishterim, në Be-
rat u shpu drejt e para kadiut. Si
nuk ia doli ta bindte që të hiqte
dorë nga një akt i tillë, kadiu dha
urdhër ta hidhnin nga dritarja e
pallatit të tij teposhtë kalasë. Si-
mbas legjendës, Nikodhimi nuk
pësoi gjë: ra më këmbë dhe u ngjit
së rishti në kala për t’iu paraqitur
kadiut. I befasuar nga kjo ndodhi,
kadiu u mat ta lironte, por dha ur-
dhër ta ekzekutonin, duke iu dru-
ar reagimit të masës fanatike dhe,
sidomos, rrezikut që përbënte një
shembull i tillë për popullsinë pë-
rreth. Nikodhimi u shpu në ven-
din e ekzekutimit, të cilin, simbas
legjendës, ai e njihte: ishte vendi
që ia kishte paradëftuar Krishti në
njërin nga vegimet. Aty u krye ek-
zekutimi me prerje koke: më 10
të korrikut 1709, simbas “Shër-
besës” së Grigor V oskopojarit. Të
krishterët ortodoksë të Beratit
paguan shumë për të blerë trupin
e tij, i cili u varros në kishën e Shën
Marisë në Mangalem.
Ekzekutimi i “mbrojtësve me
çdo kusht” të Krishterimit prej
autoriteteve osmane-myslimane
kryhej në publik për të shërbyer
si shembull për ata që, si qenë
kthyer një herë në fenë e Muha-
metit, përqafonin së rishti besimin
e të parëve. Të tilla duket të kenë

Historia e çuditshme
e Shën Nikodhimit të Vithkuqit
(vijon në faqen 10)

qenë rreth dymbëdhjetë ekze-
kutimet e një vargu “dëshmo-
rësh të rinj” në Epirin e Veriut /
Shqipërinë e Jugut: duke filluar
prej Shën Joanit të Janinës, që u
martirizua në Stamboll më 1526,
deri te Shën Gjergji i Janinës, i cili
u martirizua në Janinë më 1838;
ndër ta edhe dy më të njohurit dë-
shmorë të rinj që u martirizuan në
Berat: Shën Nikodhimi ynë më
1709 dhe Shën Gjenadi më 1722.
Në mënyrë të përimtuar ata i ka
përshkruar, për shembull, Gjer-
gjiu-Athanas Ikonomu në mono-
grafinë “Shenjtorët e Epirit” (Ja-
ninë 1935). Nga ana tjetër, për-
kujdesja dhe përnderimi i relik-
teve të tyre, si dhe ruajtja e kuj-
tesës së tyre brez mbas brezi janë
tregues të efektit të përkundërt që
duket të kenë bërë në popullsinë
e krishterë ekzekutime të atilla
publike.
Edhe përnderimi i Nikodhimit
të Beratit si shenjtor duket të ke-
të filluar qysh herët. Figura e tij u
përhap në mbarë rajonin ortodoks
Shqipëri e Jugut / Maqedoni / Epir,
por edhe më tej. Në V oskopojë
ajo ndodhej e pikturuar në një
afresk, tanimë të prishur, të ane-
ksit të kishës së Fjetjes së Shën
Marisë. Nga ana tjetër, piktori në
zë voskopojar Theodhor Grundo
(Gruntoviæ) e pikturoi atë edhe
jashtë Ballkanit, sikurse e ka re-
gjistruar studiues i artit bizantin
Cvetan Grozdanov (“Portrete”,
Skoplje 1983). Në Vithkuq,
portreti i Shën Nikodhimit shfa-
qet në kishën e Shën Kozmait dhe
Damianit, të manastirit të Apo-
stujve, përbri Shën Naumit. Ai del
edhe në ikonografinë e Ohrit, në
një afresk të kishës së manastirit
të Shën Naumit. Portreti i është

përfshirë në “Stematografinë” e
tjetrit voskopojar të famshëm,
Hristofor Zhefarit (Žefaroviæ) po
përbri Shën Naumit, sikurse është
gjendur i pikturuar në afreske e
ikona të Malit të Shenjtë (mana-
stiret Hilandar, Kseropotam etj.),
në Sofje të Bullgarisë, në disa kisha
ortodokse jounite të Hungarisë etj.
Posaçërisht në trevën e Beratit
kulti i tij ka qenë dhe ka mbetur i
gjallë. Në kishën e Shën Marisë
në Mangalem përgjatë tre she-
kujsh venin besimtarë që u fale-
shin relikteve të tij, të cilat mba-
heshin mrekullibërëse, deri në
kohën e pushtimit italian kur, me
Historia e çuditshme e Shën Nikodhimit të Vithkuqit
(vijon nga faqja 9)

shkasin e sistemimit të rrugës, ki-
sha e Shën Marisë u prish. Fati i
relikteve të tij nuk u mor vesh.
Dhimitër Beduli ka treguar që, kur
ndodhej në Berat më 1992 me
rastin e zgjedhjeve kishtare, një
besimtar plak e informoi se e ki-
shte ruajtur në shtëpinë e vet ko-
kën e Shën Nikodhimit.
Botuar në shtypin
e përditshëm

3