EmailFacebookKontakt

Frytet e durimit

Fryti i durimit, sipas Etërve të
shenjtë, është shumëformësh dhe
jetëgjatë. Prandaj dhe virtyti i du-
rimit konsiderohet si fejesë me të-
rë të mirat shpirtërore. Shën Joan
Damaskini thotë: “Zoti ynë, edhe
pse ishte Perëndi, i duroi të gjitha
si Perëndinjeri, që të fuqizojë
natyrën njerëzore dhe ta tregojë
triumfuese mbi pasionet. Ai na
mësoi të shikojmë drejt Perëndisë
kur jemi në hidhërime e tundime
dhe të kërkojmë ndihmën dhe
Hirin e Tij. Le të kemi gjithashtu
gjithnjë të pranishme, aq sa
virtyti i durimit dhuron, plotësinë
dhe lavdinë e fëmijëve të dashur
të Tij”.
Durimi është “korridori dhe
qilimi mbi të cilin ecën Trinia e
Shenjtë, që të hyjë në zemrën e
njeriut”. Çdo lloj dhimbjeje e tundi-
mi, nëse jetohet “me durim e fa-
lënderim”, gjithmonë shërben për
Frytet e durimit
pastrim dhe edukim, dhe e udhëheq
shpirtin në gëzim të madh. Me fjalë
të tjera, është nxitës që vë në lëvizje
tërë fuqinë e njeriut, që të vijë “në
vete” dhe të aktivizohet përpjekja
për t’i kapërcyer vështirësitë.
Shën Makari i Egjiptit, kur për-
shkruan dinamikën e kapërcimit të
dhimbjes, me anë të durimit e të
falënderimit, thotë: “Perëndia e
‘përndjek’ shpirtin, dhe i lejon
hidhërimet e tundimet, derisa ky
të aktivizojë tërë fuqinë e tij e ta
rritë. E tërheq në atë mënyrë dhe
e tendos, duke arritur në rritje
të pafund e të pamatshme, derisa
të bëhet i panjollë dhe nuse e
denjë për Të”.
Rruga e durimit, veçanërisht
për njeriun e kohëve tona, është e
ashpër dhe e padurueshme. Dhe
kjo, sepse lehtësia e mekanizmave
e ka mësuar të synojë “ta ndërtojë
pa mundim virtytin” (Ava Dhoro-
theu).
Pikëllimet do të marrin fund të
paktën kur të mbretërojë në shpirt
përulësia, thotë shën Siluan Athoniti.
Këto do ta ndjekin njeriun deri në
frymën e tij të fundit. Por shën Joan
Gojarti na këshillon se nuk duhet
t’i lëmë hidhërimet të na vënë
poshtë. Përkundrazi, “të gjithë që
u vulosëm në Emër të Zotit
Krisht, le të mbetemi pranë Tij me
durim… se ndoshta nuk durojmë,
dhe dezertojmë e ndahemi prej
Tij. Prandaj, le ta lëmë plugun e
dhimbjes të hapë kanal në the-
llësitë e zemrës sonë… Sepse po
të mos mbjellim në këtë jetë, po
të mos qajmë kur na ndodhin
hidhërime të ndryshme, kur do
t’i bëjmë këto? Në kohën e bo-
llëkut e të kënaqësisë? Por kjo
është e pamundur. Bollëku dhe
kënaqësia të çojnë në plogë-
shti… Le të mos vuajmë së te-
përmi nga hidhërimet që na vij-
në, por të falënderojmë Perë-
ndinë. Po të mos ketë tundim,
nuk ka kurorë. Po të mos ketë
gara, nuk do të ndahen çmime…
Po të mos ketë pikëllim, nuk do
të gjendet prehje. Po të mos
kalojmë dimër, nuk mund të
ushqejmë shpresa se do të shi-
kojmë verë”.
Durimi është “udhë jete” dhe
“përllogaritje e arsyeshme” me
mbretin e kësaj jete, me dhimbjen,
por “duke ditur se ai që ngjalli
Zotin Jisu do të na ngjallë edhe
ne me anë të Jisuit”, sepse ekzi-
ston shpresa. Shpresa dhe pritja
jonë është kjo: “që jeta e Jisuit të
shfaqet në mishin tonë të vdek-
shëm” (II Kor. 4:11).
Për këtë, shën Ignat Hyjmbaj-
tësi na këshillon se “do të duhet
t’i durojmë të gjitha për dashu-
rinë e Perëndisë, që Ai të na
durojë ne”.

3