24 Qershor 1992 – përvjetor themelor për Kishën tonë
“… Në maj të vitit 1992, Ekzarku Patriarkal u bë gati t’u kthehej detyrave të tij uni-
versitare, si edhe kandidaturës së tij për Akademinë e Athinës. Atëherë, kleri dhe populli
i Shqipërisë, pavarësisht nga origjina e tij, iu lutën të rrinte në Shqipëri dhe të merrte për-
sipër veprën e ringritjes së Kishës, e cila vazhdonte të mbetej pezull. Për herë të parë pas
persekutimit, një përfaqësi e Kishës së Shqipërisë (e caktuar prej Këshillit të Përgjith-
shëm Kishtar dhe e përbërë nga ikonom Kozma Qirio, atë Gaqo Petri, atë Jani Trebicka
dhe teologu Dhimitër Beduli), vizitoi Patriarkanën Ekumenike (5-8.6.1992) dhe kërkoi
zgjedhjen e Ekzarkut Patriarkal si primat të kësaj Kishe.
Më 24.6.1992, me propozim të Patriarkut Ekumenik, Vartholomeut I, Sinodi i Shenjtë
i Patriarkanës Ekumenike zgjodhi me votë unanime Kryepiskop të Tiranës dhe të Gjithë
Shqipërisë, deri atëherë Ekzark Patriarkal (e ndërkohë të graduar mitropolit i Andrusës),
Anastas Janullatosin…
… Zgjedhja e Kryepiskopit, më 24 qershor 1992, ishte, sipas rregullave të Ortho-
dhoksisë, një fakt i kryer kishtar. Ky akt iu bë i ditur me Letra zyrtare patriarkale të gjitha
Kishave Orthodhokse Autoqefale, për të përfshirë në diptikët e tyre, pas 40 vjetësh
mungesë, emrin e Kishës së Shqipërisë dhe të Primatit të saj, i cili po merrte përsipër ri-
ngritjen e saj nga gërmadhat. Procedura e zgjedhjes u plotësua me përcaktimin e thirrjes
së Kryepiskopit të Shqipërisë si “Fortlumturi”, siç bëhet me patriarkët, përveç atij eku-
menik, dhe me kryetarët e kishave orthodhokse autoqefale…”
Nga libri i Kryepiskopit Anastas
“Ringritja e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë (1991-2012)”