EmailFacebookKontakt

Fyerje dhe nëpërkëmbje e Besimit Orthodhoks

Sot, në ambientet e Kishës
“Lindja e Hyjlindëses Mari”, në
Lagjen “Kala”, u shfaq drama
e Çehovit “Kali”, e përshtatur në
shqip. Kjo shfaqje u financua
nga organizata “Lëviz Albania”
dhe Agjencia Zviceriane për
Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Morën pjesë studentë të Uni-
versitetit “Aleksandër Xhuvani”
dhe qytetarë të ndryshëm. Kjo
shfaqje pati një impakt sensibi-
lizues për ruajtjen e vlerave kul-
turore përmes artit.
Ky ishte njoftimi që u përhap
në media, por u harrua se me këtë
veprim u krye një akt sakrilegj ndaj
Besimit Orthodhoks.
Janë fyese dhe poshtëruese kë-
to që po ndodhin me kishën “Lind-
ja e Hyjlindëses Mari” në lagjen
“Kala” të qytetit tonë. Para disa ko-
hësh, ajo u kthye në podium ku u
zhvilluan sfilata miss-esh dhe tani
së fundi në teatër, duke shfaqur
dramën e Çehovit “Kali”. Po ne-
sër, çfarë do të ndodhë?
E dimë çfarë është bërë ndër
vite me këtë kishë, më e vjetra në
Elbasan, duke e kthyer në arenë
politike, por këto ngjarje të fundit
janë nëpërkëmbje e objektit të kul-
tit dhe e Besimit Orthodhoks.
Fyerje dhe nëpërkëmbje
e Besimit Orthodhoks
Kisha nuk është “vatër kulture”,
madje nuk u përdor si e tillë as nga
sistemi i kaluar komunisto-ateist.
Përse u zgjodh kjo kishë për të lu-
ajtur dramë? A mos e ka pak dra-
mën shpirtërore që po heq mbi
krye për 23 vite me radhë?
Ku janë besimtarët e lagjes
“Kala” dhe i vetëshpalluri prift i
tyre? Përse lejojnë që kisha dhe
besimi i tyre të përdhoset herë pas
here? Besimtarët e qytetit tonë ja-
në të indinjuar për këto akte të për-
sëritura. Me kohë ata e kanë ngri-
tur zërin e tyre, duke kërkuar që
kisha “Lindja e Hyjlindëses Mari”
t’i kthehet të zotit të saj, Kishës Or-
thodhokse Autoqefale të Shqipërisë,
krijueses, mbrojtëses dhe përfaqë-
sues autentike të vlerave të vërteta
shpirtërore të besimtarëve ortho-
dhoksë në Elbasan dhe në mbarë
Shqipërinë.
Duke parë se çfarë po ndodh
në këtë kishë me zot e “pa zot”,
kërkojmë dhe ngremë edhe një he-
rë zërin, që Ministria e Kulturës,
Instituti i Monumenteve të Kultu-
rës dhe Qeveria të mos heshtin më,
por t’ia kthejnë sa më parë dinjite-
tin e përdhosur dhe të ruajnë vlerat
e vyera të Kishës Orthodhokse Au-
toqefale të Shqipërisë.
Këshilli Kishtar
i enorisë “Shën Nikolla”
Elbasan, 9 nëntor 2018

9