EmailFacebookKontakt

Gjyqi Mbarëbotëror dhe kriteri i tij

“Kur Biri i njeriut të vijë në
lavdinë e tij…atëherë do të ulet
mbi fronin e tij të lavdishëm” v.31
Ikonografët bizantinë, e kishin
për zakon të pikturonin në anekset
e tempujve skenën e Ardhjes së
Dytë të Krishtit. Etërit dhe himno-
grafët e Kishës sonë e vendosin
skenën e Gjykimit të Ardhshëm në
prag të Kreshmës së Madhe.
Ungjilli i Gjyqit, që lexohet ditën e
sotme, përshkruan Gjyqin e Fundit
dhe mënyrën se si do të bëhet. Për-
shkruan atë moment të frikshëm –
më të lumturin për të drejtët- ku
përdëllimi i Perëndisë do t’i japë
vend drejtësisë hyjnore. …
II
“Ma keni bërë mua”
Krishterimi, jo vetën nderon dhe
lartëson çdo njeri, por e vendos në
të njëjtin vend me Krishtin. Apo
ndoshta më mirë, Krishti e vë veten
e Tij në vendin e njeriut më të varfër
dhe të parëndësishëm. Diçka që do
të ishte e pakuptueshme, nëse buzët
hyjnore nuk do të kishin shpallur:
“Përderisa të gjitha këto ua bëtë
vëllezërve të mi më të vegjël, është
sikur m’i bëtë vetë mua”.
Me të vërtetë, është e pakon-
ceptueshme nga mendja njerëzore,
ajo “mua”. Mua ma keni bërë apo
nuk ma keni bërë. Vendin e njeriut
e merr vetë Krishti. Atë që njerëzit
bëjnë apo nuk bëjnë ndaj të
afërmve të tyre, ia bëjnë apo nuk
ia bëjnë vetë Krishtit. Ti nuk përbuz
njeriun me vrazhdësinë apo që-
ndrimin tënd nënvlerësues ndaj
ndershmërisë së tij. Përbuz
Krishtin. Nuk padrejtëson dhe nuk
vjedh të afërmin tënd, kur i mban
rrogën. Padrejtëson dhe vjedh
Krishtin. Kur kalon indiferent
përpara problemeve dhe shqetë-
simeve të kolegëve të tu, kur ndaj
urisë dhe etjes së tyre shpirtërore,
ndaj anktheve të tyre metafizike,
nuk kushton asnjë rëndësi, ky
Gjyqi Mbarëbotëror dhe kriteri i tij
E DIELA E TË LIDHURIT TË MISHIT (Matth. 25:31-46)
indiferentizëm nga ana jote, është
si të jetë ndaj vetë Krishtit.
“Nuk ma keni bërë as mua”, na
thotë Zoti, kur e latë të afërmin tuaj
të pambrojtur në rrjetat e propa-
gandës heretike, kur nuk i ofruat
bukën e mësimdhënies sime, ujin e
gjallë të fjalës sime hyjnore. Kur
shikonit padrejtësinë ta poshtëronte
haptazi, kur shikonit shpifjen ta
njolloste, nevojën ta shtypte, dhe ju
nuk treguat mbështetjen tuaj, nuk
ngritët zërin e ankesës, atëherë
“nuk ma keni bërë as mua”.
Ky është qëndrimi i krishterë.
Çdo njeri, fëmijët e lagjes, ba-
shkëstudentët, i riu apo e reja që
takon në rrugë, në punë, në sallat e
universitetit, nuk janë një pjesë e
pakonsiderueshme, një numër. Në
personin e tyre duhet të shohësh
Krishtin. Do t’i përbuzësh, do t’i
shfrytëzosh? Të dish se kjo është
e barasvlershme, si të përbuzje apo
të shfrytëzoje Krishtin. Nëse do të
ndërgjegjësoheshim për këtë gjë,
do të ndryshonte në heshtje forma
e botës.
Ndoshta duket si një hollësi e
vogël, e megjithatë fsheh shumë
thellësi. Por deri në ç’masë duhet
të shtrihet dashuria jonë, dhe cilët
njerëz duhet të përqafojë? Na e
sqaron fjala, “më i vogli”. “Për-
derisa ia bëtë këtë njërit prej vëlle-
zërve të mi më të vegjël…”. Do-
methënë, ata që bota i konsideron
të vegjël dhe i përbuz, e nuk u jep
asnjë rëndësi. Të gjithë ata duhet
t’i duam, sepse për ata u interesua
së pari vetë Krishti.
Dhe jo vetëm për ata. Krishti u
interesua për të gjithë ne! Nga kjo
gjë rrjedh një detyrim për çdo të
krishterë, i cili dëshiron të jetë ko-
rrekt në besimin e tij. Por, çfarë
është kjo gjë? Është diçka e vetë-
kuptueshme. Mjafton të mendojë
dikush se, të gjithë ne, për shkak të
mëkatit, ishim asgjë në sytë e Perë-
ndisë, armiq të Perëndisë, dhe për
ne mëkatarët mosmirënjohës, Zoti
i pamëkatshëm duroi martirizimin
e papërshkrueshëm në kryq. “Kur
ishim mëkatarë, Krishti vdiq për
ne.” Romakëve 5:8. Pra, nëse për
ne mëkatarët u sakrifikua Zoti i pa-
mëkatshëm, është vallë diçka e
madhe të ofrojmë ne mëkatarët një
sakrificë për të afërmit tanë?
Le të bëhemi, pra, të mençur e
të urtë. Le të kemi gjithmonë përpa-
ra syve tanë shpirtërorë pamjen e
Gjyqit të Fundit. Ajo pamje ka bërë
tashmë shumë mëkatarë të kthe-
hen nga rruga e humbjes në rrugën
e shpëtimit. Jeta jonë është e
shkurtër. Dhe kur të mbarojë, nuk
do të ketë hapësirë për pendim. Në
jetën tonë të shkurtër mbi tokë,
duhet të vendosim për atë, e cila
do të jetë kritike për ne. Do të qën-
drojmë në të djathtë apo në të majtë
të Mbretit të Lavdisë? Perëndia na
kushtoi një detyrë të vogël dhe të
thjeshtë, por shpërblimi apo dënimi
është kolosal. Kapërcen fuqinë e
çdo gjuhe njerëzore.
* * *
Vëllezërit e mi të dashur më
Krishtin!
Le të mos tregohemi të pakuj-
desshëm, le të mos humbasim as
edhe një ditë të vetme. Çdo ditë,
për ne mund të jetë e fundit dhe
vendimtare. Lum të mos turpër-
ohemi Ditën e Zotit, përpara Zotit,
në korin e Engjëjve të Tij dhe
miliarda të Drejtëve dhe Shenj-
torëve.
Dhëntë Zoti të mos ndahemi
përjetësisht nga Perëndia, nga En-
gjëjt dhe Shenjtorët e Tij, nga fqinjët
dhe miqtë tanë, që do të gjenden
në të djathtën e Tij. Por, bashkë me
turmat e panumërta të Engjëjve dhe
të Shenjtorëve, të psalim Himnin
Triumfal: “Shenjt, Shenjt, Shenjt,
Zoti Savaoth! Aliluia!”
U bëftë!
Mitropoliti i Beratit,
Vlorës dhe Kaninës
† IGNATI

3