EmailFacebookKontakt

Global Christian Forum, Tiranë 3 nëntor 2015: “Diskriminim, Persekutim, Martirizim: Duke ndjekur Krishtin së bashku”

Nga Kryepiskopi i Tiranës,
Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
+Anastasi
Në shekullin e kaluar, gjatë vazhdës së
persekutimit të pareshtur ateist, që e zhyti Shqi-
përinë në një errësirë të thellë shpirtërore, dis-
kriminimet kundër të krishterëve dhe martirizi-
mi mbërritën në kulmin e tyre.
Më vjen ndër mend një rast karakteristik:
Papa Jorgji ishte prift orthodhoks në Bularat,
një fshat i Jugut. Ai kishte studiuar për mësues
dhe agronom. Kur persekutimi ateist shpërtheu,
e urdhëruan të braktiste detyrat e tij priftërore
dhe të punonte si punëtor i thjeshtë për hapjen
Global Christian Forum, Tiranë 3 nëntor 2015
“DISKRIMINIM, PERSEKUTIM, MARTIRIZIM:
DUKE NDJEKUR KRISHTIN SË BASHKU”
Një përqasje biblike-theologjike
e rrugëve. Një ditë, një i njohuri i tij, besimtar
orthodhoks nga një fshat tjetër, kur e pa që po
çlodhej paksa nga puna e rëndë e dielli përvë-
lues, iu afrua dhe i tha me zë të ulët: “Në botë
do të keni shtrëngim”. Papa Jorgji ngriti me
qetësi vështrimin e tij dhe plotësoi vargun biblik,
“por kini guxim, unë e kam mundur botën”
(Jn.16:33). Edhe në një rast tjetër, pasues fana-
tikë të partisë komuniste ateiste, vijëzuan në
mes të rrugës një kryq të madh dhe e detyruan
papa Jorgjin që të shkelte përsipër tij. Ai u ul
në gjunjë me shpresëtari, shtriu duart dhe e
puthi.
Talljet dhe fyerjet kanë qenë gjithmonë pje-
sa hyrëse e dramës. Në pjesët pasuese të saj
vijojnë internimet, vuajtjet, burgimet afatgjata,
vrasjet. Martirë të besimit janë klerikë, laikë,
familje të tëra. Sigurisht, këto gjëra nuk ndo-
dhën vetëm në Shqipëri. Shekulli i 20-të është
i mbushur me histori tronditëse të njerëzve
besimtarë, të cilët e paguan përkushtimin e tyre
për Krishtin me tortura e vdekje të frikshme.
Por edhe në shekullin tonë, kudo ku kanë sun-
duar fuqi anti të krishtera, persekutimet e shu-
mëllojta kundër të krishterëve ende vazhdojnë.
Pika e qëndrueshme e orientimit dhe e ngushë-
llimit të besimtarëve ka qenë kundrimi i
pareshtur i fytyrës së Jisu Krishtit.
(Vijon në faqen 7)

A) Martiri kryesor: Jisui.
Apostujt në gjurmët e Tij
1. Jisui, qysh në hapat e para të ecurisë së
Tij të përmbidheshme, përjetoi përndjekjen.
Kërcënimet ndaj jetës së Tij për shkak të ma-
nisë së Herodit, e detyruan të gjente strehë në
Egjipt. Prej fillimit të veprës së Tij publike, u
përball me agresivitetin e tërbuar të farisenjve
dhe të skribëve, të cilët mbërritën në pikën që
shpifën kundër Atij se “nuk i nxjerr djajtë,
veçse me anë të Velzevulit, të parit të djaj-
ve” (Matth.12:24).
Jisui e dinte se vepra e Tij shpëtimtare do
të kryhej me pranimin e martirizimit, të sa-
krificës së Kryqit. Nuk ua fshehu nxënësve të
Tij anën tragjike, por edhe shpëtimtare, të vuaj-
tjes e të persekutimit. Përkundrazi i paralaj-
mëroi dhe i ftoi ta pasojnë, duke pranuar edhe
ata nga ana e tyre, kryqin e tyre personal. “Kush
të dojë të vijë pas meje, le të mohojë veten e
tij dhe le të ngrejë kryqin e tij, dhe le të më
vijë pas” (Mark.8:34). Jisui, kur persekutohet,
ka besim tek Ati i Tij, I Cili e dërgoi dhe është
gjithmonë bashkë me Atë. Ai caktoi vendimin
e vetësakrifimit që zbatohet në praktikë, si pa-
rakusht, që dikush të jetë nxënësi i Tij i vërtetë.
Kryqi u bë simboli kryesor i krishterë. Bashkë
me Ngjalljen përcaktoi ADN-në e Kishës.
Pas Ngjalljes së Tij, morali sakrifikues do
të përcaktojë identitetin e apostujve. “Siç më
dërgoi Ati, edhe unë ju dërgoj ju” Jn.20:21,
shih edhe 17:18). Në gjurmët e mia do të ecni,
të çliruar prej shqetësimit dhe frikës. Jo me
fuqinë tuaj, por me energjinë e Shpirtit të
Shenjtë. Para Ngritjes në Qiell, Ai tha: “Por
do të merrni fuqi , kur të vijë Shpirti i Shenj-
të mbi ju (Vep. 1:8). Jo që të rrini në meditimin
theologjik dhe në shijimin shpirtëror të
dhuratave të mia, por që të bëheni dëshmitarë
të veprës sime shpëtimtare në mbarë botën:
“Dhe do të më jeni dëshmitarë edhe në Jeru-
salem edhe në gjithë Judenë edhe në Samari
edhe deri në fund të dheut” (Vep. 1:8).
Fjalët martis= martir, martiria= dëshmi,
martirizim, në tekstin origjinal greqisht të Dhia-
tës së Re kanë kuptim të dyfishtë: Së pari, de-
ponim i së vërtetës për një ngjarje konkrete;
së dyti vulosje e kësaj dëshmie me çmimin e
martirizimit. Jeta e Kishës për njëzet shekuj
ka qenë një martiria, përgjithësisht me këtë
kuptim të dyfishtë: shpallja e Ungjillit të Krishtit
dhe sigurimi i kësaj dëshmie shpesh, me ofrimin
e gjakut.
2. Apostujt ndoqën me konsekuencë të
gjitha “sa i porositi ata” Mësuesi. Ata përje-
tuan realitetin e persekutimeve e të martirizimit.
Jeta e tyre u zhvillua sipas fjalës së apostull
Pavlit: “në lavdi e në çnderim, në emër të
mirë e në emër të keq,… si të munduar, por
jo të vdekur, si të hidhëruar, po gjithnjë të
gëzuar” (2Kor. 6:8-10). Siç ai e shpjegon vetë
“kjo tepricë fuqie” prej Perëndisë dhe jo prej
vetë atyre: “Në çdo gjë shtrëngohemi, por
nuk jemi në ngushticë; jemi të ngatërruar,
por nuk dëshpërohemi; ndiqemi, por nuk
jemi të braktisur nga Perëndia; jemi të
mposhtur, po jo të humbur” (2 Kor. 4:8-9).
Në Librin e Zbulesës (Zbul.3:14), tregimet
për përndjekjet dhe fitoret e martirëve – të atyre
që, duke ndjekur me përkushtim Martirin e
Madh, dhanë në Kishë dhe në botë dëshminë
e gjakut të tyre – arrijnë kulmin. Mesazhi hyjnor
që jepet është i fortë: “Bëhu besnik deri në
vdekje, dhe do të të jap kurorën e jetës”
(Zbul. 2:10). I gjithë libri i fundit i Shkrimit të
Shenjtë himnon sprovën dhe lavdinë e heronjve
të besimit.
B) Kisha është
“apostolike” dhe martirike
Kisha u themelua mbi marti-
rizimin e lavdishëm të Krishtit
“…edhe unë në u ngritsha lart
nga toka, do t’i tërheq të gjithë
pas vetes sime” (Jn.12:32).
Kisha si “trup i Krishtit” ftohet
t’i ofrojë Perëndisë dëshminë e
gjakut, për shpëtimin e njerë-
zimit. Në historinë e saj, marti-
rizimi fiton një rëndësi të ve-
çantë, të cilën e zbulon vetë Jisui.
Këtu kemi të bëjmë me imitimin
e Krishtit, duke marrë pjesë në
martirizimin dhe në veprën e Tij
shpëtimtare (Jn. 15:20). Nxë-
nësve u zbuloi se “në mos rëntë
kokrra e grurit në dhé e të
vdesë, ajo mbetet e vetme; po
në vdektë, sjell shumë pemë”
(Jn.12:24).
Kisha ka përvetësuar Psalti-
rin si udhërrëfyesin kryesor të
lutjes së saj. Psalmet na flasin për
trysni të jashtme, për padrejtësi,
për rrugë pa krye, që durojnë të
drejtët, të përkushtuarit te
Perëndia: “Shpëtomë nga të
gjithë ata që më përndjekin (Ps.7:2). “Shpë-
tomë prej armiqve të mi, o Zot, se te ti gjeta
strehë” (Ps. 142:9). Thirrja e shqetësimit dhe
e besimit që kumbon bre nda në Psaltir,
shprehjet e dhimbjes, përgjëratës, shpresës e
pritjes, s’reshtin së mbështeturi të krishterët
ndër shekuj.
Kisha është “apostolike”, jo vetëm sipas
doktrinës së saj dogmatike dhe vijueshmërisë
episkopale, por edhe sipas traditës së saj mar-
tirike. Dikush nuk mund të bëjë pjesë në Kishë,
pa marrë pjesë -qoftë edhe për pak- në pësimin
e Krishtit, “Të gjithë sa duan të rrojnë me
përkushtim në Jisu Krishtin, do të për-
ndiqen” (2Tim.3:12). Ka shumë mundësi që
shumë të krishterë të vuajnë nga njerëz të tjerë
me besim të njëjtë “rreziqe ndër vëllezër të
rremë” (2Kor. 11:26). Sigurisht nuk është e
mundur të gjithë të bëhemi martirë, sepse mar-
tirizimi është një prej dhuratave të veçanta bre-
nda në Kishë. Por megjithatë, të gjithë duhet
të ndjekim Krishtin, të gatshëm për çdo lloj
sprove…
(Vijon në numrin e ardhshëm)
Një përqasje biblike-theologjike
(Vijon nga faqja 1)

3