EmailFacebookKontakt

Hijeshia e shtëpisë së Zotit, reflekton dashurinë tonë për Të

Për 5 vjet radhazi mbi 150 kon-
tribuues me zemër të pasur e për-
jetim shpirtëror ofrojnë me zemër-
gjerësi për mirëmbajtjen dhe rregu-
llimin e Manastirit të Shën Joan
Vladimirit, pranë Elbasanit.
Që nga viti1999, Kisha jonë
organizon aty edhe kampin veror
për vajza, ku çdo vit rreth 300 vajza
të grupmoshës 10-25 vjeç kanë be-
kimin e veçantë të përjetojnë Besi-
min Orthodhoks në këtë vend të
mrekullueshëm, ku hiri i shenjtorit i
mbush me paqe e gëzim. Mijëra
prindër shprehin mirënjohjen e tyre
për vajzat që kanë marrë pjesë në
Hijeshia e shtëpisë së Zotit,
reflekton dashurinë tonë për Të
të dhe kanë mësuar si të jetojnë me
vlerat e krishterimit.
Kryepiskopi Anastas ka sigu-
ruar çdo vit fondet e nevojshme për
kampin. Ai ka rindërtuar kishën dhe
ambientet e Manastirit, që janë
komode dhe shumë të përshtat-
shme për aktivitetin. Të mbushur
me mirënjohje, ata që kanë përjetuar
bekimet e këtij manastiri dhe
ndërmjetimin e shenjtorit, prindër,
vajza e miq të shumtë, ofrojnë dhu-
rime, që ky vend të zbukurohet dhe
të ndryshojë pamjen vit pas viti.
Kontributi i mbledhur gjatë 5 viteve
të fundit (2014-2018), arrin rreth 2
milion lekë. Me to janë vendosur
ikona e karrige në kishë, si dhe
mbulesa e shandanë. Është mundë-
suar gjelbërimi dhe rrugicat në obo-
rrin para kishës, si dhe muret nda-
rëse të tyre. Një bibliotekë e pasur
me rreth 1000 libra është vendosur
në katin e dytë të ndërtesës së Ma-
nastirit.
Duhen falënderuar studentët e
Qendrës Studentore, Tiranë, që ja-
në treguar gjithmonë të gatshëm të
shërbejnë, të ofrojnë dhe të mirë-
mbajnë mjediset e Manastirit, duke
punuar me gëzim e përkushtim.
Gjithashtu, duhet falënderuar edhe
stafi organizues i kampit të vajzave
dhe vajzat e Akademisë Theo-
logjike, të cilat shërbejnë si drejtu-
ese në kamp, që morën nismën të
ofrojnë për rregullimin e tij.
Falënderojmë Grupin e prindërve,
Tiranë, Lidhjen e Grave Ortho-
dhokse, nxënësit e shkollës “Prota-
gonistët”, vizitorët e miqtë nga
SHBA etj., që i bashkohen çdo vit
nismës sonë “Dashuria vepron”.
Për këtë vit, synohet që deri në
fillim të qershorit të realizohet ndër-
timi i murit përballë kishës, si dhe
vendosja e disa stolave.
Ana Baba

3