“Foleja Studentore”-
– vend lutjeje, ngritjeje shpirtërore dhe argëtimi
22 vjet veprimtari me bekimin dhe vizionin e Kryepiskopit Anastas
Rreth 7000 studentë nga e gjithë
Shqipëria, të cilët studiojnë në
Universitetin e Tiranës, banojnë në
Qytetin Studenti, në kodrën që
ndodhet në juglindje të Tiranës. I
ndërtuar gjatë kohës së regjimit
komunist, kuptohet që Qyteti Stu-
denti asnjëherë nuk 1 ka ofruar
studentëve mundësinë të njohin
Besimin Orthodhoks, atë besim që
vetë apostulli 1 Krishtit, shën Pavli,
e solli në vendin tonë që në sheku-
llin e parë (Rom. 15:19).
Janë të shumtë studentët me
origjinë orthodhokse, që kanë ne-
vojë për mbështetje shpirtërore, por
të shumtë janë edhe studentët e
origjinave të tjera fetare, që kërkoj-
në të njohin Krishtin.
Kryebariu ynë Anastas dha be-
kimin dhe mbështetjen e plotë për
këta studentë, që të njohin të vërte-
tat e besimit dhe të përmbushin
potencialin e tyre njerëzor.
Më 1994, kleriku nga SHBA,
atë Luka Veronis, në bashkëpunim
me studentët e Akademisë Theo-
logjike “Ngjallja e Krishtit” dhe të
rinjtë orthodhoksë në Tiranë, bënë
hapat e parë për studimin e Shkn-
mit të Shenjtë.
Padyshim ishte 1 nevojshëm një
ambient ku të zhvilloheshin takimet
shpirtërore. Dhe pikërisht, në vitin
1995 u mor një sallë me qira, e cila
do të ishte në shërbim të aktivitete-
ve të larmishme. Kjo sallë e vogël,
rreth 50 m”, ishte pranë Kinoklubit
të Qytetit Studenti (qendër e zhvilli-
mit të aktiviteteve për studentët),
tashmë godina “Lina”.
Përgjatë këtij udhëtimi, përveç
sfidave dhe bekimeve të panumër-
ta, nisi të thurej edhe një dëshirë e
zjarrtë e komunitetit studentor për
të pasur një qendër në shërbim të
tyre, e cila u realizua pas 10 vje-
tësh. Kështu, më 2005, studentët
nuk do të takoheshin më vetëm për
disa orë në javë, por kishin në dis-
pozicion një ndërtesë 2-katëshe,
500 m”, që çdo ditë do të ishte në
shërbim të tyre.
Kryepiskopi Anastas e bleu kë-
të ndërtesë dhe e ofroi si “Foleja
Studentore” për të rinjtë, që ata të
kishin një mjedis të sigurt ku të
rriteshin në familjen e Zotit. Që nga
viti 2006, ajo funksionon si Qendër
Studentore e Kishës Orthodhokse
dhe është e hapur për të gjithë stu-
dentët.
Në vitin 2007, Kryepiskopi Ana-
stas kreu bekimin e saj dhe ndër të
tjera tha: Ju jeni një brez i privu-
ar. Njohja që keni rreth besimit
është e kufizuar. Jeni ende në
stadet e para të besimit dhe, fakti
që dimë disa gjëra rreth Dhiatës
së Re dhe Dhiatës së Vjetër nuk
mjafton. Keni shumë gjëra për të
mësuar rreth besimit. T gjithë
personaliteti i njeriut është i ha-
pur para Hirit të Perëndisë dhe
kjo nuk është çështje intelekti.
Në besim keni përpara një oqean
të madh. Këto pak gjëra që dini,
keni përgjegjësi t’i ndani me të
tjerët. Rinia është një grupim që
duhet të marrë përgjegjësi edhe
në këtë moshë. Mos e shuani kë-
të besim të paktë. Brenda besimit
të krishterë theksohet liria, por,
që kjo liri të japë fryt, duhet të
frymëzohet nga dashuria. Në kë-
të drejtim, besimi i krishterë është
i pazëvendësueshëm. Ky besim
Jep shembuj se si mund të reali-
zohen këto gjëra. Krishti është
shembulli i përsosur i dashurisë.
Prandaj, “Kisha Orthodhokse u
drejtohet të rinjve, të cilët kërkojnë
plotësinë e jetës të mbushur me lin,
drejtësi, kreativitet, por edhe me
dashuri. I fton të lidhen me Kishën
në mënyrë të ndërgjegjshme, me
Kishën e Atij që është e Vërteta
dhe Jeta. Të vijnë duke 1 ofruar tru-
pit kishtar gjallërinë, shqetësimet,
problemet dhe shpresat e tyre. Të
ninjtë nuk përbëjnë thjesht të ardh-
mene Kishës, por edhe të tashmen
dinamike dhe krijuese në nivel ve-
ndore botëror”. (Sinodi i Shenjtë
dhe i Madh, Kolimbari, 26 qer-
shor 2016)
Qendra ka një program të pasur,
me të cilin po ju njohim më poshtë:
(vijon në faqen 2)
Qendra Studentore
e Kishës Orthodhokse
(vijon nga faqja 1)
Ambienti:
¢ Këndi informativ me materiale
shpirtërore dhe edukative
¢ Këndi me punime artizanale
¢ Salla e studimit, Biblioteka e
pasur me mbi 1000 tituj librash
¢ Salla e trajnimit
¢ Salla e shoqërizimit, me kuzhi-
në të pajisur mirë
¢ Zyra e përkthimit
“ Zyra e arkivit
Programi:
Aktivitete javore:
¢ Lutje në komunitet
¢ Studim biblik
¢ Biseda për rritje nëbesim
¢ Kremtime dhe festa të ndry-
shme
Aktivitete periodike:
¢ Liturgji e Parashenjtëruar /
Agripni
¢ Trajnime dhe seminare për m-
tje kapacitetesh
¢ Nisma dhe shërbime vullne-
tare
Arritjet dhe sukseset
e Rreth 100 studentë frekuen-
tojnë çdo vit Q. Studentore.
“ Rreth 15 të studentë marrin
çdo vit Misterin e Pagëzimit.
¢ Një numëri konsiderueshëm
i tyre 1 shërbejnë Kishës sonë.
¢ Shumë studentë ofrojnë shër-
bime falas për përkthime, realizime
grafike, organizime programesh dhe
nismash të reja, punime artizanale,
kampe verore, programe radio-
fonike dhe aktivizim në rrjetet
sociale.
¢ Disa botime të tyre janë: “Doni
njeri-tjetrin’, “Qendra Studentore e
Kishës Orthodhokse – Së bashku
në gjurmët e Krishtit”, “Receta për
22 66
gatime kreshmore”,
” Eja dhe shih” etj.
Për të gjitha këto, lavdërojmë
Perëndinë Triadik dhe falënderoj-
më Kryebariun tonë Anastas për
Punime dore”,
bekimet dhe mbështetjen e pa-
çmuar atërore.
Ana Baba,
Përgjegjëse
e Qendrës Studentore